21Shtator2017

A është ky telefoni më i bukur deri më sot?

A është ky telefoni më i bukur deri më sot?

Sharp nuk është edhe aq e njohur për telefonat e mençur mobil, por përpjekja e fundit nga gjiganti japonez i teknologjisë me të vërtetë duket bukur. Madje, disa media ndërkombëtare kanë pyetur nëse ky është telefoni më i bukur, që e kemi parë deri më sot.

 

Modeli i telefonit të Sharp, AQUOS Crystal ka një ekran të pabesueshëm me diagonalen prej 5-inç që shtrihet nga cepi në cep, duke i dhënë pajisjes një pamje pa asnjë mbështjellës metalik, çfarë jemi mësuar të shohim deri më sot.

Modeli i telefonit të Sharp tashmë është parë në Azi, por tani po shkon në të gjithë globin, duke filluar prej Amerikës, përkatësisht operatorit mobil Sprint, i cili ka filluar ta promovojë atë.

Edhe pse nuk i ka performancat harduerike sikurse të rivalëve të saj, ky model megjithatë duket të jetë dinjitoz dhe i preferuar për një segment të përdoruesve.

Sipas raportimeve të deritashme thuhet se Aquos Crystal do të sjell një proces të linjës Snapdragon dhe Android KitKat 4.4.2.
Aquos Crystal gjithashtu sjell motorin e zërit nga Harman Kardon për dëgjim cilësor të muzikës, ndërsa memoria e telefonit ofron vetëm 8GB.

Apple prezanton linjën e re të MacBook me ekranin Retina

Apple prezanton linjën e re të MacBook me ekranin Retina

Apple sot ka prezantuar linjën e re të laptopëve MacBook Pro me ekranin Retina, të cilët kompania i ka quajtur linjën më të mirë të laptopëve MacBook deri më tani.

 

Laptopët e rinj MacBook Pro vijnë me procesorët e rinj, të cilët sjellin më shumë shpejtësi, grafika më të mira dhe bateri më të mirë, me më shumë jetëgjatësi.

“Ne kemi punuar shumë për modelet e reja të laptopëve Mac” ka thënë Tim Cook, drejtori i Apple.

Macbook Pro sjell ekranin me diagonalen prej 13-inç në teknologjinë Retina, dhe i njëjti do të fillojë të shitet që nga sot, për një çmim prej 1,299 dollarëve.

Për më shumë, ky model sjell procesorin e fuqishëm të Intel Haswell me grafikat Iris dhe deri në 9 orë jetëgjatësi të baterisë, bashkë me 2.4 GHx Core i5, 4GB RAM dhe 128GB SSD.

Në anën tjetër, modeli tjetër i MacBook me ekranin prej 15-inç ka bateri e cila zgjat deri në 8 orë pune , si dhe mbështetet nga Intel Crystalwell.

Çmimi i këtij modeli është 1,999, dhe për këtë kosto Apple u jep përdoruesve edhe procesorin quad-core 2.4GHz Core i7 dhe 8GB RAM. /Telegrafi 

Mbi 10 milionë iPhone 5 të shitur për fundjavë!

Me paraqitjen e iPhone 5 në treg sot, rradhë të gjata të njerëzve janë duke u parë në mbarë globin, dhe kësaj radhe pritet që Apple të thyejë rekordet e saja të shitjes, të cilat do ta bënin këtë model të ri të iPhone si më të suksesshmin deri më tani.

Vazhdo leximin...