21Shtator2017

bashkesite islame 27 qershor 2013 (1)

Bashkësitë Islame Shqiptare zhvillojnë mbledhjen e radhës në KMSH

Përfaqësues të tre bashkësive fetare islame në trevat shqiptare, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Bashkësia Islame e Kosovës dhe Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë, më 27 qershor 2013, kanë zhvilluar mbledhjen e radhës të përbashkët në KMSH.

Në këtë mbledhje u diskutua mbi botimin e librit me referatet e konferencës “Kontributi i prijësve myslimanë në formësimin e vetëdijes dhe identitetit kombëtar”, e cila u zhvillua në Tiranë më 28-29 Shtator 2012, me rastin e 100 vjetorit të shtetit shqiptar.

Ky libër do të jetë një përmbledhje e studimeve të akademikëve, studiuesve dhe pedagogëve të njohur të katedrave të universiteteve më të njohura të trevave shqiptare, të cilët morën pjesë në konferencën e sipërpërmendur dhe do të shpërndahet në të gjitha trevat shqiptare.

Gjithashtu gjatë mbledhjes u diskutua edhe mbi aktivitete të tjera të përbashkëta që do të organizojnë këto bashkësi në vazhdim.

Liritë fetare sipas modelit të BE duke i pasur parasysh edhe specifikat që ka vendi ynë

Prishtinë, 10 maj 2013(medvegja.net)
Komisioni këshillëdhënës për çështjet e lirive fetare, i themeluar kohë më parë nga kryeministri i Kosovës, sot në konferencë për shtyp ka shpalosur punën e tij të deritashme, pas vizitave që ka bërë në disa vende të BE dhe vende të rajonit.

Amir Ahmeti, kryesues i komisionit, pasi foli për qëllimet e themelit të komisionit, për punën e bërë deri më tash, tha:

- Në të gjitha vendet që i kemi vizituar, Bashkësitë Fetare shihen si partnere të institucioneve shtetërore dhe në të gjitha vendet statusi juridik i tyre është i zgjidhur me ligj të veçantë.

- Mosdiskriminimi fetar është shumë me i avancuar se te ne, dhe përkundër sanksionimit të lirive dhe të drejtave fetare me ligj te ne, në praktikë ka shumë defekte, të tilla që nuk mund t'i gjesh në shumicën absolute të vendeve të BE-së.

-Në vendet që kemi vizituar, kemi parë se në një mënyre apo tjetër, bashkësitë fetare mbështeten financiarisht nga shteti. Me rëndësi është të përmendet edhe përkrahja morale që shteti u jep bashkësive fetare, këtu mund të përmendim edhe protokollin e shtetit, i cili udhëheqësit fetar i ka renditur në një shkallë të lartë në krahasim me protokollin e Kosovës.

- Po ashtu, në të gjitha vendet e vizituara nga komisioni ynë, kemi parë se në sistemin publik të arsimit organizohet lënda e edukatës fetare, diku si lëndë obligative e diku fakultative, përveç në Francë, ku Ministria e Arsimit nuk organizon drejtpërdrejt implementimin e kësaj lënde, por edhe këtu nxënësit janë të lirë një ditë në javë për t'iu përkushtuar fesë.

- Edhe e sa i përket bartjes së shamisë së vajzave myslimane gjatë procesit mësimor, përveç në Francë nuk ishte e ndaluar askund me ligj apo me ndonjë akt tjetër nënligjor të nxjerrë nga

Ministria e Arsimit siç është rasti të ne.

- Në disa prej këtyre vendeve përveç qe statusi juridik është i rregulluar me ligj, ato janë edhe të njohura zyrtarisht si fe duke i futur në kushtetute. p.sh. në Austri përveç fesë krishtere, hebreje, është e njohur zyrtarisht edhe feja islame e cila sivjet bënë 101 vjet si fe zyrtare e shtetit austriak.

- Në Universitete, spitale, kazerma ushtarake e aeroporte janë të vendosura vende të posaçme për lutje, pra faltore për të gjithë besimtaret e të gjitha konfesioneve.

Anëtari i Komisionit, Sabri ef. Bajgora tha se pret që qeveria e Kosovës në bashkëpunim me bashkësitë fetare të vendit në mënyrë institucione e në rrugë ligjore, duke i respektuar konventat ndërkombëtare por edhe duke u bazuar në traditën e mirë e pozitive të vendeve të BE, të gjitha çështjeve që kanë të bëjnë më fenë e me bashkësitë fetare, duke u nisur nga definimi i pozitës juridike të bashkësive fetare, pastaj mësimi i lëndës fetare në sistemin e shkollimit publik, vijimi i mësimit të nxënëseve me shami etj të gjendet zgjidhje sipas modelit të BE ku edhe aspirojmë të integrohemi, gjithnjë duke i pasuar parasysh edhe specifikat që ka vendi ynë.

Kryeimami Bajgora tha se në këtë s'ka dyshim se do të ndikoj edhe raporti i komisionit në fjalë që do i përgatitet së shpejti qeverisë.

Anëtar të këtij komisioni përveç deputetit Amir Ahmetit e kryeimamit, Sabri Bajgora janë edhe zv. ministri i jashtëm Petrit Selimi dhe Habib Hajredini nga Zyra e Kryeministrit./Bislame/

Tirana Grand Mosque

Nesër, ceremonia e fillimit të punimeve të Xhamisë së Madhe të Tiranës

Me emrin e Allahut Mëshiruesit Mëshirbërësit

Njoftojmë mbarë besimtarët myslimanë dhe qytetarët që të marrin pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve të Xhamisë së Madhe të Tiranës.

Kjo ceremoni do të zhvillohet nesër në orën 10:00 në vendin e quajtur namazgja, ku dhe do të ndërtohet xhamia e shumëpritur nga të gjithë.

Fillimi i punimeve për ndërtimin e Xhamisë së madhe të Tiranës është një ngjarje historike jo vetëm për besimtarët myslimanë, por për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.

Ndërkohë pas kësaj ceremonie  në orën 11:00 Komuniteti Mysliman, organizon programin e përvitshëm “Profeti Muhamed a. s. – Krenaria e Njerëzimit”.

 Jeni përzemërsisht të ftuar

selim muca

                                                                                                                        Kryetari i Komunitetit Mysliman

Haxhi Selim Muça