21Nëntor2017

Presidenti Nishani pret një grup nxënësish dhe mësimdhënë shqiptarë nga Lugina e Preshevës

Tiranë,10 prill 2016(Medvegja.net)


Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani priti sot në mesditë në Institucionin e Presidentit të Republikës një grup nxënësish dhe mësuesish nga Lugina e Preshevës: Nga Presheva, Bujanovci dhe Medvegjë, të cilët kanë ardhur prej disa ditësh të vizitojnë Shqipërinë me ftesë të veçantë të Kreut të Shtetit.

Pasi i uroi përzemërsisht mirëseardhjen në Institucion, Kreu i Shtetit theksoi se: “në këtë takim dëshiroj t’ju shpreh respektin dhe mirënjohjen time personale, por edhe atë në emër të të gjithë qytetarëve të Shqipërisë për shqiptarët e Luginës për gjithçka ju dhe mbarë shqiptarët kanë arritur me punë dhe sakrifica të ruajnë dhe të mbajnë të pandryshuar identitetin e tyre kombëtar dhe kulturor.”

Presidenti i Republikës shprehu gjithashtu shqetësimin e tij për fenomenin e braktisjes së trojeve shqiptare për shkak të kushteve jo të mira ekonomike e sociale dhe bëri thirrje për një angazhim më të madh të strukturave qeveritare shqiptare në respekt të kushtetutës për mbrojtjen e interesit kombëtar.

Ndër të tjera Kreu i Shtetit nënvizoi se shqiptarët kudo që janë, përfaqësojnë një komb që kanë në ADN-në e tyre orientim perëndimor i cili e bën të domosdoshme përmirësimin e cilësisë së arsimit pasi ai është thelbësor për mbrojtjen e të drejtave dhe historisë së shqiptarëve. Pjesëmarrësit në takim nga ana e tyre falënderuan Presidentin e Republikës për ftesën dhe mikpritjen e ngrohtë dhe vëllazërore, dhe nënvizuan se ky takim i parë dhe historik për ta me një president shqiptar i frymëzon më tej për të vijuar me misionin e tyre të lartë atdhetar të mësimdhënies./Presidenca shqiptare/

Mirënjohje për Shkëlqësinë e tij zotëri Bujar Nishani, president shqiptarë ju nda nga Shoqata Kulturore Bamirëse''Medvegja Forum" ne shenje falenderimi.

Ramiz Arifi, shqiptari i parë deputet në Eschwege te Gjermanisë

Portret Mergimtari


Eschwege-Gjermani, 11 Mars(medvegja.net)

Prezantojmë bashkatdhetarin e  nderuar Ramiz Arifi nga Vllasa e Gerbacit i cili jeton dhe vepron ne qytetin Eschwege  te Landit Hessen ne Gjermani.

Ramizi e merr rrugën e mërgimit si edhe shume bashkëkombës ne fillim te viteve 90-ta te shekullit te kaluar, dhe gjen strehim ne qytetin Eschwege te Gjermanis, mirëpo për asnjë moment nuk e harroi vendlindjen dhe kurrë nuk pushoi se punuari dhe vepruari për veten, familjen dhe çështjen kombëtare. Ne fillim kishte vështirësi si çdo njeri ne dheun e huaj, mirëpo me mundin dhe angazhimin e duhur i arriti qëllimet e caktuara.  Qe ne fillim interesohet për mësimin e gjuhës dhe integrimin ne shoqërinë gjermane, dhe pasi qe e mësoi gjuhen gjermane i vijoi disa trajnime dhe kualifikime te nevojshme për ta bere punën e Pedagogut social. I mbaroi me sukses dhe ne afate kohore dhe e filloi punën e Pedagogut social ne një shoqate për aftësimin dhe kualifikimin e te rinjëve ne sferën profesionale.  Krahas angazhimeve kombëtare si synim pati kontaktet e niveleve te ndryshme te shoqërisë gjermane ne qytetin dhe rrethin e tij aty ku punon dhe vepron. U angazhua shume për te drejtat dhe nevojat e mërgatës Shqiptare dhe te drejtave te te huajve te tjere. Krijoi rrethin dhe fitoi besim e lart ne shoqërinë gjermane te qytetit dhe rrethit ku punon dhe vepron. Ishte dhe është shume aktiv gjate gjithë kohës për çështjen shqiptare ne përgjithësi; si organizator dhe udhëheqës i shume aktiviteteve kombëtare qe nga fillimi. Shume aktiv për çështjen shqiptare ne përgjithësi neper te gjitha mediet regjionale si ne ato te shkruara e po ashtu edhe ne ato radiofonike.

