21Nëntor2017

Myftiu i Republikës së Kosovës merr pjese në manifestimin Medina Kryeqytet i Kulturës Botërore Islame për vitin 2013

Me ftesë të Princit të Medinës, Fejsal bin Selman bin Abdul Aziz, Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava po merr pjesë në Manifestimin e organizuar me rastin e zgjedhjes së Medinës Kryeqytet i Kulturës Botërore Islame për vitin 2013.
Ky manifestim organizohet nën patronatin e Princit Selman bin Abdul Aziz Al Saud, ku po marrin pjesë personalitete të njohura nga shumë vende të botës si, Myftinj, Ministra të Kulturës, Ministra të Çështjeve Islamike, zv. Ministra, ish- president etj.

Në hapjen e manifestimit të pranishmëve iu drejtua me një fjalë përshëndetëse Trashëgimtari i Fronit, princi Fejsal bin Selman bin Abdul Aziz, i cili, veç tjerash, përgëzoi e falënderoi organizatën ISESCO për zgjedhjen e Medinës Kryeqytet i Kulturës Botërore Islame për vitin 2013, duke e cilësuar si vendim të qëlluar ngase Medina ka të gjitha parametrat e duhura për të qenë kryeqytet i kulturës islame, sepse, përveç të tjerash, këtu është edhe Xhamia e Pejgamberit a.s.
Në Medinë, Myftiu i Kosovës, mr. Naim Tërnava pati shumë takime me personalitete pjesëmarrës në manifestim si ministra, myfti e ish-udhëheqës të lart nga vende të ndryshme, si nga Turqia, Liberia, Tunizi, Egjipti, Brazili, Mauritania, Emiratet e Bashkuara, Palestina, Sudani, Indonezia, Malajzia, Estonia, Algjeria, Iranit, Gambia etj., ku Myftiu kërkoi nga bashkëbiseduesit që të ndikojnë tek qeveritë e atyre vendeve që ende s'e kanë njohur Kosovën, që të ndikojnë e t'i nxisin qeveritë e tyre ta njohin atë sa më parë.
Gjithashtu, Myftiu Tërnava pati takim me Princin e Medinës, të cilin e falënderoi për përkrahjen e Mbretërisë së Arabisë Saudite për Kosovën në organizmat ndërkombëtarë.
Ndërsa, Princi saudit shprehu interesim arritjet e Kosovës dhe njëkohësisht u premtoj që do e vizitoj Kosovën në një të ardhme të afërt. Në fund të Takimit, Myfti i dhuroi Princit Katalogun e dorëshkrimeve Arabe.
Pas Medinës, Myftiu Tërnava pritet të qëndroj edhe në Mekë, ku do e kryej Umrën./bislame/

Shtyp mbi foto për t'u hapur!

Manifestim kushtuar Lindjes së Muhamedit a.s.

Prishtinë, 9 shkurt 2013(medvegja.net)

Në Prishtinë në Xhaminë e Madhe pas namazit të drekës u organizua manifestimi përmbyllës me rastin e muajit të lindjes së pejgamberit Muhamedit a.s. apo siç njihet tek ne muaji i mevludit.
Në këtë manifestim të organizuar nga Departamenti i të Rinjve të Kryesisë së BIK në bashkëpunim me Këshillin e BI të Prishtinës qenë të pranishëm drejtuesit më të lartë të Bashkësisë Islame të Kosovës të prirë nga myftiu Naim ef. Tërnava, pastaj përfaqësuesit e Këshillave të Bashkësive Islame nga e gjithë Kosova dhe ata nga Lugina e Presheva, si dhe të ftuar e xhematlinjë të shumtë.

Shtyp mbi foto për t'u hapur!Shtyp mbi foto për t'u hapur!Shtyp mbi foto për t'u hapur!

Manifestimi nisi me ashere nga Kurani i Madhëruar, ndërsa për rëndësinë e  manifestimit kushtuar Muhamedit a.s., para të pranishmëve foli Myftiu i Kosovës, mr. Naim Tërnava, i cili duke folur për rëndësinë që ka kujtimi i Muhamedit a.s., fillimisht tha: "Jemi tubuar sot këtu për të kujtuar lindjen e Pejgamberit, të cilin Allahu xh. e dërgoj me mision që të na drejtoj në rrugën e drejtë. Jemi tubuar për të vazhduar traditën e kamotshëm të shëmimit të lindjes së Muhamedit a.s.  të bindur që po kujtojmë një ndër ngjarjet më të rëndësishme në historinë e ndritshme islame.
Kujtimi i lindjes së Pejgamberit a.s.  është traditë e herëshme, përmes së cilës besimtarët me devotshmërinë më të madhe organizuan manifestime në forma të ndryshme në kujtim të lindjes së Pejgamberit a.s. e kjo është e kuptueshme, ngase edhe vet Zoti në Kuran e ka lavdëruar Muhamedin a.s, dhe ka kërkuar edhe nga ne (besimtarët) të lutemi dhe ta kujtojmë Muhamed mustafanë."

"Të gjithë ata që  shprehen kundër kujtimit të lindjes së Muhamedit a.s, të gjithë ata që shprehen kundër organizimit të mevludit për kujtim të Muhamedit a.s., pa vetëdije i bëjnë dëm Islamit dhe heqin dorë nga një traditë e kamotshme e besimtarëve tanë. Nuk duhet harruar traditën e mevludit, traditën e kujtimit të pejgamberit në familjet tona, në xhamitë tona, në institucionet tona, aty ku është e mundur. Po ashtu, nuk duhet harruar as ylematë tanë që krijuan vepra letrare për respekt e dashuri ndaj Pejgamberit a.s"- tha myftiu Tërnava.
Duke përfunduar, Myftiu Tërnava  u shpreh: "...ne duhet kujtuar Pejgamberin a.s., duke lexuar Kuran, duke vepruar sipas haditheve të tij, duke kënduar mevlud, ilahi, poezi etj. Po ashtu, e kemi për obligim që traditën shumëshekullore të Mevludit te ne ta vazhdojmë e tua lemë edhe brezit të ri si trashëgimi pozitive."
Pas fjalës së myftiut, imamët veteran Hasan ef. Salihu - Prizren, Ferat ef. Gërguri - Vushtrri, Mustafë ef. Dervisholli -Prishtinë, të shoqëruan edhe nga imami Adem ef. Hoxha-Ferizaj dhe Sallah ef. Feta -Prishtinë kënduan pjesë nga "Mevludi" i Tahir efendi Popovës, që u përcoll me vëmendje nga të pranishmit./B.Islame/

konkursi

Hapet Konkursi Ndërkombëtar për Projektidenë për “Xhaminë Qendrore të Prishtinës”

Kryesia e Bashkësisë Islame e Republikës së Kosovës, njofton opinionin e gjerë dhe të gjithë të interesuarit se  nga dita e sotme, 7 dhjetor 2012, ka shpallur të hapur Konkursin Ndërkombëtar, për hartimin e projektidesë arkitektonike për “Xhaminë Qendrore të Prishtinës”.

Ftojmë profesionistët e arkitekturës që janë të gatshëm të marrin përsipër sfidën e këtij projekti madhor, që do të lë gjurmë të rëndësishme në Kosovë, të marrin pjesë në këtë konkurs projektimi. Të dhënat për regjistrim, si dhe materialet e nevojshme për pjesëmarrje në konkurs gjenden në faqen zyrtare të konkursit: www.cmprcompetition.com