Në rubrikën "AKTUALE" pashë një foto të shtëpisë në të cilën ishte lindur heroi i popullit Zenel Hajdini dhe kjo më nxiti të shkruaj këtë reagim të shkurtër.
Në këtë forum jemi deshmitar të paraqitjes së shkrimeve, poezive, të ilustrimit me foto dhe komente të asaj që mund ta quajmë "reportazhë mbi një treve të braktisur" Për fat të keq ky është realiteti i së sotmes. Realitet i cili duhet brengosur shqiptarët në përgjithsi e ata që lindën në këto troje, sot të braktisura, në veqanti.
Kjo shtëpi që dikur ishe simbolikë e patriotizmit, e trimërisë dhe e krenarisë kombëtare, sot mezi nxerr kokën mes pishave e shkurreve që edhe objektivi i aparatit e ka të vështirë ta marrë.
A është kjo "mirënjohja" jonë që ia dedikuam kësaj familje të madhe? A është vetëm obligim i tyre që ta mbajnë gjallë këtë simbolikë? Edhe këta (familja HAJDINI) si shumë familje të tjera zgjodhën rrugën e braktisjes së vendlindjes. Sigurisht jo me dëshirën e tyre. Edhe atje ku jetojnë sot e mbajnë ndezur zjarrin e patriotizmit, të atdhedashurisë dhe të trimërisë. Gjatë luftës së fundit dhanë pesë dëshmor ndër të cilët Hashim Hajdini (nipi i Zenel Hajdinit) i cili si dikur i unxhi, luftoi deri në frymën e tij të fundit duke lënë të vdekur me dhjetra policë e paramilitarê serb. Vdiq që të tjerët të jetojnë, vdiq që të tjerët ta shijojnë lirinë.
E pastaj...familja e tij e pati të vështirë që të bindë një organizatë humanitare që tua ndërtojë një shtëpi të vogêl në vend të asaj që e dogjën dhe shkatrruan deri në themele tankset serbe. Po mos të ishte ky insistim i familjes edhe këtë do ta mbulonin therrat dhe shkurret si ate të Zenelit në fshatin Tupallë.
A nuk është e mjaftuar që dikush të jap jetën? Që fëmijët dhe familja tê humbin më të dashurin e tyre, por edhe pas kësaj familja e tij duhet bërë sakrifica politike dhe ekonomike për të mbajtjen gjallë simbolikën. Simbolikë mbi të cilën të tjerët po i thurin lavdi vetes. po krijojnë pasuri prrallore.
Të tjerët mbi gjëra të vogla ngrisin tempuj historie, krijojnë "argumente"
Ne edhe ato që i kemi i lëmë ti pêrpijë koha, ti mbuloi pluhuri i harresës.
Ata që e harrojnë historinë rrezikujnë që ajo t'iu përsëritet.



LinkBack URL
About LinkBacks

Pėrgjigju duke Cituar










. Shpresoj qe u sqarum!