RSS

FLET PËR REVISTËN “ZËRI I MEDVEGJËS” Prof. dr. Gani JASHARI

17 Maj 2011

-Lajmet-

PËRGËZIM  PËR REVISTËN “ZËRI I MEDVEGJËS”

 

Prishtinë 17 maj 2011(medvegja.net)

 

Ju përgëzoj për daljen në dritë të revistës “Zëri i Medvegjës”. Është ky një hap shumë i rëndësishëm për shqiptarët e Medvegjës, kudo që jetojnë. Ju lumtë, redaksi e nderuar! Kjo ishte sfidë e vërtetë, por jam shumë i bindur se ju nuk do të ndaleni dhe suksesi nuk do të mungojë.

- Kjo revistë e Medvegja Forum, kremtimi i 28 Nëntorit në Medvegjë, ku u shpalos flamuri kuq e zi në Banjë të Siarinës, kthimi i të zhvendosurve (familja 8-anëtarëshe e Adem Ramës) dhe disa aktivitete tjera e kanë sensibilizuar shumë opinionin se shqiptarët e Medvegjës kanë qenë dhe to të jenë gjithnjë të lidhur më këto troje. Se ne jemi gjallë dhe frymojmë e mendojmë për tokat tona arbërore në Medvegjë, këtë duhet ditur çdo njëri prej nesh, këtë duhet lënë amanet edhe fëmijëve tanë.

Shqiptarëve të Medvegjës tash u nevojitet një unitet që na ka munguar, ndoshta kemi nevojë për një “organizim” të ri, kur do të dëgjohet zëri ynë së pari në Kosovë e më gjerë. Në këtë drejtim ka ide të mirëfillta dhe të arsyeshme.

Nuk mund e të mos e përmend me këtë rast edhe shoqatën “Medvegja”, e cila vepron në Zvicër. Aktiviteti dhe suksesi i saj janë për çdo lëvdatë, jo vetëm interesimi dhe ndihma për Medvegjën, por edhe aktivitetet që i organizojnë me bashkatdhetarët tanë në Zvicër.

Edhe diçka. Këto ditë do të fillojnë bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ne shqiptarët e këtyre trevave duhet bërë çmos që në këto bisedime të jenë edhe shqiptarët nga Lugina e Preshevës (Kosova Lindore). Jam shumë i bindur se futja e Kosovës Lindore në këto bisedime është obligim politik dhe përgjegjësi kombëtare e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Me shumë respekt,
Prof. dr. Gani Jashari, profesor ordinar në Universitetin e Prishtinës

Shkëputur nga Revista Zëri i Medvegjës numër 2

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.

2 Responses to “FLET PËR REVISTËN “ZËRI I MEDVEGJËS” Prof. dr. Gani JASHARI”

  1. Gurbetqari Says:

    Cdo kund respektohen njerezit me aftesi te vecanta: sportistet, artistet, shkrimtaret e poetet…,por, me se tepermi ata qe jane te suksesshem ne lemite e ndryshme shkencore. Medvegjasit kane shume intelektuale me te cilet krenohen, por, edhe disa njerez te mendjes dhe shkences:Akademikun Idriz Ajetin, me siguri Albanologun me te madhe qe ka Shqiptaria,fizicientin- Prof Dr Gani Jasharin, kurse, ne lemine e Mjekesise,Prof Dr Gjina Zeqirin (me Doktorat dhe Post-Doktorat- si rralle kush ne lemine e Mjekesise).

    Profesori ordinar ne Universitetin e Prishtines, Prof Dr Gani Jashari, eshte jo vetem fizicienti dhe legjeruesi, nder me te miret te Fizikes atomike e nukleare,por, edhe shkencetar i spikatur e kesaj lemie.

    Ata qe e njohin Profesorin Gani, e dijne mire se Ai e don mbi te gjitha Vendlindjen- Medvegjen.Ai gjithemone i ka ndihmua dhe perkrah te gjithe ata te rinje nga Medvegja qe kane studjua ne kete Vater te diturise- Universitetin e Prishtines.Por, Prof Dr Gani Jashari, e ndihmoi Vendlindjen edhe duke pranua qe te legjeroi Lenden e fizikes,ne Medvegje, atehere kur ishte nevoja me e madhe, kur u organizua per te paren here Shkolla e mesme ne gjuhen Shqipe ne kete Troje Shqiptare. Me respekt e perkujtoi gezimin e Tij te madhe kur qe i informuar se ne Medvegje eshte hapur edhe Shkolla e mesme ne gjuhen Shqipe. Kerkeses qe te pranoi te legjeroi lenden e fizikes dhe te ndihmoi qe te sigurohen edhe kuadro te tjere Ai atekohe iu pergjegje:”Kurre nuk e kam ndie vehten me te lumtur dhe me te respektuar se sot kur kame ndere t’a ndihmoj Vendlindjen”.Edhe pse dokumentacionin (ne mesin e tyre edhe Diplomen e magjistrit te Fizikes, natyrisht, me noten mesatare dhjete)e kishte pergatitur per dic tjeter (ishte propozua per funksionin e Kryetarit te LR) Ai e kompletoi per disa minute dhe i tha Kryetarit te atehereshem te LR (me duket Agim Zatriqit):”Nese duhet te zgjedhe ne mes te nje funksioni dhe ndihmes se Vendelindjes, une do t’a zgjedhe gjithemone kete te dyten- ndihmen Popullit tim dhe Vendlindjes time”. Profesori i nderuar Gani ndihmoi shume per t’a marre verifilimin dhe per te fillua punen kjo Shkolle. Ndihmoi shume edhe per sigurimin e kuadrove te tjere vite me radhe.

    Sa here qe lexoj (ne faqen e “Medvegja.Net”-it dhe gjetiu) per diplomat e Tij, per punen e Tij si mesimedhenes, per vepren e Tij shkencore, per tekstet shkollore e universitare, per publikimet e Tija shkencore ne dhe jasht Vendit, per aktivitetet e Tija te fundit shkencore- theme: sa e madhe eshte Medvegja qe dha edhe nje intelektual dhe burre te tille te mendjes dhe shkences.

  2. anonimus! Says:

    Pershendetje vendasit e mi te respektuar,

    Plotesisht pajtohem me Gurbetqari per sa i perket z.Gani Jashari mirepo edhe per personat qe i ceku me lart sic jane Idriz Ajeti dhe Gjina Zeqiri.Mos te harrojm qe Medvegja ka nje territor sa Prishtina dhe nga ketu kane dale shume e shume intelektual ne lemi te ndryshme.

    Une brengen kryesore e kam ne kohen e tashme. Eshte per te ardhur keq qe Medvegjes i iku “truri” dhe bashke me te shumica e popullates. Nese intelektualet e Medvegjes do te sakrifikonin pak per me jap mesim ne Medvegje ,me siguri se nje pjese e popullates do te mendonte per kthim ne atdhe. Nese ne te kunderten nuk ka mesimdhenes atehere nuk ka arsye logjike per me u kthy dikush .

Leave a Reply