21Nëntor2017

SHHLP-01

Diaspora shqiptare kontribuese edhe për unitet të faktorit politikë në Luginë

Është përmendur dhe përmendet, se veprimtarët e mëdhenj, nuk dijnë pushim, ata edhe kur e bëjnë një kokërr gjumë, e bëjnë me një sy, ose çdo tik takë i zemrës rreh me atdheun e tyre. Atdheun e duan dhe për të punojnë në çdo sekond të kohës. E mira e të mirës, thojnë veprimtarët e mëdhenj, që të jesh apolitikë dhe të punojmë për të mirën e përgjithshme. Respektohet, çmohet dhe ndihmohet aty ku ka nevoj atdheu, nëse kërkohet edhe nga i pari i qytetit, me një fjalë, mërgata është aty. Muaji korrik e gusht, njihen si muaj të mërgimtarëve edhe në Luginë të Preshevës, e në këto ditë, shumica e mërgimtarëve janë për pushime në atdhe, dikush pas dasmave e gazmendeve të tjera, por ka edhe nga ata, që i lëjnë me një anë disa prej tyre, që të forcohet më shumë bashkëpunimi për një të ardhme më të mirë, nëmes mërgatës dhe atdheut. Dy shoqatat e njohura mërgimtare nga Lugina e Preshevës, ajo e Shoqatës Humanitare „Medvegja“ me qendrën e saj në Fully/Valis-Zvicër dhe Shoqata Humanitare „Lugina e Preshevës“, me qendrën e saj në Goosaut të St.Gallenit, janë jo më pak se mbi pesë vjetë në bashkëpunim të shëndosh në shumë drejtime. Ata edhe sot, aty nga ora 11.00, realizuan një takim miqësor dhe urues, me të parin e Preshevës, Z.Shqiprim Arifi, në zyren e tij në komunën e Preshevës, i cili ishte i shoqëruar nga Gazmend Selmani, shef i kabinetit të tij. Delegacioni nga mërgata, z.Fazli Musliu, kryetar i SHH „Lugina e Preshevës“, Zenel Neziri kryetar i SHH „Medvegja“, Prof.Jonuz Fetahu zyrtar i Parlamentit të Kosovës e njëherit një veprimtar i njohur nga Medvegja që jeton dhe vepron në Kosovë, si dhe Mr.sc.Dashnim Hebibi, drejtor i Institutit Shkencor Helevetik të Europës Juglindore me seli në Zvicër, të shoqëruar edhe nga Dr.Driton Salihu editor i agjencisë së lajmeve presheva.com. Ky takim ishte miqësor dhe bashkëbiseduan për shumë tema. Takimi ishte miqësor dhe vazhdoi mbi një orë e pesëmbëdhjet minuta.

SHHLP-02

Fazli Musliu, kryetar i shoqatës Humanitare Lugina e Preshevës pasi foli për punën shumëvjeçare të kësaj shoqate, tha se rëndësi të vecantë për Luginën e Preshevës kanë edhe atdhetarët që jetojnë në Evropë, të cilët me kontributin e tyre sado pak ndihmojnë vendlindjen, ku me një antarësi 30 frangash në shoqatë ata arrinë çdo vitë të ndihmojnë familjet në nevojë si dhe familjet e dëshmorëve.
Edhe Zenel Neziri si kryetar i shoqatës Humanitare “Medvegja” ka kërkuar nga autoritetet vendore edhe ato kombëtare që të bëhet më shumë për Medvegjën, ti ndihmohet atyre 400 personave që kanë mbetur që edhe ata të mos largohen.
Dashnim Hebibi, publicist dhe zv.president i institutit për studime Helvetik foli në lidhje me Institutin duke e përgëzuar kryetarin për suksese dhe per nje unitet me te madh mes të gjithëve. Ai tha se energjia pozitive duhet të harxhohet për suksese e jo për kundër njëri tjetrit.

Kryetari i komunës së Preshevës, pasi tregoi për problemet që ka hasur gjatë këtyre dy muajve sa drejton komunën, premtoi se bashkëpunimi me shoqata do të jetë konkret, duke premtuar se vitin e ardhshëm do të hapet dhe zyra e diasporës në Komunën tonë, ku jo vetëm që do të jetë ndihmesë e bashkëatdhetarëve tanë për problemet që kanë ata, po do të jetë dhe urë lidhëse për investimet dhe bizneset.

SHHLP-03

Aty në orën 14.00 e takuan të parin e Bujanocit, z.Shaip Kamberi
Edhe me z.Kamberi, bashkëbiseduan për shumë tema dhe e përgëzuan për suksese. Padyshim, delegacioni i mërgimtarëve, si në Preshevë ashtu edhe në Bujanoc, folën edhe për një unifikim më të mirë të faktorit politik në Luginë të Preshevës dhe tu jepet hapësirë më shumë edhe mediale Medvegjës.

