20Nëntor2017

Shqipëria merr tri pikë të vlefshme në rrugën për Europian

 

Shqipëria ka mposhtur Armeninë me rezultat 2 me 1 në kuadër të ndeshjes së katërt në Grupin I në kualifikimet për Euro 2016.

Fitorja e dytë e kuqezinjve erdhi në pjesën e dytë përmes dy golave të shpejtë.

Armenia ishte e para që realizoi. Movsisyan në minutën e tretë shënoi për epërsinë e parë të armenëve.

Kjo epërsi zgjati deri në 15 minutat e fundit të ndeshjes.

Në minutën e 70-të, mysafirët mbeten me një lojtarë më pak pasi Hambardzumyan u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Kjo “gjunjëzoi” armenët që pësuan dy gola të shpejtë për katër minuta.

Mërgim Mavraj shënoi i pari në minutën e 77-të, ndërsa katër minuta më vonë Shkëlzen Gashi vulosi fitoren e kuqezinjve për të shtuar gjasat për kualifikim.

Kjo fitore e ngjet Shqipërinë në pozitën e dytë në grup me pikë të barabarta sa Danimarka që është e para. Shqipëria dhe Danimarka kanë nga 7 pikë.
Në pozitën e tretë është Portugalia që ka gjashtë pikë dhe që më vonë luan me Serbinë, që ka një pikë./koha/