Turniri humanitar dhe aktiviteti kulturor ne Zvicer
SHOQATA HUMANITARE “ MEDVEGJA” NE ZVICER MBANE PER TE GJASHTEMBDHJETEN HERE TURNIRIN SPORTIV DHE PROGRAMIN KULTUROR DHE HUMANITAR PER BASHKATDHETARET, MERGIMTAR NE PERENDIM
Shkruan: prof. Rexhep Abazi
Medvegje, 8 qershor 2011. Turniri sportiv dhe programi kulturor si aktivitet tani me tradicional i shoqates Humanitare “Medvegja” me seli ne Fully, te Zvicres kete vit u mbajt me 4 dhe 5 qershor 2011(e shtune dhe e diele), ne qytetin e bukur Fully. Ky aktivitet, sic na thane organizatoret, mbahet qe gjashtembdhjete vjet me radhe dhe tani me eshte bere edhe tradicional. Qellimi i ketij aktiviteti eshte i karakterit humanitar, sic eshte edhe i tere aktiviteti i kesaj shoqate.
Mendoj se me kete aktivitet, njeherit arrihet edhe nje qellim shume madhor, bashkimi dhe takimi i nje numri te madh mergimtaresh nga te gjitha trojet shqiptare e ne vecanti te Medvegjes. Kishte ketu, prej foshnjeve ne djep deri tek me i moshuari i ketij tubimi, z. Isuf Neziri, tetedhjete e dy vjec, i cili tha se… ne kete tubim po takohemi sic takoheshim dikur ne Medvegje, ne darsma, ne dite Bajrami, ne pazar etj…
Manifestimin, ne te cilin merrnin pjese me shume se dy mije vete, e shpalli te hapur kryetari i shoqates z.Zenel Neziri, i cili pershendeti te gjithe te pranishmit, e ne vecanti: Kryetarin e komunes Fully, z. Eduard Fellay, z.Michael Hugo, keshilltar komunal, drejtorin e shkolles fillore, z. Frederic Caron, prof. Rexhep Abazin, veprimtar, intelektual dhe keshilltar komunal nga Medvegja, z.Dashnim Hebibin, ambasador i Paqes dhe Magjister i posadiplomuar i Diplomacise ne fakultetin e Europes juglindore ne Tetove, nga Presheva, z. Burim Uken, prof. i posadiplomuar ne Universitetin e Prishtines dhe veprimtar na Medvegja, z. Fazli Musliun, kryetar dhe z. Murat Avdiun anetar te shoqates “Lugina e Presheves” nga Arrau i Zvicres, perfaqesuesit e mediave, si edhe te gjithe te pranishmit e ketij tubimi.
Ne fjalen pershendetese z.Neziri ceku se kane bere shume per te gjitha pjeset e tokave shqiptare, kurse tani fton te gjithe medvegjasit qe te punojne dhe veprojne per Medvegjen e cila me se shumti ka nevoje. Ai me kete rast ftoi te gjithe njerizit qellimmire qe te veprojne te bashkuar, sepse kushtu suksesi do te jete me i madh.
Pas z. Nezirit, me nje fjale rasti te pranishmit i pershendeti kryetari i komunes z. Eduard Felay duke cekur se eshte i lumtur qe merr pjese ne nje manifestim humanitar, sportiv dhe kulturor te mergimtareve shqiptar te cilet ne kete vend kane treguar kulture te larte, pune te suksesshme dhe integrim te drejte me popullin mik te ketij shteti.
Keshilltari i komunes se Fully, z. Michael Hugo u falenderua per nje organizim te tille dhe per ftesen per pjesmarrje.
Drejtori i shkolles filore, z.Frederic Caron, duke pershendetur organizuesit dhe te pranishmit ne kete tubim ceku se ne shkollen e tij ka edhe nxenes shqiptare te cilet suksesshem e percjellin mesimin ne kete shkolle dhe ne vecanti jane te sjellshem dhe te kulturuar.
