22Korrik2017

Fotoreportazh : Mbahen Takimet e Vendlindjes “Tupalla 2013”(Plotësuar)

Tupallë/Medvegjë, 1 maj(medvegja.net)

 

Në prani të qindra qytetarëve dhe shumë politikanëve, nga të gjitha viset shqiptare dhe diaspora, me një organizim madhështor, nën patronatin e komunës së Medvegjës, sot në fshatin Tupallë u mbajtën Takimet tradicionale të Vendlindjes.Manifestimin e karakterizuan një varg aktivitetesh të ngjeshura.



Takimet e Vendlindjes që mbahen çdo vitë më 1 maj në fshatin Tupallë, që nga viti 1961, filluan me aktivitetet të shumta.Fillimisht në ambientet e Kuvendit komunal të Medvegjës, respektivisht në zyrën e zëvendëskryetarit, u zhvilluan disa takime shumë të rëndësishme.I pari që i bëri një vizitë zyrtare komunës, ishte deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jeton Svirca, njëherit kjo ishte vizita e parë që një deputet i Kosovës i bënë Kuvendit Komunal të Medvegjës .Ai u prit nga zëvendëskyretari i komunës z.Florim Sahiti, nënkryetari i Kuvendit z.Femi Beha, ndihmës i kryetarit z.Ismet Zeqiri.



I shoqëruar nga bashkëpunëtorët z.Gazmend Ademi, asistent personal i ministrit të shëndetësisë të Republikës së Kosovës, z.Svirca tha se ndjen kënaqësi që sot gjendet në Medvegjë, nga cili vend ai ka prejardhjen, ai i njoftoi zyrtarët komunal me angazhimin e ti, në lidhje me problemet e shqiptarëve të Medvegjës.Ndërsa shtroi nevojën që sa më shpejt të hiqet taksa e vendosur në emër të sigurimeve, gjithashtu nevojën e kërkimit të reciprocitetit në mes të Kosovës dhe Serbisë.Nga ana e tyre zyrtarët komunal e informuan deputetin me të arriturat dhe sfidat me të cilat ballafaqohen shqiptarët në Medvegjë, e në fund të takimit, deputetit Svirca ju nda Mirënjohje nga ana e zëvendëskryetarit z.Sahiti.



Agjenda e takimeve zyrtare më 1 maj në komunën e Medvegjës ishte mjaft e ngjeshur, për një vizitë qëndroi kryetari i komunës së Kamenicës z.Shaip Surdulli, me bashkëpunëtor.Fillimisht u takua me zyrtarët komunal të Medvegjës, ku i diskutuan problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët e dy komunave me theks të veçantë nevoja e hapjes së një pike kufitare në mes të Medvegjës dhe Kamenicës në Kapi.Kjo sipas të dyja palëve do të lesonte qarkullimin e mallrave dhe qytetarëve dhe jo vetëm këtyre dy komunave.Zotëri Surdullit ju nda Mirënjohje nga zyrtarët e komunës së Medvegjës, me rastin e vizitës së tij .




E në ambientet e Kuvendit Komunal, për të i takuar dhe vizituar ambientet dhe zyrtarët e kësaj komune kishin ardhur edhe Sh.K.A,,Shqiponjat e Medvegjës’’.Të shoqëruar me veshje kombëtare tradicionale shqiptare ata fillimisht u ndalën në Kuvendin e komunës, ku u njoftuan për të arriturat e sfidat me të cilat ballafaqohet pushteti lokal, më pas atyre ju nda një Mirënjohje për kontributin e dhënë në lëmin e kulturës dhe ruajtjes së traditës.



Mirënjohjen ja dorëzoi zëvendëskryetari i komunës z.Sahiti, drejtorit të shoqërisë artistike z.Selman Rexhepi.Përveq anëtarëve të kryesisë, Shqiponjat shoqëroheshin edhe nga aktivisti i dalluar z.Liman Selmani.



Pjesa e dytë, manifestimi Tradicional vazhdoj në Tupallë



Manifestimi kishte filluar në ora 9:00 me Turneun Tradicional të Futbollit, ku morën pjes 16 ekipe, ndërsa ekipa fituese ishte Florim Rushiti- Kingji nga Bujanoci e cila kishte marr emrin në bazë të Dëshmorit të kombit të vrarë në luftën e Kosovës.