SHHLP-04

Takim edhe me ish kryetarin e komunes se Bujanocit, Prof.dr.Nagip Arifi

SHHLP-05

Mërgimtarët tanë, nuk e harruan edhe ish të parin e Bujanocit, Prof.dr.Nagip Arifi, me të cilin kanë bashkëpunuar sa ishte kryetar dhe i dëshiruan suksese dhe e falënderuan për mbështetjen që i ka dhënë mërgatës sonë. Gjithsesi, folën që mërgata jonë, dëshiron dhe pret, që të jemi më të bashkuar në atdhe, që të jemi më të fortë, në të mirë të këtyre trevave shqiptare. Delegacioni nga mërgata, u nda shumë i kënaqur me këto takime dhe pret që tu jepet hapësirë më shumë mërgimtarëve, duke e ditur, se atje është një potencial i pastër jo vetëm financiar por edhe në fusha të tjera jetësore. Gjithsesi, ky delegacion, kërkoi, që në të dy komunat, të kenë një zyre enkas për mërgimtarët tanë. /presheva.com/

Vetaksidentohet vetura në Medvegjë, rrezikon rëndë jetën e vozitësit

 

Gjatë ditës së djeshme në fshatin Maçedonc të Medvegjës një veturë është vetaksidentuar me ç’rast vozitësi ka humbur drejtimin dhe është përplasur me anësoret e rrugës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit. Shoferi përkundër aksidentimit të rëndë ka arritur shpëtojë me lëndime të lehta.

Tribunë e Klubit të vendlindjes “Trojet”

Prishtinë, 23 qershor(medvegja.net)

 

23 QERSHOR 1999 – DITA E TË DËBUARVE DHE TË ZHVENDOSURVE NGA MEDVEGJA, BUJANOCI DHE PRESHEVA

Politika shekullore serbe ndaj shqiptarëve në përgjithësi, e veçanërisht ndaj shqiptarëve të Anamedvegjës ishte armiqësore

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë po anashkalojnë çështjen e shqiptarëve të Luginës dhe nuk po kërkojnë masa reciprociteti si për serbët e Kosovës

Nën organizimin  e Klubit të vendlindjes “Trojet”, sot në Prishtinë u mbajt një tribunë me rastin e 23 Qershorit 1999 – Ditës së të dëbuarve dhe të zhvendosurve nga Medvegja, Bujanoci dhe Presheva. Përveç anëtarëve të Kryesisë,  në tribunë morën pjesë: Raif Qela, deputet i Parlamentit të Kosovës, Xhelal Mehmeti, zëvendëskryetar i komunës së Preshevës, Dr. Ramadan Xhema, veprimtar i çështjes kombëtare shqiptare, Sami Kurteshi, ish-avokat i popullit të Kosovës, Refik Hasani, Lulëzim Ibishi, Raif Qela, Agim Hasani, Ismail Muharremi, Nehat Hyseni  e shumë personalitete të tjera të jetës politike dhe shoqërore të këtyre tri komunave. Punimet e Tribunës i përcollën edhe mjetet elektronike dhe të shkruara të informimit, si TV Klan, Kosova Press, medvegja.net, RTK etj.

Hapjen e bëri Bislim Musliu, kryetar i Klubit të vendlindjes ''Trojet''.Fjalët hyrëse rreth kësaj teme i paraqitën: Ismail Muharremi, kryetar nderi i Klubit të vendlindjes “Trojet” dhe Refik Hasani, iniciator i shënimit të kësaj date, kurse në debatin përmbajtjesor dhe shterues morën pjesë shumë të pranishëm.

Klubi “Trojet” është bërë strehë e interesave të banorëve të kësaj ane, - u tha në fillim të këtij debati, - i cili sivjet shënoi edhe 24 – vjetorin e Referendumit të 1 dhe 2 Marsit të vitit 1992,  si dhe 23 Qershorin 1999 – Ditën e të dëbuarve dhe të zhvendosurve të këtyre tri komunave të Kosovës Lindore.

Dita e 23 Qershorit të vitit 1999, ishte ditë e kobshme për banorët e kësaj ane, sepse edhe njëherë u përsërit historia e hidhur vitit 1878, kur shqiptarët e Sanxhakut të Nishit, të Toplicës, të Leskocit, të Vrajës e të Prokupljes u masakruan barbarisht dhe u dëbuan nga trojet e tyre shekullore.

