21Nëntor2017

Sistemi "Siri" nga Apple në 9 kompani të veturave

Kompania Apple ka për qëllim që 12 muajt e ardhshëm të integrojë sistemin e saj Siri në vetura që prodhohen nga Audi, BMW, Chrysler, General Motors, Honda, Jaguar, Land Rover, Mercedes Benz dhe Toyota.

 

Në këtë mënyrë, pronarët e veturave do të kenë mundësi që vetëm me shtypjen e një butoni në timon të aktivizojnë sistemin që i mundësoj dhënjen e komandave me zë.

Kur të integrohet Siri në vetura, do të quhet "Eyes Free" dhe me ndihmën e saj vozitësi mund të kontrollojë me zë funksionet e ndryshme dhe sistemin e veturës.

Me zë vozitësi mund të kontrollojë dhe zgjedhë muzikën, të dëgjojë dhe shkruaj sms duke diktuar, ti dëgjojë nga kalendari obligimet e tij, të kontrollojë navigacionin, të bëj thirje telefonike...