Apsolutisht nuk mund tė pajtohem me faktin se duhet tė quhet Luginė pėr tri arsye themelore: 1.Gjeografikisht Medvegja nuk i plotėson kushtet tė quhet Luginė 2.Nėse quhet luginė atėherė nė njė formė apoo tjetrėn ne po heqim dorė nga fakti se kėto vise dikur kanė qenė pjesė tė pandashme tė vilajetit tė Kosovės dhe treta por jo edhe e fundit 3.Termi Kosovė Lindore sensibilizon mbarė opinionin gjithshqiptarė pėr ekzistencėn e kėtyre trevave si dhe shėrben pėr ti informuar rininė se kėta njerėz nuk janė tė Sėrbisė si i quajnė ata nė shumė raste por janė pjesė e kombit tė shumėvuajtur mu si bashkėkombėsit e tyre nė Kosovė e gjetiu nė trojet etnike shqiptare. Sipas mendimit tim termi Kosovė Lindore i pėrshtatet mė sė miri. Lus tė gjitha familjet qė tė punojnė me fėmijėt e tyre dhe ti informojnė mirė pėr kėto vise shqiptare qė njėherė e pėrgjithmonė ti ikim stigmatizimeve me emra prej mė tė ndryshmėve si shkije tė Sėrbisė apo tė Bajės sė Sjarinės. Me nderime Fisnik DALIPI nga Prishtina