Ne fjalen e tij pershendetese z. Dashnim Hebibi, ambasador i Paqes dhe magjister i Diplomacise, ceku se ky takim ka rendesi te madhe per mergaten shqiptare, ndersa ftoi medvegjasit qe te bejne me shume per vendin e vet, kurse ne ndihme do i kene vellezerit nga Presheva e Bujanoci.
Prof. Rexhep Abazi, duke pershendetur te pranishmit dhe duke i pershendetur ata edhe ne emer te intelektualeve medvegjas: prof. Dr. Gani Jashari, MSc. Ramadan Beqiri, prof. Gani Krasniqi, prof. Fadil Mustafa, prof. Hamdi Halimi, prof. Ferat Hyseni e te tj. ceku se Medvegja ka nevoje me shume se kurre per nje mbeshtetje serioze dhe atdhetare. Njeherit ftoi kryetarin e komunes z. Eduard Felay per nje bashkepunim me intensiv me medvegjen, e ndoshta edhe per nje binakezim te ketyre dy komuneve, me c rast kryetarit te komunes dhe drejtorit te shkolles iu dhuroi nga nje liber: SHTOJZOVALLET E GOLLAKUT, te autorit Demir Krasniqi.
Tubimin e pershendeti edhe z. Fazli Musliu, kryetar i shoqates :Lugina e Presheves” duke cekur bashkepunimin korrekt dhe vellezeror te ketyre dy shoqatave.
Pas kesaj pjese oficiele, te pranishmit gadi deri ne oret e vona te mesnates, i disponuan me kenge dhe valle anetaret e SHKA “ Medvegja” nen udheheqjen artistike te Musa Nezirit, si edhe motrat Mustafa nga Kosova.
Dita e dyte e manifestimit iu kushtua aktiviteteve sportive te futbollit te vogel ne te cilin kete vit moren pjese tridhjete e gjashte ekipe sportive.
Loja u organizua ne eliminim, gjysem finale dhe ne finale.
Lojen finale e luajten ekipet sportive “ Gejzeri” dhe “Rinia e Medvegjes”. Sic thane organizatoret per here te pare qe gjashtembedhjete vjete qe ne finale luajne dy ekpe nga Medvegja. Kesaj here me te mire ishin ekipi “Gejzeri” nga Baja e Siarines, me kapitenin e ekipit z. Safet Sylen dhe menagjerin z. Gani Syla veteran i futbollit, te cilet e nxune vendin e pare. Per ekipin fitimtar u nda kupa kalimtare, kurse per ekipin e vendit te dyte dhe te trete kupat e rendomta. Sic tha menaxheri i ketij ekipi z. Gani Syla, se ne takimin e mergates shqiptare te Medvegjes, Presheves dhe Bujanocit i cili do te mbahet me 30 korrik ne Livadhin e Halilit, do te jete edhe ky ekip sportiv.
Pas ndarjes se kupave dhe shpalljes se fitueseve, manifestimin e shpalli te mbyllur z. Zenel Neziri, duke iu falenderuar te gjithe pjesmarresve, sportisteve, artisteve dhe organizueseve te ketij tubimi madheshtor.
Vlene te ceket se ishte ky nje tubim sa i madh aq edhe madheshtor, sepse ishte organizuar mire, ishte planifikuar mire dhe ishte realizuar mire, pa as nje leshim e as me te voglin incident. Ishte per cdo lavdate dhe shembull se si duhet bere aktivitet me shume pjesmarres dhe per shume pjesmarres.
Andaj pergezojme Shoqaten humanitare “ Medvegja “ ne Zvicer, stafin udheheqes(z.Fadil Selmanin,z.Agim Sadikun,z.Sabit Abazin,z.Shaban Bislimin,z.Hafiz Zeken,z.Zene Namanin etj), me ne krye z. Zenel Nezirin, per kete eveniment te rendesishem kombetar.


11 Qershor 2011
-Lajmet-