16Dhjetor2017

Mrekullia e Universit

Në fund të këtij shkrimi janë disa fotografi mahnitëse të gjithësisë, që e ka krijuar All-llahu Madhështor. Por se para se të mbërrijmë atje, disa të dhëna interesante.

 

Para disa kohe u konstatua nga astronomët, se universi i ka së paku 300 triliardë yje. Për ta kuptuar këtë shifër, duhet ta shënojmë: 300.000.000.000.000.000.000.000. Para kësaj astronomët mendonin, se kishte vetëm tre triliardë yje.

Shkencëtarët madje mendojnë se ka mundësi që të ketë edhe më tepër planetë të largëta në univers. Madje sipas tyre duhet të ketë bilionë planetë si toka, të cilat sillen rreth këtyre planetëve.

Në fillim të tetorit 2011 u shpërblyen me çmimin nobel për fizikë, tre astronomët amerikan Saul Perlmutter, Adam Riess dhe Brian Schmidt. Ata për mëse 12 vite e kishin studiuar e vëzhguar qiellin dhe kishin ardhur në përfundim, se ai është përherë në zgjerim, pra galaksitë pa ndërpre largohen nga njëra tjetra.

Ndërsa Ai i Gjithëdijshmi pikërisht këtë nga e thotë në Kur'an para 1400 viteve si vijon:

51,47: Ne me fuqinë Tonë e kemi ndërtuar qiellin dhe Ne e zgjerojmë atë.

Pastaj në Kur'an i gjejmë edhe këto vargje...

13,2: All-llahu është Ai që ngriti qiejt pa ndonjë shtyllë. Ju i shihni ato. Ai mbizotëroi Arshin dhe nënshtroi diellin e hënën që çdonjëri udhëton deri në një afat të caktuar; Ai rregullon çështjen (e gjithësisë), sqaron argumentet, që të jeni të bindur për takimin (pas ringjalljes) me Zotin tuaj.

67,3: Ai është që krijoi shtatë qiej palë mbi palë. Në krijimin e Mëshiruesit nuk mund të shohësh ndonjë mangësi/të metë, andaj drejto shikimin se a sheh ndonjë çarje?

41,53: Ne do t'u bëjmë atyre të mundshme që të shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre deri që t'u bëhet e qartë se ai (Kur'ani) është i vërtetë. A nuk mjafton që Zoti yt është dëshmitar për çdo gjë?

I lartësuar, i lavdishëm dhe madhështor është Krijuesi ynë Bujar!

Prandaj le ta pranojmë Islamin në tërësi e jo veç ato që na pëlqejnë. Pikërisht këtë na e kërkon All-llahu Mëshirëplotë në Kur'an si vijon:

2,208: O besimtarë! Pranojeni Islamin me të gjitha rregullat e tij dhe mos shkoni gjurmëve të djallit, se ai është armiku juaj i përbetuar.

Po a ia vlen pra që prapë se prapë të mos i nënshtrohemi tërësisht urdhrave të Allahut të lartësuar, por djallit të mallkuar, dhe të bëhemi prej atyre të mjerëve e të humburve, të cilët Krijuesi ynë në Kur’an i përshkruan kështu:

7,179: Ne krijuam shumë nga xhinët e njerëzit për Xhehennem. Ata kanë zemra që me to nuk kuptojnë, ata kanë sy që me ta nuk shohin dhe ata kanë veshë që me ta nuk dëgjojnë. Ata janë si kafshët, madje edhe më të humbur, të tillët janë ata të marrët.

Paqja, bekimi dhe mëshira e Allahut të gjithëpushtetshëm qoftë me juve!

Burim Sogojeva