Kosova dhe Tirana zyrtare pothuaj se po heshtin për këto të zeza të shkaktuara ndaj shqiptarëve. Përveç një Rezolute të miratuar në Kuvendin e Kosovës, e cila trajton çështjen e të zhvendosurve, por që deri më sot nuk ka gjetur ndonjë zbatim, Qeveria e Kosovës kurrë nuk e pa të udhës të formojë një zyrë a drejtori për çështjen e të zhvendosurve, e të mos flasim për ndonjë ministri, siç e ka bërë Serbia, fjala vjen, dhe nuk ka të dhëna të sakta për numrin e të zhvendosurve. Vetëm në komunën e Gjilanit sot jetojnë mbi 11. 000 shqiptarë të këtyre tri komunave, e të mos flasim për Fushë Kosovën, Prishtinën, Hajvalinë, shtetet Perëndimit etj. Më tepër se 50 për qind e popullsisë së komunës së Preshevës jetojnë jashtë trojeve të veta, kurse Medvegja pothuajse është boshatisur nga banorët shqiptarë – u tha në këtë tribunë. Banorët shqiptarë të këtyre tri komunave tashmë po trajton si banorë pa atdhe, sepse në Kosovë nuk po mund të sigurojnë as dokumente identifikimi, kurse në vendlindje u janë pasivizuar edha adresat e banimit dhe nuk kanë ku të kthehen.

Shqiptarët e pakët të mbetur në komunën e Medvegjës tashmë po ballafaqohen me probleme të shumta ekzistenciale, siç është punësimi, shkollimi, tekstet në gjuhën shqipe, pasivizimi i adresave të banimit, madje në kohë të fundit edhe vandalizmi i varrezave të të parëve, gjoja nga arkeologë të dyshimtë, që e gjithë kjo po e bën jetën të padurueshme.

 Problemi i shqiptarëve të Luginës  do zgjidhje politike. Më e pakta çka mund të kërkojë Prishtina zyrtare për shqiptarët e Kosovës Lindore, është vendosja e reciprocitetit. Ajo që e kërkon Serbia për serbët e Kosovës, të vlejë edhe për shqiptarët e atjeshëm.

Shqiptarët e komunës së Medvegjës dhe strukturat e tyre politike tashmë po injorohen dhe anashkalohen edhe nga strukturat udhëheqëse të komunës së Bujanocit dhe të Preshevës, sepse tashmë nuk po përfshihen në programet e tyre  për zgjidhjen e problemeve të tyre të përbashkëta. Nuk janë të pakta edhe rastet e udhëtimeve të delegacioneve të tyre të ndryshme jashtë atdheut, madje edhe në Amerikën e largët, në të cilat nuk ftoheshin të merrnin pjesë edhe përfaqësuesit e Medvegjës. S’do mend se përçarja është dëmshme synim shekullor i armikut tonë të përbashkët dhe e keqja që sot e ka kapluar Medvegjën, nesër do të trokas edhe më fuqishëm në dyert e banorëve të Bujanocit dhe të Preshëvës.

Kryesia e Klubit të vendlindjes “Trojet”, në bazë të debatit të zhvilluar në Tribunën me rastin e shënimit të 23 Korrikut 1999 – Ditës së të dëbuarve dhe të zhvendosurve nga Medvegja, Bujanoci dhe Presheva, miratoi këto

 

                    KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME

 

I.  Për partitë politike dhe institucionet e Medvegjës, të Bujanocit dhe të Preshevës

-          Këshilltarët komunalë shqiptarë të Medvegjës, të Bujanocit dhe të Preshevës të organizojnë një takim të përbashkët dhe të pranojnë edhe zyrtarisht ekzistimin e kategorisë së të dëbuarve dhe të zhvendosurve shqiptarë nga këto tri komuna,

-          Kryetarët e këtyre tri komunave, kryesuesit e kuvendeve  dhe Këshilli Nacional t’i rekomandojnë Parlamentit të Serbisë, si dhe të njoftojnë edhe Prishtinën,Tiranën dhe instancat e mekanizmat e BE-së lidhur me çështjen e të zhvendosurve dhe të shpërngulurve shqiptarë,

-          Regjistrimi që nuk u pranua të mbahej në vitin 2011, të mbahet me kusht që të jetë një rubrikë e veçantë për kategorinë e të zhvendosurve dhe të shpërngulurve shqiptarë,

-          Të tri komunat të shtrojnë si pikë të veçantë të rendit të punës çështjen e të zhvendosurve, të marrin vendime dhe të nxjerrin konkluzione e rekomandime përkatëse si  institucione lokale,

-          Të tri komunat të formojnë drejtori apo komision të përhershëm për të dëbuarit, të zhvendosurit dhe të shpërngulurit shqiptarë.

