
Universiteti i Prishtinës
180 studentë të rregullt nga Presheva, Medvegja, Bujanoci në UP-Afati i II-të
Universiteti i Prishtinës në vitin e parë të studimeve, në konkursin plotësues, për vitin akademik 2009-2010 do të regjistrojë 8281 studentë, prej të cilëve 7211 studentë të rregullt dhe 1070 studentë me korrespondencë.
Universiteti do të regjistrojë edhe 180 studentë të rregullt nga Presheva, Medvegja, Bujanoci.
Në Universitet mund të pranohen edhe studentë nga shtetet tjera në bazë të kuotave të përcaktuara nga ana e MASHT-i
Kandidatët jokosovarë dhe minoritarë kanë të drejtë që të konkurrojnë dhe të pranohen vetëm në kuotat e parapara për ta.
Kandidatë jokosovarë konsiderohen ata kandidatë që e kanë mbaruar shkollimin e mesëm jashtë Kosove dhe me rastin e paraqitjes në konkurs, duhet ti kenë të nostrifikuara dokumentet e shkollimit.
Njohja (nostrifikimi) i diplomave bëhet në Ministrinë për Arsim, Shkencë dhe Teknologji.
Kandidatët të cilët janë refuzuar, ankesën mund t’ia paraqesin Këshillit të fakultetit të njejten ditë kur janë komunikuar rezultatet e provimit pranues. Pas këtij afati ankesat nuk do të pranohen. Këshilli merr vendim lidhur me ankesën ditën e nesërme.
AFATET E KONKURSIT
Për regjistrimin e studentëve në vitin e parë të studimeve datat e sendërtimit të konkursit janë si vijon:
Paraqitja e dokumenteve zgjatë prej 09.09 deri më 18. 09. 2009
Provimi pranues do të mbahet më 22. 09. 2009 në ora 9.00, përveç Fakultetit Ekonomik dhe Fakultetit të Mjekësisë, ku provimi pranues do të mbahet më 23.9.2009 në orën 9.00.
Shpallja e rezultateve të provimit pranues do të bëhet më 25. 09. 2009, kurse për Fakultetin Ekonomik dhe të Mjekësisë shpallja e rezultateve do të bëhet me 26.9.2009.
Regjistrimi i kandidatëve të pranuar do të bëhet prej 29.09 deri më 06.10.2009,sipas fakulteteve dhe këtij orari:
Fakulteti Filozofik, Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore dhe Fakulteti i Filologjisë më 29. 09. 2009 prej orës 9 -15 në Amfiteatrin e Fizikës të Fakultetit të SHMN,
Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike dhe Fakulteti i Mjekësisë më 30. 09. 2009 prej orës 9 -15 në Amfiteatrin 408 të Fakulteteve teknike.
Fakulteti Juridik, Fakulteti Ekonomik dhe Fakulteti i Arteve me 01.10 .2009 prej orës 9-15 në Amfiteatrin e Fakultetit Juridik,
Fakulteti i Edukimit, të gjitha qendrat më 02. 10. 2009 prej orës 10 – 14 në qendrat përkatëse,
Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit më 02. 10. 2009 prej orës 10 – 14 në Fakultetin e Edukimit në Prishtinë,
Fakulteti i Xehetarisë dhe Metalurgjisë në Mitrovicë, Fakulteti i Shkencave Teknike të Aplikuara në Mitrovicë dhe Fakulteti i Shkencave të Aplikuara në Biznes në Pejë më 05. 10. 2009 prej orës 10-14 në fakultetet përkatëse.
Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë dhe Fakulteti i Shkencave Teknike të Aplikuara në Ferizaj me 06.10.2009 prej orës 10-14 në fakultetet përkatëse.
Regjistrim të kandidatëve jashtë këtyre afateve nuk do të ketë, prandaj luten kandidatët e pranuar që ti përmbahen afatit të cekur më lartë.
Kandidatët e pranuar për regjistrim paraqesin:
1. Fletëregjistrimin e plotësuar i cili merret me rastin e regjistrimit,
2. Tri fotografi (Formati 4.5 x 6 cm)
3. Pagesa për një semestër në lartësi prej 50€ për studime të rregullta, respektivisht 250€ për studime me korrespondencë.
Pagesa bëhet në njërën prej bankave afariste me Fletëparaqitje për pagesë e cila merret në fakultet.
Me rastin e paraqitjes për pranim kandidatët duhet të sjellin këto dokumente origjinale:
- certifikatën e lindjes ( nuk është me rëndësi data e lëshimit të saj )
- dëftesat e të gjitha klasave të shkollës së mesme
- diplomën ( dëftesën ) e kryerjes së shkollës së mesme ( maturës nëse ka pasur provim të maturës )
- vendimin mbi njohjen e shkollimit jashtë vendit.
Universiteti i Prishtinës do të pranojë edhe 180 studentë nga Presheva, Bujanoci, Medvegja dhe atë:
Fakulteti Filozofik – 10 studentë
Fakulteti i Sh.M.N – 18 studentë
Fakulteti Filologjik – 40 studentë
Fakulteti Juridik – 5 studentë
Fakulteti Ekonomik – 15studentë
Fakulteti i Nderimtaris dhe Arkitektur – 3 studentë
F.i Inxhinieris Elekrike dhe Kompjuter – 34studentë
Fakulteti i Inxhiniersi Mekanike – 9 studentë
Fakulteti i Mjeksis – 11 studentë
Fakulteti i Arteve – 7 studentë
Fakulteti i Bujqësis dhe Veterinaris – 9 studentë
F.i Kulturës Fizike dhe Sportit – 5 studentë
Fakulteti i Edukimit – 12 studentë
F.Edukimit Qendra Gjilan – 11 studentë
Fakulteti i Sh.A.B Pejë – 3 studentë
Gjithsejt 180 studentë nga Medvegja,Presheva dhe Bujanoci
Medvegja Forum/B.U

7 Gusht 2010 at 4:30 pm
mirdita jam pranuar ne fakultetin e edukimit drejtimi edukat qytetare dhe histori, dhe jam duke shkuar per pushime e me than do njerez qe nese nuk e pagun semestrin ne afat te caktuar ka mundesi me te terhjek nga lista. Kshtu qe desha tju pyes kur eshte afati i regjistrimit semestrit me ma dergu ne ket e-mail. falemenderit per mirkuptim pres pergjigje nga ju.