20Nëntor2017

Gjeneralmajor VELI DEDI

Gjeneralmajor VELI DEDI

(1912-1995)

 

U lind më 5 prill 1912 në Dediq,lagje e Medvegjës.Filloren e kreu në Medvegjë dhe Gazdar,gjimnazin në Leskoc,kurse Fakultetin e Makinerisë në Beograd..Më 1932 shkoi në Shkup dhe punoi në një firmë me qëllim që të shpërngulej në Turqi ,por një shkrim i Bedri Pejanit ndikoi që të shkojë në Shqipëri.

Atje i lind dëshira që të bëhet ushtarak,por për t’u regjistruar në Akademin ushtarake Italiane duhej ditur gjuhën italiane.E mësoi shumë shpejt dhe u regjistrua.Gjatë qëndrimit në Shqipëri dhe gjatë studimeve ne Itali njihet me shumë patriotë shqiptarë,si Bedri Pejanin,Rexhep Mitrovicën,Emrush Miftarin,Ibrahim Gjakovën,Sali Viçitërrnën,Xhemajl Kadën,Asim Vokshin e tjerë.

Më 1933 bëhet antar i Komitetit të Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës.Pasi plas lufta qytetare në Spanjë,merr pjesë në të dhe më 1937 gradohet kapiten,kurse më 1938 dekorohet me Urdhrin e Kavaleristit të Lirisë,,No Pasera” si dhe gradohet në detyren e shefit Operativ të Diviionit të Ebros.

Pas mbarimit të luftës në Spanjë vendoset në një kamp përqendrimi në Francë,gjatë të cilës kohë mësoi rrjedhshëm gjuhën frënge.Si ushtarak i shkëlqyshëm inkuadrohet në grupet antifashiste dhe shumë shpejt emrohet komandant i Forcave çlirimtare për Dertamentin e Marsejës,kurse për zotësinë dhe guximin që kishte e shpallin ,,Shqipëtari trim”(Vaillant Albanias).Ai me njësi të vogla operative nëpër rrugët e Marsejës i thynte njësite shumë më të mëdha fashiste..

Në sajë të aftësisë së tij dorëzohen 37 mijë fashistë,të cilët po luftonin që ta rrënonin tërë Marsejën.Arriti që t’i bindë të dorëzohen në sajë të njohjes së të gjitha konventave ndërkombëtare në mënyrë profesionale e në hollësi dhe te sigurisë që ua kishin garantuar njësitë franceze.

Veli Dedi e dinte edhe anglishten e gjermanishten,kurse për Hasan Prishtinën thoshte:,,Në jetë tri herë kam qëndruar gatitu para shpirtit dhe mendjes së tij të ndritur: herën e parë kur kam dëgjuar pë vrasjen e Hasan Prishtinës,herën e dytë kur i kam lexuar kujtimet e ti për Kryengritjen Shqiptare në Kosovë më 1912 dhe ,herën e tretë,më 1977,kur eshtrat e Hasanit u sollën në Shqipëri”.

Po ashtu e ka lënë të shkruar thënien ,,Kam frikë se po vdiqa pa e çliruar Kosovën,s’do të më tret dheu”

Në Shqipëri është shpallur Hero i Popullit

Gjeneralmajor Veli Dedi ,vdiq më 3 shkurt 1995 në Tiranë.

Varrimi i gjeneralmajor Veli Dedit,si luftëtar veteran i Spanjës dhe si komandant në operacionet e çlirimit të Departamentit të Marsejit,si ushtarak besnik i kombit shqiptar,si deputet shumëvjeqar i Rrethit të Barjam Currit,u bë me nderime shtetrore.Në ceremoninë e varrimit u lexuan telegramet e Presidentit ,të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të veteranëve të Shqipërise.

Në ceremoninë e varrimit përfaqësusi i Ambasadës së Francës në Tiranë,si atashe ushtarak,ndër të tjera theksoi:,,Më vjen keq që një shqiptar që ka luftuar për çlirimin e popullit timë,unë e takoj të vdekur”.

 

Shkeputur nga libri ,,Ku na mbeten Trojet tona” i autorit Ramiz Kadriu -faqe 96,97,98.