21Shtator2017

Zenel O. Ajeti - Hoxhë Tupalla

U lind në Tupallë,më 1884. Dihet se më 1900 ishte nxënës i shkollës së Sijarinës për fëmijët shqiptarë. Më 27 shkurt dhjete nxënës të shkollës ikin dhe dalin,siq thuhet në territorin e Turqisë dhe regjistrohen në shkollën turke në Gjilan.

Për organizimin e ikjes e akuzojnë Zenel Ajetin,Ram Mustafën dhe Tahir Ukën,kinse këta si më të rritur, vete nuk kane ikur,por i kanë nxitur ata më të rinjët.Si nxitës i organizimit të ikjes përmendet Osmani,babai i Zenelit.

Edhe pse nxënësit që kishin ikur pos njërit,të tjerët kthehen në shkollë,nga shkolla e Siarinës,për habi,nuk përjashtohen nxënësit që kishin ikur,por Zenel Ajeti,Ramë Mustafa dhe Tahir Uka.Zeneli,pasi përjashtohet,pa dijen e prindërve ikë dhe regjistrohet në Medresen e Prishtinës.

Pasi që Myftiu i Medreses kishte një fëmijë të hendikepuar,e merr Zenelin që të kujdeset për te,dhe kështu gjatë gjithë shkollimit Zeneli qëndron te ai.

Pas mbarimit të Medreses,Zeneli kthehet në Sijarinë dhe bëhet imam i Xhamis.
Edhe pse Hoxhë,Zeneli ishte shum përparimtar.
Ai me 1922 regjistron të bijën ,Fatimen,që ishte e para femer shqiptare e regjistruar në ate shkollë.Ai vajzen e vet e regjistroi me qëllim që të regjistroheshin edhe vajzat tjera.

Në Xhamin e Siarinës shërbeu deri më 1930,nga se atë vit shpërngulet në Prishtinë,ku vdes më 1935.

Shkëputur nga libri,,Ku na mbetën trojet tona'' i autorit Ramiz Kadriu ,faqe 105