21Nëntor2017

Ka ndëruar jetë Shaban Rushiti, nga Llapashtica

Redaksia e Lajmeve në medvegja.net i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes RUSHITI, duke e lutur Zotin e Madhërishëm që të zbus dhembjen për familarët, ndërkaq të ndjerin ta mëshiroj.

 

 

Pse po harrohen përfaqësuesit shqiptarë nga Medvegja

Komuna e Medvegjës është një ndër tri Komunat e banuara me shqiptarë,krahas Bujanocit dhe Preshevës

Komuna e Medvegjës është një ndër tri Komunat e banuara me shqiptarë,krahas Bujanocit dhe Preshevës . Në delegacionet që po marrin pjesë për takime me Qeverin e Republikës së Serbisë,në Tiranë,në Prishtinë,por edhe vizita të shpeshta nëpër Evropë dhe Amerikë , harrohen përfaqësuesit nga Komuna e Medvegjës , herë të qëllimshme e herë jo . Ky shkrim është edhe një lloj reagimi me rastin e fundit që një delegacion nga LDD-ja vizitoi Bujanocin , kurse ky delegacion jo që nuk e pa të arsyeshëm ta vizitoj Medvegjën por nuk e pa të arsyeshëm as të ftoj dikend nga Komuna e Medvegjës të marrë pjesë në këtë takim. Po ashtu , kjo nuk pati përmisime kur një delegacion nga Bujanoci dhe Presheva erdhi dhe u takua me liderin e AAK-së në Prishtinë, po ashtu edhe në këtë përbërje mungonte dikush nga përfaqësuesit shqiptarë nga Medvegja.Në këto takime përveqë gabimit të pafalshëm mungonin përfaqësusei shqiptarë nga Medvegja,por edhe asgë nuk u tha konkretisht që duhet të shtrohet lidhur me kërkesat e tona të ligjshme .Po ashtu ishte shumë gabim kur në këto takime,dy liderët e partive opozitare të Kosovës z.Daci dhe z.Haradinaj nuk ditën e as nuk patën guxim t'ju japin ,,leksione " lidhur me marrjen pjesë apo jo ,që shqiptarët të pranojn dhe të formojn këshillin Nacional sipas ligjeve serbe në fuqi. Këto takime në këtë formë të gabuar u përsëritën, pasi diplomacia shqiptare dhe politika e Kosovës ka obligim ta mbroj , shtroj dhe ngrisë shumë drejtë çështjen e shqiptarëve të mbetur nën administrimin e Serbisë në të gjitha nivelet ndërkombëtare.Ju kujtojm që këto dy lider ishin në krye të institucioneve të Kosovë z.Haradinaj ishte Kryeministër , z.Daci ishte Kryetari i parlamentit të Kosovës dhe asgjë nuk u përmisu gjendja e plotësimit të drejtave individuale dhe kolektive të tyre . Deri më tani nga institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë nuk arritë së paku nga dy parlamente të bëhet ndonjë deklaratë apo pse jo edhe nga një rezolut lidhur me shkeljen e të drejtave të shqiptarëve të mbetur nënë administrimin e Serbisë . Harres pas harrese , ku të njëtin gabim bëri edhe z.Ilir Meta ZëvendësKryeministër i Shqipërisë , ministër i punëve të jashtme dhe Kryetari LSI- së ,gabimi fatal i tij ishte se e harroi ta vizitoj Medvegjën !.Edhe atëher edhe tash jo vetëm këto tre lider të partive nuk arritën ta kuptojn kompleksin dhe sfidat me të cilat ballafaqohen shqiptarët nga Krahina shqiptare e mbetur nënë administrimin e Serbisë. I kujtojm opinionit se edhe në takimet e më hershme me presidentin e Kosovës z.Fatmir Sejdiu delegacioni i lartë ishte në përbërje vetëm nga Presheva dhe Bujanoci ! ,kurse nga Medvegja mungonte përfaqësuesi. Nëse vazhdohet që edhe më tej përfaqësuesit shqiptarë të Mevegjës të mos marrin pjesë në kuadër të delegacioneve shqiptare të Preshevës dhe Bujanocit është më tepër se një harresë.Mospërfshirja e përfaqësusve nga kjo Komunë ka kuptimin shumë të dëmshëm,me lemente dhe premisa të mos përmendet , dhe lënja e shqiptarëve të Medvegjës nën mëshir të askujt , sikur kemi mbetur pa përfaqësues shqiptarë nga Medvegja.Dëmi më i madhë është duke i