Tė nderuar anėtarė tė forumit.
Qė nga sot do tė ja filloj tė postoj disa mėsime rreth fotografisė, tė cilat do tė jenė tė ilustruara me shembuj konkret (me fotografi) dhe shpresoj se kjo do tė ju ndihmoj qė nė tė ardhmen ta kuptoni fotografinė mė mirė dhe tė bėni fotografi mė tė mira.
Sė pari do tė flas pė disa gjėra bazike rreth fotografisė, siq janė:
Eksponimi / Exposure
Apertura / Aperture
Shpejtėsia e blendės / Shutter speed
ISO (ndjeshmėria ndaj dritės) / ISO (sensitivity to light)
Thellėsia e fushės (DOF) / Depth of field (DOF)
Komponimi / Composition
Eksponimi / Exposure
Eksponimi ndodh kur senzori i aparatit tuaj ekspozohet ndaj dritės. Eksponimi korrekt fitohet kur senzori eksponohet me dritė tė mjaftueshme qė varet nga tri gjėra kyqe, e ato janė: Apertura, Shpejtėsia e blendės dhe ISO (ndjeshmėria ndaj dritės).
Apertura / Aperture
Apertura ėshtė madhėsia e hapjes sė blendės (rrathėve tė objektivit) brenda objektivit e cila pėrcakton sasinė e dritės e cila e godet senzorin.
Apertura ka vlera prej 1.0 91, varėsishtė nga objektivi tė cilin e pėrdorim.
Apertura nė tė gjitha rastet shenohet me: f/.
Sa mė e madhe qė tė jetė vlera numėrike e aperturės nė aparatin tuaj, aq mė e vogėl ėshtė hapja e saj.
Sa mė e vogėl qė tė jetė vlera numėrike e aperturės nė aparatin tuaj, aq mė e madhe ėshtė hapja e saj.
Ja dhe shembujt konkret:
![]()
Thellėsia e fushės (DOF) / Depth of field (DOF)
Me thellėsi tė fushės nėnkuptojmė kjartėsinė apo jo-kjartėsinė nė mparavi tė subjektit nė fotografi. Thellėsia e fushės zakonisht shenohet me DOF
Sa mė e vogėl qė tė jetė vlera numėrike e aperturės, aq mė e vogel do tė jetė edhe thellėsia e fushės, ose zona e fokusimit, ndėrsa sa mė e madhe qė tė jetė vlera numėrike e aperturės, aq mė e madhe do tė jetė thellėsia e fushės, zona e fokusimit.
Tani do tė shini se si ndikon vlera - hapja e aperturės nė thellėsinė e fushės dhe zonėn e fokusimit.
Ja dhe shembujt konkret:
![]()
Shpejtėsia e blendės / Shutter speed
Pėrndryshe ėshtė gjatėsia e kohės sė hapjes tė pėrdeve brenda aparatit ku eksponohet senzori ndaj dritės e cila hyn pėrmes objektivit.
Shpejtėsia e blendės varion nga: 30"-1/8000
Shpejtėsia e blendės nė tė gjitha rastet shenohet me s
Sa mė e madhe qė tė jetė shpejtėsia e blendės, aq mė tė kthjellta do tė dalin fotografitė, dhe sa mė e vogėl qė tė jetė shpejtėsia e blendės, aq mė tė turbullta do tė dalin fotografitė.
Por mbani nė mend se: sa mė e madhe tė jetė shpejtėsia e blendės, aq me pak dritė do tė hyjė nė aparat, dhe sa mė e vogėl qė tė jetė shpejtėsia e blendės, aq mė shumė dritė do tė hyjė nė aparat.
Ja dhe shembujt konkret:
ISO (ndjeshmėria ndaj dritės) / ISO (sensitivity to light)
Me shenjėn ISO shenohet ndjeshmėria e senzorit ndaj dritės.
Sa mė e vogėl vlera e ISO, aq mė ngadalė do tė reagojė senzori ndaj dritės, sa mė e madhe vlera e ISO, aq mė shpejtė do tė reagojė senzori ndaj dritės.
ISO mundet tė variojė nga 6 - 25600
Zakonisht gjatė ditė kur kemi dritė tė bollshme, ISO preferohet qė tė jetė me vlerė ISO 100, ISO 200 ose ISO 400
Zakonisht ISO 400, pėrdoret brebnda dhomės ku drita ėshtė mė e dobėt, nė tė cilat raste preferohet edhe pėrdorimi i blicit tė aparatit.
Por mbani nė mend se: Sa mė e vogėl qė tė jetė vlera e ISO, p.sh 100, 200 ose 400, aq mė tė kjarta do tė jenė fotografitė, ndėrsa sa mė e madhe qė tė jetė vlera e ISO, p.sh 800, 1600, 3200, 6400, aq mė tė turbullta do tė jenė fotografitė.
Ja dhe shembujt konkret:
![]()



LinkBack URL
About LinkBacks





Pėrgjigju duke Cituar