 

II.  Për Qeverinë e Republikës së Serbisë

-          Të pranohet zyrtarisht nga Parlamenti dhe Qeveria e Republikës së Serbisë se ka të dëbuar dhe të zhvendosur shqiptarë jo vetëm nga këto tri komuna, por edhe nga pjesë të tjera të Serbisë,

-          Të krijohen kushtet dhe mundësitë  për riintegrimin e kategorisë së të dëbuarve dhe të zhvendosurve shqiptarë,

-          Të organizohet një  konferencë e donatorëve për riintegrimin e  kategorisë së të dëbuarve dhe të zhvendosurve shqiptarë,

-         Të bëhet caktimi i një shumë të konsiderueshme të parave për të gjitha ata që dëshirojnë të kthehen në shtëpitë e tyre,

-          Të krijohet një komisioni nga Parlamenti i Serbisë që do të trajtonte këtë çështje shumë seriozisht dhe në mënyrë institucionale.

 

III.  Për Qeverinë e Republikës së Kosovës

-          Të bëhet  njoftimi dhe sensibilizimi i opinionit për çështjen e të dëbuarve që nga viti 1990, e veçmas pas qershorit të vitit 1999,

-          Të bëhet regjistrimi i kësaj kategorie të njerëzve që janë me banim në Kosovë, në një rubrikë të veçantë, duke i evidentuar në mënyrë të saktë të gjithë të zhvendosurit dhe të shpërngulurit shqiptarë nga Medvegja, Bujanoci dhe Presheva dhe shqiptarët e tjerë nga qytete të tjera të Republikës së Serbisë,

-          Të hartohen projekteve konkrete për kategorinë e të zhvendosurve shqiptarë  që aktualisht jetojnë në Republikën e Kosovës,

-          Të ngrihet një komisioni që do të përbëhej nga përfaqësuesit e tri komunave, të Qeverisë së Serbisë dhe të instancave të tjera të BE-së që do të evidentonte gjendjen sociale të  shqiptarëve të zhvendosur dhe të shpërngulur,

-          Të bëhet njohja dhe pranimi i statusit të refugjatit  të shqiptarëve të këtyre tri komunave, me qëndrim të përkohshëm në Kosovë,

-         Të bëhet evidentimi i kësaj kategorie të njerëzve që nuk posedojnë as dokumente të Serbisë, as të Kosovës, si dhe të atyre që posedojnë vetëm njërën palë të dokumenteve. 

 

IV. Për Qeverinë e Republikës së Shqipërisë

-         Së bashku  me Qeverinë dhe Parlamentin e Kosovës  të koordinojnë, të harmonizojnë dhe të hartojnë një platformë të përbashkët, të   ndajnë një fond të përbashkët dhe të përhershëm, të formojnë një komision parlamentar të përbashkët dhe të funksionalizojnë dy zyra në të dy qeveritë, 

-          Të bëhet hapja e një konsullate në Medvegjë.

 

V. Për faktorin ndërkombëtar

-          Të bëjë presion mbi Qeverinë e Serbisë që, nëse donë të anëtarësohen në instanca të BE-së, t’i plotësojnë edhe disa parakushte dhe të pranojnë zyrtarisht ekzistencën e të dëbuarve dhe të zhvendosurve shqiptarë,

-          Të iniciojnë, të mbështesin dhe të monitorojnë regjistrimin dhe evidentimin e saktë të të gjithë të zhvendosurve dhe të shpërngulurve,  pavarësisht se ku gjenden me banim të përkohshëm.

 

VI. Për shoqatat  dhe mediet e shkruara dhe ato elektronike

-          Të bëhet njoftimi, lobimi  dhe alarmimi i opinionit të gjerë, jo vetëm shqiptarë, por edhe të atij ndërkombëtarë, për  pasqyrimin e drejtë të kësaj kategorie të njerëzve në favor të krijimit të një klime për kthimin dhe riintegrimin e tyre në vendlindje,

-          Shoqatat që përfaqësojnë interesat dhe thirren në kauzën e shqiptarëve të Medvegjës, të Bujanocit dhe të Preshevës, që veprojnë në Kosovë, por që janë bërë pikë e pesë, të ndara e të përçara, të ulen bashkërisht dhe t’i shqyrtojnë këto çështje, duke menduar seriozisht të bashkëngjiten në ndonjë trup a forum të përbashkët, si federatë apo konfederatë të të gjitha shoqatave a grupimeve që thirren dhe përkrahin aktivitetin që e zhvillojnë në Kosovë.  

       

Krejt në fund, pjesëmarrësit e kësaj tribune ranë dakord që të mbahen më shumë tryeza, debate publike  e konferenca shkencore me këtë temë,  jo vetëm në Preshevë e  në Prishtinë, por edhe në Tiranë e në qendra të tjera.   

 

  

Prishtinë, më 23 qershor 2016                    Kryetari i Kryesisë së KV “Trojet”,

                                                                               Bislim Musliu, d.v.