Foto Nr. 1. – Kryetari i shtetit Korst Köhler

 Kështu fiton një simpati dhe respekt te lart jo vetëm nder bashkatdhetarë shqiptare por edhe tek te huajt e tjerë e posaçërisht te pala gjermane. Për shume vite ka udhëhequr Këshillin për te huaj si organ këshillues  i qeverisjes lokale për tema te ndryshme me te cilat ballafaqohet mërgata. Është e pa mundur qe një aktivitet politik apo shoqëror te organizohet nga organet gjermane dhe Ramizi te mos jetë aty i ftuar dhe  i involvuar për çështje te ndryshme. Është hartues dhe udhëheqës i shume projekteve te përbashkëta qe mundëson integrimin dhe bashkëjetesën ne shoqërinë gjermane, por duke e luftuar asimilimin dhe ndryshimin e kulturës dhe traditës shqiptare. Kështu është emër shume i njohur dhe i respektuar tek te gjithë si ne qarqet e shoqërisë civile e po ashtu edhe tek ato te politikes lokale e deri tek ajo e nivelit federal, dhe udhëheqësve te tjerë te qytetit dhe regjionit përkatës. 

    Foto Nr. 2. –  Humanisti R. Neudeck

Për punën dhe angazhimet e shumta ne qarqe dhe sfera te ndryshme e posaçërisht ne atë sociale dhe politike është vlersuar lart kontributi i zoteriut Ramiz qe nga autoritetet lokale ne mënyre zingjirore e deri tek ato te nivelit me te larte shtetëror. Për ketë kontribut te jashtëzakonshëm te bashkëjetesës dhe integrimit te shqiptareve dhe te te huajve te tjerë, kryetari i shtetit gjerman Horst Köhler e fton Ramizin ne pritjen e organizuar per personalitete te  veçanta te cilët kanë kontribuar ne forma te ndryshme. Mirëpo Ramizi nuk ndalet me kaq ai u be shume i njohur per opinionin gjerman te qytetit dhe rrethit. Mori pjese ne shume takime dhe tryeza qe organizoheshin për migrimin dhe integrimin e te huajve. Eshte i ftuar ne qdo takim apo forum qe organizohet pa marre parasysh nga kush dhe për çka. Ramizi është i ftuar dhe  prezent ne te gjitha takimet ku është prezentë edhe “paria” e qytetit, si ne Gala Mbrëmje e po ashtu ne debate te ndryshme. Nga shume qarqe njihet edhe si “Ai qe ishte ne gazete” apo “Mr. Integration”dhe  merret shembull për te mire se si zhvillohet procesi i integrimit dhe cila është rruga e integrimit te suksesshëm. U takua dhe mbajti fjale rasti se bashku me humanistin e madh Rupert Neudeck për humanitetin dhe angazhimet ne vatrat e luftës. Kështu vazhdojnë aktivitet e ndryshme vullnetare krahas punës se rregullt deri ne ditët e sotme, por jo vetëm kaq Ramizi është shumë aktiv edhe ne jetën politike gjermane.

Foto Nr. 3. Kryeministri landit Hessen V. Bouffier

Siç e cekem edhe me lart për gjithë kontributin e dhëne ne projektet sociale dhe ne procesin e gjithëmbarshëm te integrimit te te huajve ne shtetin gjerman Ramiz Arifi është një „ambassador” i veçante i kombit shqiptar i cili ka hyre ne historinë e shtetit gjerman. Është i vetmi i huaj i përfshir ne leksikonin e qytetit te publikuar para pak kohesh nga Historiani me i njohur i rrethit ne bashkëpunim me arkivin e qytetit. Autori i Librit “Eschwege Lexikon” Herbert Fritsche thotë “nëse ju zotëri Ramiz nuk përfshiheni ne këtë leksikon, atëherë leksikoni mbetet i mangët“. Pra Ramizi siç mund edhe te shihet, është i respektuar dhe nderohet ne mënyre kronologjike dhe hierarkike, por e veçanta e këtyre mirënjohjeve është ne  forme vertikale nga lart poshtë: çka do te thotë qe nga Kryetari i shtetit zotëri Horst Köhler ne vitin 2009 pasuar nga kryeministri i landit Hessen zoteri Volker Boufe ne vitin 2011, pastaj kryetari i rrethit Werra Meissner Kreis apo siç e quajmë ne Shqipëri kryetari i Bashkise zotëri Stefan Reuß e deri te kryetari i qytetit Eschwege zotëri Alexander Heppe. Ramizi është edhe fitues i çmimit social për vitin 2015 te cilin e ndan bashkia për kontributin e dhëne ne projekte te ndryshme sociale.

