21Nëntor2017

Cana: Në Europian me kokën lart, si Shqipëri e Madhe

Cana: Në Europian me kokën lart, si Shqipëri e Madhe

Në Europian me kokën lart, jo si Shqipëria e vogël, por pretendojmë si Shqipëria e madhe, është shprehur kapiteni i kombëtares Lorik Cana, në pritjen e kryeministrisë. Kombëtarja është e lumtur kur sakrificat tona kuptohen vijoi kapiteni.

“Në emër të ekipit, është shumë e vështirë të gjejmë persona të cilët brenda vendin tonë, institucione, shoqëri, ambiente të ndryshme në rini, të moshuar, sigurisht të gjithë e dinë pasionin dhe krenarinë, dhe atdhetarinë që kemi ne për vendin tonë, dhe kur flas për vendin tonë, gjithëpërfshirës. Është vështirë disa herë të kuptosh sakrificën dhe mundin që bëjnë këta djem. Si më i vjetri në kombëtare kanë ardhur me të njëjtin qëllim dhe kur kemi mbështetjen dhe njerëz që e vlerësojnë këtë sakrificë sigurisht për ne gëzimi është i shumëfishuar. Në emër të ekipit besoj se çdo nga lojtarët tanë jemi jo vetëm krenar e të lumtur per vetëm po edhe sepse dimë sa u kemi bërë të lumtur dhe kjo na jep kënaqësinë më të madhe”, tha Cana, pa fshehur edhe emocionet e gëzimit. 

Duke përmendur një thënie të Mit’hat Frashërit, Cana shprehet se shqiptarët do të fitojnë çdo luftë kur të kenë mbaruar betejat brenda vetes.

“Besoj që kjo kombëtare ka arritur një gjë, që në çdo lloj beteje mes vetes, xhelozie, interesi personal e kemi lënë anash”, tha Cana/zeri/

PD përshëndet vendimin për Asociacionin dhe rezultatin e zgjedhjeve në Medvegjë

Partia Demokratike, të enjten në mbrëmje, në selinë e saj në Bujanoc, ka zhvilluar mbledhjen e Kryesisë.

 

Në këtë takim të rregullt është bërë një analizë e situatës në Luginë të Preshevës, me theks të veçantë në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe rezultatit në Medvegjë, si dhe dhënien e aprovimi të këtij subjekti politik për marrjen e vendimit mbi formimin e Asociacionit të komunave shqiptare në Serbi.

“Krijimi i asociacionit të komunave shqiptare  në Serbi do të sensibilizojë edhe më shumë opinionin  rreth paknaqësive të shqiptarëve si dhe u kërkua  përkrahja edhe më e madhe  e shteteve shqiptare për Luginën në të gjitha rrafshet e bashkëpunimit”, thuhet në kumtesën e lëshuar nga PD, transmeton Titulli.com.

Kryesia e këtij subjekti politik përshëndet rezultatin zgjedhor në Medvegjë edhe përkundër pengesave që kishin votuesit për të kaluar kufirin.

“Fal vullnetit të pamposhtur të qytetarëve PD arriti një fitore  kolosale duke fituar 5 mandate  të këshilltarëve, si dhe duke rritur  numrin e këshilltarëve  në 8 nga 6 sa ishin në mandatin e kaluar  ku vetëm PVD kishte “privilegjin” të participojë si parti e vetme shqiptare në zgjedhje”, thuhet në kumtesë.

Partia Demokratike ka vlerësuar shumë pozitive vizitën e planifikuar të kryetarit të këtij subjekti dhe komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, që do ta bëjë në Washington dhe New York./Titulli.com/

***************************************************************************************************************************************

K O M U N I K A T Ë 

Nga mbledhja e rregullt e kryesisë dhe kryetarëve të nëndegëve të PD-së e mbajtur më 01.10.2015 në Bujanoc, me këtë: 

Rend të ditës

  1. Propozim Vendimi mbi  ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Partisë Demokratike nr. 04/ 2011 të datës 02.07. 2011.
  2. Analiza e situatës politike ( zgjedhjet lokale në Medvegjë  si dhe aprovimi i vendimit mbi  formimin e Asociacionit të  komunave shqiptare në Serbi.
  3. Të ndryshme. 

Në mbledhjen të cilën e kryesoi Kryetari i PD-së, zotëri Nagip Arifi ,i cili raportoi para anëtarëve të kryesisë dhe kryetarëve të nëndegëve mbi ecuritë e fundit në komunën e Bujanocit  dhe në Luginë.

 Gjatë diskutimeve, njëzëri u aprovua vendimi që për shkak të zgjerimit të partisë edhe në komunën e Medvegjës, që me Statutin e Partisë Demokratike mundësohet inkorporimi i përfaqësuesve të degës së PD-së në Medvegjë në: Kuvendin e përgjithshëm, Këshillin qendror dhe Kryesinë e Përgjithshme të partisë. 