bërë edhe kjo formë e harresës nganjëherë e qëllimshme.Dikush do të mendonte se edhe nuk është e obligueshëm të ketë përfaqësus shqiptarë ga Medvegja,por më mirë që i dinë banorëtë vendor hallet ,askush nuk mund ti identifikoj dhe ti shtroj drejtë.Dëmi do të jetë shumë i madhë nëse vazhdohet me këtë avaz , fajtor që përfaqësusesit shqiptarë nga Medvegja nuk po përfshihen,së pari është nga vetë shiptarët vendor,por faji bjen edhe mbi bartësit dhe liderët e institucioneve të Shqiparëisë dhe Kosovës.Në këtë rastë humbësit më të mdhenjë jan vetë shqiptarët nga Medvegja, por edhe ata nga Presheva dhe Bujanoci .Përveqë aspekteve të përbërjs së delegacioneve , duhet të kihet parasysh që edhe duhet të dilet me një qëndrim:Shqiptarët duhet a po nuk duhet të marrin pjesë në zgjedhjet për parlament të Serbisë.Po ashtu shqiptarëve ju duhet apo jo formimi i një Këshilli nacional në kuadër të ligjeve egzistuese të Serbisë. Në këto takime nuk po përmendët fare Referendumi i mbajtur më 1 e 2 mars 1992, sakrifica e banorëve shqiptarë dhe lufta e bërë nga UÇPMB-ja dhe Marrëveshja e Konçulit. Po harrohet që këto troje dita ditës po zbrasen me të madhe në mënyrë të heshtur. Serbia nuk ka plane,strategji dhe platform as për inegrimin e shqiptarëve dhe kthimin e të zhvendosurve,as për lejimin e përdorimin të gjuhës shqipe, simboleve dhe përfaqësimit të tyre në të gjitha nivelet sipas numrit të përbërjes.Nuk ka vullnet të hapë një universitet publikë në gjuhën shqipe dhe të investoj në rregullimin dhe përmisimin e kushtevenë këto tri Komuna shqiptare me zhvillimin më të ulët në Serbi .Shteti Shqiptarë dhe i Kosovës duhet ti njohë dhe mbroj këto çështje fundamentale .Por kur po harrojm përfaqësuesit shqiptarë nga Medvegja,sikur na jepë të kuptojm që këto të drejta vështirë do ti kërkojm .I kujtojm lexuesve se para pakë ditësh në Medvegjë ishte një delegacion i nivelit të lartë në krye me presidentin z.Boris Tadiq . Kjo vizit e Tadiqit në Medvegjë ka domethënje të mira për serbët e mbetur në Komunën e Medvegjës , por kjo tingëllon kjartë që shqiptarët kan mbetur të pa krahë , të pa zot dhe nuk i din dhe nuk ka kush ia qan hallet e tyre . Sipas regjistrimit të vitit 2001 shqiptarët me 26,8 % , e përbëjnë numrin e përgjitshum të popullsisë të Komunës së Medvegjës.Duhet cek se regjistrimi i popullsis ka ndodh pas shpërnguljes dhe dëbimeve masive të shqiptarëve të Medvegjës ku mbi tetë mijë i lëshuan trojet e tyre.Pas regjistrimit të popullatës u shpallen zgjedhjet e lira në vitin 2002 në të cilat morën pjes edhe shqiptarët e Medvegjës .Kuvendi Komunal i Medvegjës përbëhet nga 35 Këshilltarë , kurse shiptarët në zgjedhjet lokale të 11 majit 2008 përfaqësohen dhe kan tetë (8) Këshilltarë . Shqiptarët qeverisin me një drejtori të drejtoratit edhe Nënkryetari i Kuvendit është shqiptarë,me ligjë duhet të praktikohet edhe përdorimi i dy gjuhsisë edhe gjatë seancave të Kuvendit dhe prej vitit 2003 Këshilltarët shqiptar në Kuvendin Komunal mundë të diskutojn edhe në gjuhën shqipe. Me të drejtë popullata shqiptare e Komunës së Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës do të presim nga shteti i Shqiptarë dhe i Kosovës dhe nga dy Akademitë tona që kemi obligim ,të shtrojm dhe mbrojm drejtë çështjen e shqiptarëve.Mbi të gjitha Prishtina duhet të konsiderohet si kryeqitet jo vetëm i kosovarëve por i të gjithë shqiptarëve anekëndë kufijve të ish–ngrehinës artificiale të quajtur Jugosllavi. Rajoni më i prapambetur në Evropë do të duhej të lirohet nga disa taksa e tatime!? Shkruan : Mr. Sc. Refik HASANI