  Foto Nr. 4. Kryetari i bashkise S. Reuß me Sekretarin e shtetit per qeshtje soziale dhe migrim

Siç e cekem edhe me lart Ramizi përveç punës se rregullt si Pedagog social dhe angazhimit vullnetar ai për me tepër se gati njëzet vite ishte përfaqësues i këshillit te te  huajve „Ausländerbeirat“ ne qytetin Eschwege. Ne ndërkohë Ramizi merr ftes nga partia politike ne pushtet SPD parti me program dhe orientim sozialdemokrat qe te konkurroj për këshilltarë komunal te zgjedhjeve qe u mbajtën me 6. Mars 2016. Për këshilltarë komunal kane konkurruar nga te gjitha partitë politike 115 vete për 37 ulëse ne kuvend, dhe Ramizi radhitet ne vendit e përgjithshem te 22-te dhe atë te partisë se tij ne te 11-ten. Çka do te thotë se i fiton zgjedhjet dhe behet këshilltari(deputeti) i pare me prejardhje te huaj qe ulet ne parlamentin e qytetit. Pra, edhe një afirmim i mëtutjeshëm i shqiptareve dhe çështjes kombëtare.

Ramizi me bashkëshorten Havën

Ne shqiptaret e te gjitha viseve prej nga vijmë, jemi shumë krenare dhe mburremi me punën dhe te arriturat e Ramizit dhe i dëshirojmë shëndet e pune te mbare dhe suksese si ne jetën private e po ashtu edhe ne atë publike e posaçërisht me rastin e zgjedhjes si këshilltar komunal.

P.S. Për ata te cilet nuk e njofin; Ramiz Arifi vjen nga Vllasa e Medvegjes është i martuar me Haven dhe baba i tre femijeve: Donikes, Taulantit dhe Dardanit.

 Shkruar ne Eschwege te Gjermanis për medvegja.net, me 10.03.2016

Nga një grup Bashkatdhetarësh

 

4

Karvani i Shkrimtarëve të Luginës, shënon 7 marsin–Ditën e Mësuesit në Medvegjë

Tupallë, Medvegjë, Banja e Sijarinës, 7 mars(medvegja.net)

Për nder të 7 marsit –Ditës së mësuesit, Karvani i Shkrimtarëve të Luginës vizitoi katër shkolla të Medvegjës, me ç’rast mbajti katër orë letrare me nxënësit e këtyre shkollave, dhe kështu shënoi festën e mësuesit .

 

Bilall Maliqi, kryetar i Shoqatës, elaboroi në pika të shkurtra qëllimin e Karvanit dhe të mbajtjes së orëve letare. 

„Jemi prapë në Medvegjë, por kësaj radhe për të shënuar 7 marsin, ditën e mësuesit, meqenëse në dy komunat tjera shënohet kjo datë me rëndësi për arsimin, andaj ne në mënyrë modeste po mundohemi me anë të organizimit të orëve letrare ta bëjmë më tërheqëse këtë festë“, tha Maliqi, shkruan Titulli. 

Mexhid Mehmeti shkrimtar, autor i më shumë se 40 veprave letrare para nxënësve tregoi rrugëtimin e tij krijues. 

„Unë kam filluar të shkruaj që herët, por për fëmijë kam filluar të shkruaj dhe të botoj në moshën e pleqërisë „ theksoi ai duke porositur nxënësit se duhet lexuar shumë për të filluar me shkruar poezi. 

„Duhet lexuar dhe mandej duhet provuar të shkruhet poezi. Shkrimi i poezisë është dhunti natyrore, prandaj duhet shumë për të lexuar dhe për ta përpunuar atë dhunti“ përfundoi shkrimtari Mexhid Mehmeti. 

Orët letrare i udhëhoqi poeti Rexhep Abazi, i cili prezantoi poetët dhe dha nga një letërnjoftim të shkurtër krijues për kolegët e tij poetë. 

Në këto orë letrare morën pjesë dhe lexuan poetët Mexhid Mehmeti, Bilall Maliqi, Rexhep Abazi dhe Rrahman Hyseni dhe pati lexime të poezive edhe nga nxënësit e shkollave të Medvegjës. 

Karvani i Shkrimtarëve të Luginës i vizitoi këto shkolla, shkollën fillore „Zenel Hajdini“ në Tupallë, shkollën fillore „Banja e Sijarinës“, Sijarinë, Shkollën e Mesme Teknike „Nikolla Teslla“ në Medvegjë dhe shkollën fillore „Gornja Jabllanica“ në Medvegjë./Teksti:Titulli-foto:medvegja.net/