21Nëntor2017

Luan Krasniqi, rikthehet në ring

Ish-kampioni i Evropës në boks, shqiptari, Luan Krasniqi me 16 nëntor do të rikthehet edhe njëherë në ring për të veshur dorëzat.

Krasniqi, i cili u pensionua nga boksi profesionist në fund të vitit 2011, do t’i rikthehet përsëri ringut vetëm se kësaj radhe ai nuk do të zhvilloj meç për karrierë të tij mirëpo për të ndihmuar personat në nevojë.

Luan Krasniqin, rikthehet në ring

Në një meç të tipit humanitarë ku të hyrat nga biletat do të shkojnë për fshatin SOS në Kosovë, Krasniqi, do të kryqëzoj dorezat me kampionin e dyfishtë të Evropës në Thaiboks, Uwe Huck në Ludwigsburg.

Mirëpo përkundër karakterit humanitarë të kësaj gare, Krasniqi duket se e ka marrë shumë për zemër rikthimin e tij në ring.

Ai i ka premtuar një ndeshje të fort dhe të vërtet kundërshtarit të tij. “Ti deshe një luftë serioze andaj ashtu edhe do ta kesh. Vishu trash”, i ka thënë Krasniqi, Huckes.

Siç transmeton Zëri, ndërsa në konferencën për shtyp të organizuar në prezantimin e këtij meçi të dy boksierët janë ngacmuar me fjalë. Hucke, i ka thënë Luanit që të ruhet nga goditjet e tij.

“Zoti i dashur nuk më ka krijuar që të gjuaj me topa pambuku”, ka thënë Hucke ndërsa Luani është i përgjigjur, “Ti asnjëherë nuk ke biskuar tamam”, i ka thënë kosovari, ndërsa krejt në fund Hucke ka shtuar nënçmimi që i është bërë gjatë karrierës ka qenë motivimi më i madh për të. “Unë jam bërë i madh, i fortë, dhe i aftë sepse mua të gjithë më nënçmojnë”.

Mirëpo duke lënë lojën e fjalëve anash, Luani i është futur përgatitjeve në mënyrë intensive sikur të ishte duke u përgatitur për titull bote dhe edhe njëherë me radhë, adhuruesit e boksit do të kenë rastin ta shohin në ring një ndër boksierët më të mëdhenj shqiptarë ndonjëherë.

Karakteri humanitarë

Një pjesë e të ardhurave që do të përfitohen nga ky meç, Luan Krasniqi do të mbështes SOS fshatin në Kosovë, ndërsa kundërshtari i tij Huck, do t’i dhuroj një pjesë tjetër për fondacionin e tij për arsim, ku ka planë të ndërtoj një qendër arsimore.

Çmimi i biletave

Për këtë meç biletat do të jenë të limituara. Janë vetëm 4200 bileta të cilat do të dalin në shitje dhe të cilat do të ndahen në kategori të veçanta.

Ato më të lirat do të kushtojnë 39 euro. Ndërsa biletat VIP të cilat janë afër ringut dhe përfshijnë, byfe ekskluzive dhe pjesëmarrje në festën pas meçit, do të kushtojnë 500 euro. /Tribuna/