Manifestimi qendror, ashtu siç ishte paralajmëruar, filloj rreth orës 11:00.Moderator ishte, Burim Uka, mësimdhënës i shkollës në Tupallë, ndërsa hapjen e ti në emër të Kuvendit Komunal të Medvegjës e bëri z.Femi Beha, nënkryetar i Kuvendit. “Njerëzit, të cilët nuk kanë qenë më parë në Medvegjë, tash e kanë kuptuar se është vështirë që të jetohet në Medvegjë. Mirëpo, mungesa e popullatës, sidomos e popullatës shqiptare, pasi që në vitin 1999 u shpërngulën nga këtu, më shkurt u dëbuan nga Medvegja me dhunë, atëherë edhe nuk mund të thuhet se është lehtë të jetohet në Medvegjë”, deklaroj z.Beha


“Duke marrë parasysh numrin e vogël të popullatës shqiptare që jeton këtu, atëherë me të vërtetë po frikësohemi se dita-ditës duke u zvogëluar numri i shqiptarëve, Medvegja do të mbetet pa shqiptarë, në qoftë se nuk ndërmerret diçka, sidomos nga qeveritë e dy shteteve, të Kosovës dhe Shqipërisë, që ta ndihmojmë kthimin e shqiptarëve,” tha Beha, transmeton Evropa e Lirë.



Pas ti fjalën përshëndetëse e mori edhe kryetari i Medvegjës z.Slobodan Drashkoviq, i cili tha se së shpejti pritet të hapet një vendkalim i ri mes Kosovës dhe Serbisë, në drejtim të Kamenicës.

Për fjalë rasti, për të përshëndetur këtë aktivitet doli z.Jeton Svirca, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i cili i falënderoj për ftesën dhe pritjen, ku njoftoi të pranishmit e shumtë se problemet e kuotave të maturantëve të Medvegjës e ka ngritur në parlamentin e Kosovës dhe në Ministrin e Arsimit.Gjithashtu z.Svirca kërkoi që taksat e veturave të hiqen, ose të minimalizohen.



“Në një moment të caktuar ata (të shpërngulurit) mund të kthehen. Por, kjo duhet të jetë politikë e komunës së Medvegjës, por edhe e politikës së politikanëve në Kosovë, që të angazhohen të kthehen të gjithë të shpërngulurit, të cilët janë larguar nga këto treva. Le të kthehen dhe të punojnë e ta zhvillojnë këtë vend”, tha Svirca.


Ndërsa Shaip Surdulli, kryetar i komunës së Kamenicës, i cili ishte shoqëruar nga 4 drejtor të kësaj komune, tha se është shumë e nevojshme që sa më shpejt të hapet pika kufitare në Kapi, ai i përgëzoj organizatorët për organizimin e këtyre takimeve.





Për fjal rasti-përshëndetëse para masës, u paraqitën edhe, z.Riza Halimi, deputet i Kuvendit të Republikës së Sërbisë, pastaj z.Galip Beqiri, kryetar i Këshillit Nacional Shqiptar, prof.dr.Gani Jashari, ligjërues i rregullt në Universitetin e Prishtinës,,Hasan Prishtina’’ ,z.Selman Rexhepi, drejtor i Sh.K.A,,Shqiponjat e Medvegjës’’ e të tjer.

Pas këtyre fjalimeve, filloj programi kulturor e artistik që zgjati më shumë se 1 h, ku të pranishmit i argëtuan Safete Selmani,Grupi Folklorik,,Shpëtimi’’ , Sh.K.A,,Shqiponjat e Medvegjës, nxënësit e shkollës fillore ,,Zenel Hajdini’’ në Tupallë e të tjer.








Pjesa e tretë e manifestimit në Tupallë, promovim i librave 

Në ambientet e shkollës fillore ,,Zenel Hajdini’’ në Tupallë, respektivisht në hollin e kësaj shkolle u bë promovimi i librave : ‘’Shqiptarët e Medvegjës nëpër shekuj ‘’ dhe ‘’Mos harro(më shumë se fjalë ...) të autorit Ismajl Muharremi.



Për librat foli redaktori gjuhësor, z.Hysen Kadriu, ndërsa rreth këtyre librave foli edhe prof.dr.Gani Jashari.Në fund autori , i falënderoj të pranishmit në këtë promovim, ndërsa nga një kopje i dhuroi Deputetit Svirca, kryetarit Surdulli, Deputetit Halimi, kryetarit të KNSH Galip Beqiri e të tjer.

 

Pregaditi : medvegja.net Team