21Nëntor2017

Kosova edhe zyrtarisht është anëtari i 55-të i UEFA-së

Kosova është tashmë anëtari i 55-të i UEFA edhe zyrtarisht pas votimit në Budapest të Hungarisë.

Në kongresin e 40-të të UEFA-s, Kosova morra dritën e gjelbër që të bëhet anëtar me të drejta të plota.

28 nga 54 shtet votuan pro Kosovës, ndërsa 24 ishin kundër dhe dy vota dolën të jenë të pavlefshme. Më shumë emocione dhe lot u prit lajmi për pranimin e Kosovës.

 

KNSH po pergatit padinë për MPB të Serbisë

 

I pari i Këshillit Nacional Jonuz Musliu, ka thënë se për këtë veprim të Ministrisë serbe të Punëve të Brendshme janë të njoftuar të gjithë faktorët relevant ndërkombëtarë.
Këshilli Kombëtarë Shqiptarë në Luginën e Preshevës, është në fazën përgatitore të aktpadisë kundër Ministrisë serbe të Punëve të Brendshme, për shkak të siç thuhet marrjes së të drejtës së shtetësisë shumë shqiptarëve të kësaj zone.

Musliu, është zotuar se nuk do të ndalet së kërkuari të drejtat e shqiptarëve në Serbi.

Ndërsa në Luginë janë qindra shqiptarë që tashmë Ministria serbe e Punëve të Brendshme i ka fshirë nga regjistri civil. Në Republikën e Kosovës, janë mijëra të zhvendosur shqiptarë nga Lugina të cilët nuk kanë asnjë lloj dokumenti. Kryetari i KNSH-së, Jonuz Musliu, ka ftuar Qeverinë e Kosovës që këtyre qytetarëve t`iu mundësohen dokumentet personale/knsh/