Nga anëtarët e kryesisë u përshëndet rezultati i arritur i PD-së në zgjedhjet e parakohshme lokale në Medvegjë të mbajtura më 13.09.2015, ku edhe pse PD mori pjesë për herë të parë në zgjedhje, dhe përkundër pengesave artificiale të krijuar nga qeveria Serbe, për t’i penguar votuesit shqiptarë për të votuar, prap se prap fal vullnetit të pamposhtur të qytetarëve PD arriti një fitore  kolosale duke fituar 5 mandate  të këshilltarëve, si dhe duke rritur  numrin e këshilltarëve  në 8 nga 6 sa ishin në mandatin e kaluar  ku vetëm PVD kishte “privilegjin” të participojë si parti e vetme shqiptare në zgjedhje.

Paralajmërimet ogurzeza  të partisë së Riza Halimit se PD do të krijojë përçarje me krijimin e degës së saj në Medvegjë u demaskua në tërësi me faktin e numrit rekord të këshilltarëve shqiptarë në këtë komunë.

Anëtarët e kryesisë përshëndetën dhe përkrahën unanimisht vendimin e këshilltarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës mbi marjen e Vendimit mbi themelimin e asociacionit të komunave shqiptare në Serbi i cili Vendim rrodhi si pasojë logjike e mos realizimit të drejtave kolektive dhe indviduale të shqiptarëve  duke u mbështetur në vendimet e marura më herët  si vazhdimësi e përpjekjeve  që nga:  Referendumi i 1 dhe 2 marsit të vitit 1992, Lufta e UÇPMB-së, mos realizimi i programit të dy qeverive të vitit 2001 mbi integrimin e shqiptarëve në organet shtetërore, platforma politike e Kuvendit të këshilltarëve shqiptarë të vitit 2006 si dhe në fund marrveshja e Brukselit në mes Qeverive të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, mbi krijimin e asociacionit të komunave serbe në Kosovë.

Krijimi i asociacionit të komunave shqiptare  në Serbi do të senzibilizojë edhe më shumë opinionin  rreth paknaqësive të shqiptarëve si dhe u kërkua  përkrahja edhe më e madhe  e shteteve shqiptare për Luginën në të gjitha rrafshet e bashkëpunimit.

Kryesia e PD-së shpreh keqardhje për mospjesmarrjen e këshilltarëve të PVD-së në seancën e Këshilltarëve shqiptarë të mbajtur më 12.09.2015 në Preshevë ku edhe u mor Vendimi  mbi themelimin e asociacionit të komunave shqiptare në Serbi.

Po ashtu  u përshëndet edhe vizita e planifikuar  e kryetarit Arifi  në Ëashington dhe Nju Jork ku do të takohet me kongresistë dhe senatorë  ku  jemi të sigurt se  do t’i artikulojë  si është më së miri  problemet dhe preokupimet e popullatës Shqiptare në Luginën e Preshevës. 

Kryesia e PD-së
Shërbimi informativ 

Nënkryetari i Kamenicës:Të dielën, kthehuni në Medvegjë

Nënkryetari i komunës së Kamenicës z.Fatmir Matoshi i cili ditë më parë kishte vizituar Medvegjën, përmes medvegja.net ka bërë thirrje për pjesmarrje masive në zgjedhje.Lexoni të plotë reagimin e z.Matoshit të dërguar në adresën tonë/

''Ekziston vetëm një rrugë për përparimin dhe avansimin e të drejtave të shqiptarëve në Komunën e Medvegjës, ajo është e drejta demokratike dhe obligimi qytetar e kombetar për të marrë pjesë në zgjedhje. Këtë të diele atje do të mbahen zgjedhjet e parakohshme komunale. Të gjithë jemi të vetdijëshëm se numri apsolutisht më i madh i shqipatrëve nga kjo komunë është shpërngulur dhe se atje ka ndodhur një spastrim etnik.

Por, Medvegjasit këtë të diele duhet që në mënyrë masive të kthehen në komunën e tyre dhe të votojnë për pronat e tyre dhe të drejtat e veta. Sa më i madh që të jetë numri i shqiptarëve që votojnë, aq më të fuqishme do të jenë organet komunale dhe delegatët shqiptar të Kuvendit Komunal. Hapja e kufirit në Kapi të Sfircës që do të ndodh së shpejti dhe lidhja e drejtpërdrejt e Medvegjës me Kamenicën është edhe një shpresë më shumë se një ditë do të krijohen kushtet për kthimin e përhershëm të shqiptarëve në tokat e veta. Bashkëkombas të nderuar të Komunës së Medvegjës, kryeni obligimin Tuaj kombëtar e qytetar, votoni të dielën në Medvegjë, jepni një rast dhe një mundësi më shumë të ardhmes Tuaj më të mirë. Urime, Fatmir Matoshi, Nenkryetar i Komunes se Kamenices/Fatmir Matoshi, nënkryetar i komunës së Kamenicës-medvegja.net/''