20Nëntor2017

Zenel Hajdini

Zenel Hajdini,hero i popullit
(1910-1942)

Zenel Hajdini u lind më 191O në fshatin Tupallë te Medvegjes.

Mësimet e para i mori në shkollën e ashtuquajtur "tek Xhamia e Siarinës"

Një kohë punoi si ofiqarë në Medvegjë, Dallohej me një kaliografi (bukurshkrim) të jashtëzakonshëm.

Pas dy vitesh u regjistrua ne Medresën e Shkupit e cila kishte karakter fetar por në të cilen mësoheshin disa gjuhë të huaja dhe ku lëndët empirike zinin një vendë shumë të rëndësishëm. Pas diplomimit në Medresë u regjistrua në fakultetin e shkencave matematiko-natyrore në Beograd.

Gjatë vijimit të vitit të dytë të studimeve në Beograd plasën demostratat e njohura të marsit ku Zeneli mori pjesë aktive. Pas fillimit të luftës Zeneli ishte kthyer në vendëlindje për të vazhduar aktivitetin e vet si anëtar i shtabit për rejonin e Medvegjës.

Eshtë vrarë nga forca bullgaro-çetnike në vijën e parë të frontit në Gazdare më 07 mars 1942.

Po këtë vit në Kosovë u themelua aradha e pare shqiptare e cila për nder të emrit dhe veprës së tij u quajt aradha "Zenel Hajdini".

Eshtë shpallur hero i popullit me 1953.

Emrin e tij e mbajtën dymbëdhjet shkolla fillore dhe të mesme (në Kosovë në Jabllanicë e ne Maqedoni ),kazerma, rrugë dhe sheshe.

 

Disa nga këto shkolla dhe rrugë nuk e mbajnë më emrin e tij ngase serbët ua ndërruan pas luftës së Kosovës por ka edhe të tilla që fatkeqësisht ua ndërruan vet shqiptarët.

Veprimtaria:

Zenel Hajdini nuk ishte pajtuar që shqipëtarët të mbesin të pashkolluar dhe kështu të dominohen në aspektin intelektual nga bashlëvendasët e tyre serb.

Rrugën e tij tê shkollimit ua kishte preferuar edhe bashkëfshhatarëve të tjerë siq ishin Idriz Ajeti (akademik i njohur që dha një kontribut të jashtëzakonshëm në lëminë e gjuhës shqipe), Zeqir Bajrami (profesor universiteti dhe një ndër autorët e parë të librit të gjeografisë në gjuhën shqipe)etj, të cilët vijuan mësimet në Medresën e Shkupit disa gjenerata më vonë.

Zenel Hajdnini disa herë kishtë pasur takime me intelektual nga Kosova si Rashid Deda (deshmor) nga Prizreni e të tjerë, nga të cilët kishte kërkuar që ta furnizonin me disa abetare që do ti merrnin në Shqipëri. Kjo ëndërr si edhe shumë të tjera i mbeti e pa realizuar.

Familja:

Zeneli la pas shumë nipêr dhe mbesa të cilët sot jetojnë në Prishtinë e në diaspore (Francë, Gjermani,SHBA,Angli)

Këtu duhet theksuar patjetër emrin e Hashim Hajdinit (djali i vëllaut të Zenelit-Hajvazit) i cili u dallua në luftën e Kosovës duke dëshmuar edhe një herë se rrjedh nga një familje e madhe me traditë atëdhedashurie.

Hashimi luftoi në Fushë Kosovë deri në frymëne tij të fundit kundër hordhive policore dhe paramilitare serbe te cilët e kishin sulmuar në shtëpinë e tij me një makineri të paparë luftarake. Sipas dëshmitarëve këtu kishin gjetur vdekjen mbi dhjetë policë dhe paramilitarë serb, ndërsa perveq Hashimit këtu mbeten të vdekur edhe dy prindërit e tij Hajvazi dhe Gjyla.

Permendorja e Hashim Hajdinit sod eshte e vendosur para kuvendit komunal te Fushe Kosoves .

Zenel Hajdini u varros ne Fshatin e tij te lindjes ne Tupallë ku edhe sod e kesaj dite perkujtohet vepra e tij nga banoret lokale dhe nga nxensit e shkolles fillore qe mban emrin e tij qdo 7 mars.

Dita e shkolles fillore ,,Zenel Hajdini'' shenohet me 24 maj per hir te ditlindjes se Zenel Hajdinit