Festivali mbarëkombëtarë “Sofra Dardane 2011″Tropojë -”Shqiponjat e Medvegjës” VENDI I TRETË
Tropojë-Shqipëri ,18 qershor(medvegja.net
)
Pas sukseseve të njëpasnjëshme gjat këti viti: gjirimi i emisionit televiziv “Rrënjët tona” në RTK (i cili do të transmetohet të shtunën e ardhshme), prezentimi së bashku me Remin në emisionin e Naim Abazit “Odeon” në RTK , pjesmarrja në manifestimin tradicional të 1 majit në Tupallë, përfaqsimi dinjitozë në festivalin “ Anadrinia Jehon 2011” në Denje të Rahovecit, Qmimi i publikut në “ Flakadani i Karadakut 2011” në Viti të Gjilanit, Qmimi i Tretë në manifestimin gjithëkombëtar “I këndojmë Lirisë 2011” në Klinë ku për tri qmimiet e para konkuruan mbi 60 shoqëri nga të gjitha viset shqiptare.
Së fundi Shqiponjat e Medvegjes fluturuan edhe në Tropojë ku me ftesën e Unionit Artistik të Kombit Shqiptarë morën pjesë në Festivalin kombëtar të trevave shqiptare “Sofra Dardane 2011”.
Në kët festival për tri ditë me radhë me dhjetra shoqëri, ansamble, grupe muzikore nga të gjitha trevat shqiptare para mijra artdashsve tropojan dhe para një jurie profesionale u prezentuan për të konkuruar për qmimet që ndan juria.
Shqiponjat e Medvegjes me kostumet e bukura kombtare karakteristike Medvegjase me grupin e valltareve dhe grupin e rapsodve, me të arritur në qytetin Bajram Curr tërhoqën vëmendjen e tropojanve dhe organizatorve të festivalit të cilët Shqiponjat e Medvegjes i radhitën të parët në defilimin rrugëve të qytetit dhe në hapjen e natës së dytë të festivalit ku me një performans të shkëlqyer mahnitën të pranishmit.Prezentimi i dy këngëve dhe dy valleve (të gjitha Live) egzekutuar nga grupi i instrumentalistëve të shoqërisë u përcollën me duartrokitje nga mijra të pranishëm në odeonin e gurtë të qytetit Bajram Curr.
Në fund të festivalit Juria profesionale ndër tri qmimet e para si shoqëri të kompletuara radhiti edhe Shka. Shqiponjat e Medvegjes që eshtë një sukses i madhë i arritur me punë dhe vullnet të palodhshëm të gjithë antarve të shoqërisë.
Vlenë të ceket edhe përbërja e antarve që prezentuan në mënyrë të suksesshme Medvegjën dhe Medvegjasit në festivalin Kombtarë të Trevave Shqiptare “Sofra Dardane 2011”(medvegja.net)






19 Qershor 2011 at 11:06 am
Përshëndetje SH.K.A Shqiponjave të Medvegjes.
Suksese edhe të vazhdueshme edhe në të ardhmen e bashkimit kombëtarë….
Nga Sweden: Hysen Aliu/Tupallali
19 Qershor 2011 at 9:27 pm
Urojme “Shqiponjat e Medvegjes” per nje prezentim te mire te kultures dhe folklorit shqiptare te ruajtur dhe te kultivuar ne trojet shqiptare te Medvegjes.
Medvegje, 19 qershor 2011 prof. Rexhep Abazi, grupi folklorik
“Shpetimi” Medvegje
19 Qershor 2011 at 10:23 pm
urime shqiponjave per ket pjesmarrje dhe suksest sa ma te mire ne te ardhmen vendin e pare ju deshiroj.
paskan pas fat mos me ju marr kush ftesen per pjesmarrje.
jini ma te mirET