21Nëntor2017

Shqipëria merr tri pikë të vlefshme në rrugën për Europian

 

Shqipëria ka mposhtur Armeninë me rezultat 2 me 1 në kuadër të ndeshjes së katërt në Grupin I në kualifikimet për Euro 2016.

Fitorja e dytë e kuqezinjve erdhi në pjesën e dytë përmes dy golave të shpejtë.

Armenia ishte e para që realizoi. Movsisyan në minutën e tretë shënoi për epërsinë e parë të armenëve.

Kjo epërsi zgjati deri në 15 minutat e fundit të ndeshjes.

Në minutën e 70-të, mysafirët mbeten me një lojtarë më pak pasi Hambardzumyan u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Kjo “gjunjëzoi” armenët që pësuan dy gola të shpejtë për katër minuta.

Mërgim Mavraj shënoi i pari në minutën e 77-të, ndërsa katër minuta më vonë Shkëlzen Gashi vulosi fitoren e kuqezinjve për të shtuar gjasat për kualifikim.

Kjo fitore e ngjet Shqipërinë në pozitën e dytë në grup me pikë të barabarta sa Danimarka që është e para. Shqipëria dhe Danimarka kanë nga 7 pikë.
Në pozitën e tretë është Portugalia që ka gjashtë pikë dhe që më vonë luan me Serbinë, që ka një pikë./koha/

Top 10-të skuadrat që shpenzuan këtë verë

Skuadrat e mëdha evropiane as këtë afat kalimtar nuk kursyen për t’u përforcuar dhe për të sjellë emra të rinj në skuadrat e tyre, pavarësisht shumës së tyre.

Edhe këtë herë janë skuadrat angleze më aktive në tregun e transferimeve, të ndjekura nga Barca dhe Reali, e po ashtu nga PSG-ja e Francës. Ndërsa, futbolli italian vazhdon të përballet me krizë financiare, pasi që asnjë skuadër nga ky vend, nuk bënë pjesë në top-10.

 

Kjo është lista e dhjetë skuadrave që kanë shpenzuar më shumë në këtë afat kalimtar:

 

Barcelona , 153 milionë
Liverpooli, 131 milionë
Real Madrid, 120 milionë
Atletico Madrid, 101.5 milionë
Chelsea, 93.5 milionë
Arsenal, 77 milionë
Manchester United, 73.5 milionë
Manchester City, 65.5 milionë
Southampton, 58 milionë
PSG, 49.5 milionë.

Shqipëria mposht Maltën [video]

Shqipëria ka shënuar fitore me rezultat 2 me 0 në ndeshjen miqësore që e zhvilloi ndaj Maltës.

Kuqezinjtë përfunduan pjesën e parë me rezultat 1 me 0, kur Migjen Basha shënoi me kokë në minutën e 26-të.

 

Po zhvillohej minuta e 53-të kur Alban Meha mposhti Maltën për herë të dytë me një gol të bukur nga 40 metra, që njëherësh ishte edhe rezultati përfundimtar i këtij takimi.

 

Ndërkohë Kosova barazoi pa gola me Haitin në ndeshjen e parë miqësore të reprezentacionit./koha/jm