21Nëntor2017

Microsoft prezanton “vrasësin” e Ipad-it

Pas më shumë se 30 vjetësh përpjekjet e “Microsoft-it” duke se më në fund e ka gjetur çelësin për të hyrë fuqishëm në tregun e tabllove, Gjiganti i softuerëve synon ti japë fund hegjemonisë së”Ipad-it” dhe “Android-it” me tabletën

e vet të quajtur”Microsoft Surface”.

 

Produkti i ri u prezantua të hënë në Los Angelos dhe nga reagimet e para duket se tashmë do të kemi një garë treshe në tregun e tabletave. Surface vjen me një ekran 27 centimetra, një mbulesë të zgjatur magnetike që shërben edhe si tastierë, si dhe një mbështetës për ta vendosur mbi tavolinë. Gjithashtu Surface është 9.3 milimetra i trashë dhe 0.1 milimetra më hollë se Ipad-it i fundit, dhe peshon rreth 700 gramë.

Fakti që Microsoft përdor sistemin “Windows 8” si tek Surface po ashtu edhe tek laptopët i jep mundësi i jep mundësi përdoruesit të orientohet më lehtë. Sipas një njoftimi të Microsoft-it rreth fundit të këti viti ndërsa çmimi ende nuk është bërë i ditur, megjithatë sipas parashikimeve shitja e tabteltave pritet të trefishohen gjatë dy viteve të ardhshme. /Indeksonline/