20Nëntor2017

KUMTESË E KLUBIT TË VENDLINDJES “TROJET”

 

Nën drejtimin e Bislim Musliut, kryetar, Kryesia e Klubit të vendlindjes “Trojet” mbajti sot mbledhjen e vet të rregullt, në të cilën diskutoi për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të shqiptarëve të Anamedvegjës, me theks të veçantë në ruajtjen dhe rregullimin e varrezave të tyre familjare.

Pas një diskutimi të gjithanshëm, në të cilin morën pjesë të gjithë anëtarët e pranishëm të Kryesisë,u konstatua se varrezat tona familjare në vendlindje nuk janë në gjendje të mirë dhe se ato nën ndikimin e kohës, por edhe të faktorit njeri, dita- ditës po dëmtohen dhe rrënohen.

Kryesia mori qëndrim që të punohet më tepër në sensibilizimin e opinionit për nevojën e vetëdijesimit të popullatës që të punohet më tepër në pastrimin, thurjen, rregullimin dhe shënimin e varrezave, të pllakave përkujtimore dhe të gurëve të varrezave, në mënyrë që të pengohet dëmtimi dhe zhdukja e mëtejme e tyre , si pjesë e dëshmisë së jetesës sonë shekullore në trojet stërgjyshore të Anamedvegjës.

Kryesia, gjithashtu, shqyrtoi dhe përkrahu pa rezervë nismën e një aksioni humanitar për sigurimin një banese për mësuesin dhe poetin Ramiz Kadriu.   Kjo nismë është bazuar në rend të parë për shkaqe shëndetësore, por edhe për veprimtarinë dhe aktivitetet e tij në vendlindje (aksionet e rinisë për elektrifikimin e fshatrave, puna prej mësuesi në edukimin e gjeneratave të reja, botimi i shumë përmbledhjeve me poezi, botimi dhe arkivimi i dokumentacionit për pozitën e shqiptarëve në Medvegjë para dhe pas luftës etj.) Ky aksion do të jetë vullnetar dhe do të përfshijë individët, bizneset, subjektet dhe organizimet e ndryshme të shqiptarëve të Medvegjës, qoftë në vendlindje, në Kosovë dhe në Diasporë.   

Kryesia e Klubit “Trojet u informua edhe për përpjekjet për sigurimin e një zyre në Fushë Kosovë për nevoja të Klubit, si kusht i domosdoshëm për punë të mëtejme.

 

 

Prishtinë, më 22.04 2017                              KRYESIA E KLUBIT “TROJET”

 

Durrës: Zhvillimin profesional të mësuesve nga Lugina e Preshevës

Me iniciativën e kryetarit të Komunës së Bujanocit si dhe deputetit popullor Fatmir Hasani në bashkëpunim me Ministren e arsimit Lindita Nikolla në Shqipëri është mbajtur seminari i parë për “Zhvillimin profesional të mësuesve nga Lugina e Preshevës”.

 

Ligjëratat në këtë seminar kanë qenë të përqëndruara  në lëndën e Gjuhës Shqipe dhe ate të Historisë në Shqipëri, si dhe rreth planprogrameve dhe teksteve si dhe aplikimit të mesimdhënies e mësimnxënies në Lugin të Preshevës.  Seminari ka qenë mjaft frytëdhënës për mësuesit e Luginës së Presheves kryesisht në aplikimin e metodave të avancuara në mësimdhënies, shprehet  Agim Hasani nga departamenti i arsimit në Komunën e Bujanocit për titulli.com.

Hasani thotë se” të gjithë pjesëmarrësit janë ndarë të kënaqur me zvillimin e seminarit dhe se depertamenti për arsim në komunën e Bujanocit  me këshilltarët e Ministres Nikolla kanë rën dakord për intensifikimin e bisedimeve dhe takimeve për të vazhduar bashkëpunimin  për mbajtjen e seminareve të tjera të këtij lloji mirëpo të lëndëve të tjera”.

Në këtë seminar kan qenë 90 pjesmarrës nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja i cili është pëcjellur me vëmendje të madhe nga mediumet e Shqipërisë

A K S I O N H U M A N I T A R Për sigurimin e një banese për mësuesin dhe poetin Ramiz Kadriu

A K S I O N  H U M A N I T A R

Për sigurimin e një banese për mësuesin dhe poetin Ramiz Kadriu

 Medvegjë, 23 mars(medvegja.net)

 

Shqiptarët e Medvegjës (përfshirë ata në vendlindje, në Kosovë dhe në Zvicër) kanë shprehur interesimin për t’u solidarizuar dhe për ta ndihmuar aktivistin, mësuesin dhe poetin nga Tupalla e Medvegjës, z. Ramiz Kadriu, për sigurimin e një kulmi mbi kokë, përkatësisht një banese në Fushë Kosovë.

Kjo iniciativë është bazuar në rend të parë për shkaqe shëndetësore, por edhe për veprimtarinë dhe aktivitetet e tij në vendlindje (aksionet e rinisë për elektrifikimin e fshatrave, puna prej mësuesi në edukimin e gjeneratave të reja, botimi i shumë përmbledhjeve me poezi, botimi dhe arkivimi i dokumentacionit për pozitën e shqiptarëve në Medvegjë para dhe pas luftës etj.)

Ky aksion do të jetë vullnetar dhe do të përfshijë individët, bizneset, subjektet dhe organizimet e ndryshme të shqiptarëve të Medvegjës, qoftë në vendlindje, në Kosovë dhe në Diasporë.

Në Medvegjë: PD, PVD dhe UDSH, portali “www.medvegja.net”,

Në Kosovë: Klubi “Trojet”, individët, bizneset,

Në Zvicër: SHHB “Medvegja” (Fully), Asociacioni “SOS Medvegjë-Çamëri” (Gjenevë).

Regjistrat do të publikohen dhe gjithçka do të bëhet transparente.

 

Ju faleminderit për mirëkuptim

KËSHILLI INICIATIV

(Emrat e 2-3 bartësve të aksionit nga secili subjekt)