Medvegja, Bujanoci e Presheva si Rajoni më i prapambetur në Evropë pasi ka mbetur edhe më tej më i pa zhvilluar dhe është domosdoshmëri e kohës që të ndihmohet që së paku të lirohet nga tatimi në pronë si dhe taksa e kontribute tjera . Borxhet të ngrihen apo edhe të lirohen plotësisht nga tatimi në pronë dhe taksa tjera . Që nga viti 1999 deri në vitin 2015 të lirohen nga tatimi. Propozimi në fjalë është që tri komunat duke i marrë parasysh rrethanat, duke miratuar edhe me një rekomandim që t’ju drejtohet Parlamentit dhe Qeverisë së Serbisë, por edhe instancava e mekanizmave Ndërkombëtar, që nga të gjitha borxhet e mbetura jo të paguara të lirohen. Kjo do të ndihmonte të gjithë ata që dëshirojn të kthehen dhe të jetojn në trojet e të parëve. Ndihma do të ishte edhe për të dëbuarit, zhvendosurit dhe shpërngulurit që mendojn të kthehen dhe të vazhdojn të marrin dokumenta të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës. Këto tri komuna të ndihmohen, mbështeten dhe të përkrahin çdo familje që është duke jetuar aktualisht në këtë Rajon më të prapambetur të Evropës . Një nga investimet është edhe kjo - bile të lirohen nga disa taksa dhe kontribute ,pasi ende ska edhe pas më se një dekadë e gjysmë nga projekte serioze e kapitale për kthim të ndihmuar nga Qeveria e Serbisë .Duke u liruar nga tatimi në pronë si dhe taksa e kontribute ,kështu do të joshen njerëzit për të vazhdura të jetojn e pse jo edhe për ata që dëshirojn të kthehen në toka e të parëve. Ne, më herët kemi kërkuar publikisht që për Medvegjë , Bujanoc dhe Preshevë të mbahet një konferencë e donatorëve që së pari të marrin pjesë Prishtina, Tirana dhe donator të huaj. Serbët lokal në Kosovë gëzojn shumë beneficione të mëdha vetëm sepse janë të regjistruar si të zhvendosur, kurse të zhvendosurit Shqiptarë gati kan mbetur nënë mëshirën e fatit të tyre.Tani janë dy Deputet Shqiptarë në Parlamentin e Republikës së Serbisë në Beograd dhe ata do duhej që këtë çështje ta shtrojn në Parlament dhe ta theksojn se kjo krahinë është ndër krahinat më të prapambetura, jo vetëm në ish hapsirat Jugosllave por edhe në Evropë. Kështu që ky Rajon të lirohet nga disa taksa dhe tatime në pronë. Por, zhvillimi i këtij rajoni do ta ndihmonte edhe më shumë në mos shpërngulje edhe mbajtja e një konference e donatorëve .


UEFA uron Shqipërinë për kualifikimin në Evropian

Shqipëria kualifikohet në Euro 2016

UEFA e ka uruar suksesin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë, e cila u kualifikua në Kampionat Evropian, pas fitores 3:0 ndaj Armenisë, shkruan Zëri.

“U kualifikuan. Shihemi në Francë. Urime Shqipëri”, ka shkruar shtëpia e futbollit evropian në grupin e saj zyrtar në Facebook, përcjell Zëri.

“Fitorja 3:0 ndaj Armenisë ia mundësoi Shqipërisë kualifikimin e parë në një eveniment të rëndësishëm, pasi ka dy pikë më shumë se Danimarka, e cila tashmë i ka mbyllur ndeshjet”, shkruan në UEFA.com. /Zëri/