21Nëntor2017

Intervistë me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Beograd, Shpëtim Çaushi.

Intervistë me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Beograd, Shpëtim Çaushi.

Medvegjë më 28 Prill(medvegja.net)

Zotëri ambasador, çfarë ishte qëllimi i vizitës suaj sot në Medvegjë?

Shpëtim Çaushi:Vizita ishe jo vetëm interesante për të parë Medvegjën që natyra i ka dhuruar shumë bukuri dhe avantazhe por ajo ishte e rëndësishme për të vëzhguar se si popullata shqiptare punon, jeton bashkë me pjesën serbe, si është bashkëjetesa mes tyre, si komunikojnë me njëri tjetrin, çfarë vështirësish ka, si respektohen të drejtat e shqiptarëve në këtë pjesë, çfarë mundësi ka për zhvillimin e Medvegjës që të ketë një motivacion që popullata shqiptare të qëndrojë dhe të ketë satisfakcionin e vetë në punë dhe në jetë. Gjithashtu e ka rëndësinë edhe pjesa e bashkëjetesës me palën serbe që jetojnë në një komunë e cila ka përjetuar çaste të vështira në të kaluarën por që mendojmë se në çështjet integruese europiane secila nga palët është e ndërgjegjshme që përveç bashkëjetesës së tyre duhet të shikojnë perspektivën, duhet të bashkëpunojnë në këtë proces të integrimit europian.

Vazhdo leximin...

Intervistë me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Galip Beqiri

Intervistë me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Galip Beqiri

Zotëri Beqiri, me mbështetjen e Këshillit Kombëtar Shqiptar manifestimi “Takimet e vendlindjes” në Tupallë këtë vit po mbahet si pjesë e programit të shënimit të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Çfarë është komenti juaj?

Galip Beqiri : Me gjithë barrierat kufitare me Kosovën, me gjithë ato taksat që ishin të larta po shihet se interesimi i qytetarëve ishte mjaft i madh. Prezenca ishte mjaft e madhe edhe me të vërtetë ky takim tradicional duhet të vazhdojë edhe më tutje dhe për këtë takim medvegjasit duhet ta kenë përkrahjen edhe të Shqipërisë edhe të Kosovës, por normalisht do ta kenë edhe përkrahjen e Këshillit Kombëtar Shqiptar. Ne jemi munduar që së paku materialisht ta ndihmojmë këshillin organizativ dhe kemi arritur që ta sjellim një autobus me shoqërinë kulturore-artistike “Jehona” dhe disa futbollistë. Po shihet se interesimi është mjaft i madh, unë shpresoj se vitin e ardhshëm do të jetë edhe më mirë por megjithatë këto barrierat kufitare do ta pengojnë këtë aktivitet. Shpresoj se vitin e ardhshëm do të organizohemi më mirë se këtë vit.

Vazhdo leximin...

Intervistë me liderin e PVD-së, Riza Halimi

Intervistë me deputetin shqiptar në parlamentin e Republikës së Serbisë, njëherit liderin e PVD-së, Riza Halimi.

Zotëri Halimi çfarë është mesazhi juaj për hir të Një Majit në Medvegjë?

Riza Halimi : Tubimi është tradicional dhe këtu e ka vlerën e madhe. Kjo traditë vazhdon falë organizatorëve por edhe interesimit të madh të medvegjasëve që për këtë ditë vijnë nga Kosova por edhe nga vendet e tjera ku janë shpërngulur. Sot numri ishte më i vogël për shkak të problemeve me qarkullimin e lirë që është një paradoks që në këtë kohë edhe pas bisedave në Bruksel të kemi probleme të tilla, por shpresojmë që pas këtyre ankesave dhe kërkesave që medvegjasit, Presheva dhe Bujanoci, e tërë Lugina e Preshevës është duke i adresuar në drejtim të Beogradit por edhe në drejtim të Prishtinës problemet në qarkullim të evitohen së shpejti edhe ti kthehet shkëlqimi këtij manifestimi dhe shpresojmë që vitin e ardhshëm të jetë më masovik se në të kaluarën. Definitivisht ato premtimet dhe dëshirat për kthimin e popullatës të dëbuar gjatë luftës, të shpërngulur më vonë, të kemi së paku një fillim të këtij kthimi, ka resurse këtu, vetëm duhet ndihmë së pari nga qeveria në Beograd por shpresojmë të kemi ndihmë edhe nga qeveria e Prishtinës dhe nga Bashkimi Europian që këto pasuri që i ka dhënë Zoti të shfrytëzohen sepse Medvegja dallohet me pasuritë e saj, me resurset për blegtori por edhe për turizëm që këtu ka shans të madh.

Vazhdo leximin...