12 vjecari nga Medvegja Kushtrim Rushiti, i pari nder 640.000 garues Gjerman
BERLIN, Gjermani (medvegja.net)
Kushtrim Rushiti shqiptari 12 vjeçar nga Bergisch Gladbach i Gjermanisë, ka ndarë vendin e parë bashkë me një moshatare të tij (Anna Becker) në garat federale të nxënësve të Gjermanisë për zgjedhjen e lexuesit më të mirë të veprave letrare. Eshtë kjo garë tradicionale që e organizojnë për çdo vit libraritë Gjermane.

Kushtrimi ka fituar në një konkurrencë prej 640 mijë nxënësve gjermanë që kanë marrë pjesë në këtë konkurs, shkruan gazeta gjermane …, e transmeton albinfo.
Ai erdhi, lexoi dhe fitoi, e fillon kështu shkrimin për shqiptarin e vogël gazeta e përmendur. Ai është nxënës i klasës së gjashtë në shkollën fillore në Kleefeld. Në shtëpi me prindërit Kushtrimi flet shqip. Në vitin 1998 familja e tij kishte ardhur nga Medvegja në Gjermani. Për të kuptuar përse Kushtrimi ka lënë mbrapa qindra mijë pjesëmarrës tjerë të garës, ju duhet ta dëgjoni atë vetëm disa sekonda duke lexuar.
Në të ardhmen ai mund ta shohë veten në disa profesione, si atë të gazetarisë, folësit në televizion ose përkthyesit të filmave. Kur e përmend profesionin e përkthyesit të filmave ai mendon për sinkronizuesin me zë të filmave. Por, thotë ai, mund të ndodhë të bëhem edhe shkrimtar.
Një djalë nga Medvegja i lë mbrapa të gjithë konkurrentët e tij pikërisht në elementin në të cilin fëmijët me prejardhje të huaj kritikohen më së shpeshti: në gjuhën gjermane. Ai fiton madje jo për shkak të gramatikës dhe drejtshkrimit por për shkakun se e kupton mesazhin e fjalëve dhe e transmeton atë me racionalitet dhe me shpirt.
Kushtrim Rushiti – Ka lindur më 22.02.1999
Familja e Kushtrimit kanë prejardhje nga Medvegja, pikërisht nga Fshati “LLAPASHTIC E EPERME” Ai në Gjermani jeton me familje:
Babai: Sabri Rushiti
Nëna: Minire Rushiti
Vllezërit: Sevdaim, Lavdim Rushiti
Videon se si ka lexuar dhe ka interpretuar Kushtrimi mund ta shikoni ketu:
http://www.youtube.com/watch?v=Jbl_vji1PhM&feature=player_embedded
Pregaditi: Milaim Rushiti


4 Korrik 2011 at 4:06 pm
Te lumte,
Urime vendi i pare se me te vertet monologu yte ishte shume prekes dhe shume origjinal. Ti sikur flisje me shume personazhe.
Mos harro asnjehere prej nga je dhe krenohu me vendin e babait tend se me te vertet ja vlen te krenohesh.
Respekt per Kushtrimin dhe familjen e tije gjithashtu .
5 Korrik 2011 at 12:25 pm
Urime Kushtrim,
vazhdo edhe me tutje ashtu.
Eshte mburrje te lexosh vendin tend te vogel ne gazeta te huaja per gjera aq te mira.
Suksese te vazhdueshme
Arsimi
6 Korrik 2011 at 6:22 am
Pikrisht ashtu, sic thote i Madhi, Ismail Kadare: Shqiptaret jane Popull-artiste. Sa mire kete e deshmon ky Shqiptar shume i ri, ky Medvegjas i vogel ne moshe, por, i madhe me vlere- Kushtrimi. Kushtrim Rushiti.
Sa e bukur je Medvegja ime,
Vendi i trimerise e urtesise,
Troje e dashur, edhe ti, si mbare Arberia,
Ke lind bashke me Perendite,
Dhe e pavdekshme je…deri sa,
Nenat e Medvegjes lindin e rritin,
Heronje, mendimtare e artiste…
Si Zeneli, Veliu,”Kingji” e Hashimi,
Si Idrizi, Ganiu e Dr Gjina,
Dhe artiste- si Kushtrimi….
Duke uruar Familjen Rushiti per suksesin e madh te femiut te tyre, Kushtrimit i deshiroje femijeri te lumtur, jete te gjate e te lumtur, edukim e arsimim te suksesshem. Deshiroj qe Kushtrimi te behet: gazetar e foles ne radio e TV,perkthyes dhe artiste ne artin filmik dhe,pse jo, edhe shkrimtar. Dikush duhet te vazhdoje dhe zevendesoje Kadaren, Shkrelin, Kukajne e Lubonjen… Nje prej tyre le te jete- KUSHTRIMI.
6 Korrik 2011 at 8:11 pm
Kushtrimit dhe Familjes Rushiti ju shprehi urimet më të sinqerta për rezultatin e arritur. Kur kjo vjen në një shtet dhe Gjuhë tjetër, knaqësia është edhe më e madhe, me ç’ka vërteton se Medvegjasit ç’do herë kanë qenë në nivel të lartë intelektual kur e kemi parasysh proporcialitetin dhe rrethanat specifike kaluar në shekuj. Uroi që Kushtrimi t’vazhdoi në kët rrugë e cila pa dyshim për te dhe Familjen në fjalë do të jetë e sukseshme.
Me nderime Fadil Selmani, Gjenevë Zvicër.
15 Korrik 2011 at 10:37 pm
Në emer të familjes Rushiti ju falenderoj për përkrahjen që po e bëni në drejtim të Familjes Sonë.
Kushtrimi ka treguar vlera të mëdha, këto vlera ju takojn edhe Juve se ky sukses nuk është vetëm i Familjes Rushiti por i mbar Shqiptarëve e sidomos Shqiptarëve të Komunes së Mendvegjës.
Edhe njëherit Ju falenderojm..
Me respekt Milaim Rushiti