21Nëntor2017

Zvicra me pesë shqiptarë kundër Qipros

Përzgjedhësi i Zvicrës në futboll, Ottmar Hitzfeld, ka ftuar pesë futbollistë shqiptarë për ndeshjen eliminatore kundër Qipros. Ndeshja Qipro - Zvicër luhet më 23 mars në Nikozi, në kuadër të grupit E të eliminatoreve për botërorin "Brazili 2014". Hitzfeld llogarit në mesfushorët Valon Behrami, Blerim Xhemajli, Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka si edhe sulmuesin Admir Mehmedi. Behrami ka 38 ndeshje e dy gola për Zvicrën, Xhemajli 24 ndeshje, Shaqiri 24 ndeshje e shtatë gola, Xhaka 15 ndeshje e tre gola, ndërsa Mehmedi 13 ndeshje e një gol. Kosovarët Behrami, Shaqiri e Xhaka deri tani ishin titullarë të padiskutueshëm te Zvicra.

Në ndeshjen e fundit, atë miqësore kundër Greqisë të luajtur më gjashtë shkurt, Shaqiri mungoi për shkak të një lëndimi, ndërsa Xhemajli nuk u ftua fare. Startues ishin Behrami, Xhaka e Mehmedi. Sipas mediumeve zvicerane, Xhaka rrezikon të humbë vendin në përbërjen bazë, pasi nuk po kalon ditë të mira te Borussia Mounchengladbach. Në vend të tij në mesfushë mund të paraqitet Blerim Xhemajli. 

Zvicra prin në Grupin E me 10 pikë të mbledhura në katër ndeshje. E dyta është Norvegjia me shtatë pikë, sa ka edhe Shqipëria që zë pozitën e tretë. Qipro është e fundit me tri pikë të mbledhura në katër takime.  

Sherifi: "Do të fitoj, "Madison Square Garden" do të flasë shqip"

Sherifi: "Do të fitoj, "Madison Square Garden" do të flasë shqip"

Sevdail Sherifi, është tashmë i njohur për lexuesit tanë si boksier i suksesit, i cili po ecë me hapa të sigurt drejt sukseseve të reja, por gjithnjë duke kërkuar përvojë për tu përballuar ashtu si duhet në ring.

Kemi dëgjuar për legjendën e boksit Muhamed Ali e për ikona të boksit botëror, e aty, pra, boksieri ynë, do të jetë, një ndër boksierët e parë shqiptarë nga Lugina e Preshevës, që do të boksojë dhe aty do të grushtohet me një kundërshtarë të fortë, menjëherë me tu kthyer nga SHBA. Por, mbi të gjitha, ai është shumë krenarë, që iu dha mundësia, që të jetë në atë palestër të madhe me renome, që më poshtë gjatë këtij bashkëbisedimi do të mësojmë më shumë.

Sevdail Sherifi, një boksier me pedanteri të rrallë, trup prej boksieri me perspektivë, e me peshë të duhur për boks profesionist, por mbi të gjitha i qetë dhe shumë i sjellshëm e punëtorë i madh, ai do të jetë në ringun amerikan, më të njohurin në botë, më 20 prill. Sevdaili, do të grushtohet me amerikanin Joshua Harris, i cili është i fuqishëm dhe sipas burimeve tona, prej 8 fitore (6 KO) dhe 6 me humbje. Meçi, i bashkëvendësit tonë, do të zhvillohet në palestrën e mirënjohur “Madison Square Garden” në Nju Jork.

Siç jemi të njoftuar, Sevdaili, qëndroi në SHBA, për një muaj dhe duke qëndruar tërë kohën në palestër, për të përfituar nga çdo sekondë dhe për të marr përvojën e duhur nga trajnerë, ekspertë e menaxherë të boksit amerikan dhe ai, ashtu siç ishte nisur me qëllimin e tij fisnik, ashtu u kthye, triumfues, duke lënë të habitur trajnerët e njohur amerikanë në Nju Jork. Dhe pas gjithë këtij suksesi, ai arriti marrëveshjen me ekipin promovues shqiptar “Dovolani Boxing”. Sevdaili në Nju Jork, është stërvitur nga trajnerët e mirënjohur Collin Morgan dhe Fernely Feliz. Sevdailit në Amerikë, i ndihmoi shumë edhe boksieri ynë i mirënjohur Elvir Muriqi. Për tu informuar për hollësisht, ne bashkëbiseduam dhe do të mësoni më shumë nga kjo intervistë, që e realizuam këto ditë./Bota Sot/

Michel Platini

UEFA konfirmon, Euro 2020 në 13 vende

UEFA ka bërë të ditur se kampionati evropian, Euro 2020 do të mbahet në 13 qytete të ndryshme të Evropës.

Michel Platini ka mbajtur një konferencë të premtën pasdite që konfirmoi aludimet e mëparshme që UEFA dëshiron që të organizojë kampionatin në qytetet të ndryshme për të përfshirë komunitete dhe popuj të ndryshme.

Do të ketë maksimum nga një stadium për secilën kombëtare dhe do të ketë specifikime teknike të vequara për stadiumet e caktuara.

13 vendet që do të jenë nikoqire nuk do të kenë statusin e kualifikimit direkt dhe do të duhet t’iu nënshtrohen kualifikimeve në grupe.

Secila federatë ka të drejtë të bëjë nga dy aplikime, një për të pritur fazën grupore dhe një tjetër për fazat finale.

UEFA do të vendosë se cilat qytete do të jenë nikoqire në shtator të vitit 2014.

Në këtë kampionat evropian shumë lehtë mund të jetë nikoqire edhe Tirana, ku pritet të ndërtohet stadiumi ultra modern “Kuq e Zi”