RSS

Bajram ( Shaban ) Sinani, njeriu që lindi dhe vdiq në Tupallë të Medvegjës

26 Qershor 2011

-Lajmet-

Një jetë të tërë kushtuar familjes dhe vendlindjes

Bajram ( Shaban ) Sinani, njeriu që lindi dhe vdiq në Tupallë të Medvegjës

Shkruan: prof. Rexhep Abazi

Medvegjë, 25 qershor 2011(medvegja.net)

Këtyre ditëve të nxehta të fillimverës në familjen Sinani të Tupallës priteshin dhe përcilleshin njerëzit të cilët vinin nga të gjitha fshatrat shqiptare të komunës së Medvegjës për të shrehur ngushllime për vdekjen e Bajram Sinanit, në këto anë të njohur si Lam Sinani. Njerëzit për ngushllime i priste i biri i tij z. Fetah Sinani, mësues në pension së bashku me xhaxhain, vëllain e të ndjerit, z. Zeqir Sinanin dhe familiarët e tjerë, kushërinjtë, nipat dhe mbesat e bijat e të ndjerit Bacit Lam.
Z. Lami kishte lindur më 26 qershor 1924 në fshatin Tupasllë në një familje bujare shqiptare të këtyre trojeve. Ishte biri i Shaban Sinanit, të njohur si pleqnar shumë i dalluar, i dijshëm dhe i drejtë, i shqiptarëve të Medvegjës.

Baca lam ishte njeri punëtor, fisnik dhe i ndershëm. Jetonte nga djersa e punës së vet. Ishte i martuar me gruan nga familja Beqiri, e Sfircës, e cila fatkeqësisht i vdiq shumë heret duke i lënë tre jetima të mitur, vajzat: Sherën dhe Ramizen dhe djalin Fetahun, të cilëvet baca Lam iu bë edhe babë edhe nënë duke i rritur e edukuar siç duhet.
Kështu që sot ata si të rritur kanë krijuar familjet e tyre, duke e gëzuar bacën Lam sa ishte i gjallë, me shumë nipa e mbesa, të cilët sot gjenden në Tupallë, në Prishtinë, në Zvicër e gjetiu. Është interesant se ai kishte zgjedhë jetën më të mundimshme për ti rritur fëmijtë bonjak, sepse siç thoshte ai shumë herë sa ishte i gjallë:… All’llahu i madhëruar ka dashur kështu, andaj unë do t’i rrisë fëmijtë e mi, pa sjellur tjetër grua në shtëpi, sepse unë i dua ata dhe tërë jetën do t’ua fali atyre… Dhe e bëri ashtu siç thoshte, sepse tërë jetën jetoi vetëm për ta dhe me ta.

Ishte edhe diçka shumë interesante në jetën e këtij njeriu shumë bujar dhe dinjitoz. Ai në rininë e tij pati edhe një fatkeqësi të rëndë. Pothuaj se gadi e humbi njërën këmbë sepse pas një dhembje të madhe dhe pa mjekim adekuat dhe intervenim të duhur mjeksor, atij iu kishte dëmtuar rëndë njëra këmbë dhe kështu gadi se pesëdhjet vjet ai jetoi si invalid, por pa kurfar përkujdesje institucionale, pa pension apo ndihmë tjetër.

Edhe përkundër kësaj, Baca Lam kurrë nuk u dorëzua as nuk u ndal, përkundrazi ai gjithmonë jetoi nga djersa dhe puna e tij e ndershme nga e cila siguroi çdo gjë që i duhej për vedi dhe për familjen e tij. Edhe në ditët më të vështira për shqiptarët e Medvegjës, në vitet 1999 2000, ai nuk e lëshoi vatrën e shtëpisë, por qëndroi stoikisht duke u bërë ballë të gjitha vështirësive dhe sfidave të asaj kohe. Bile deri sa ishte i gjallë ai organizoi një ekonomi familiare të cilës do ja kishin lakmi edhe shumë njerëz më të rinj se ai me një fermë lopësh, prej afro njëzet krerësh, në të cilën punë kohëve të fundit i ndihmoi shumë edhe i biri Fetahu, i cili edhe u përkujdes që t’i lehtësoi ditët e fundit të pleqërisë e sidomos në kohën kur ai ishte i sëmurë, dhe ku pas një sëmundje të rëndë edhe vdiq dhe u varros më 20 qershor 2011, në vedlindjen e tij në Tupallë.

I shrehim ngushllimet më të sinçerta familjes Sinani: vëllait Zeqirit, djalit Fetahut, vajzave: Sherës dhe Ramizes, nipave, mbesave dhe tërë farefisit të tij, duke i lutur që me krenari të trashëgojnë fisnikërinë, bujarinë dhe atdhedshurinë e të ndjerit Bacës Lam

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.

6 Responses to “Bajram ( Shaban ) Sinani, njeriu që lindi dhe vdiq në Tupallë të Medvegjës”

  1. Na,Kapitim Sadiku Says:

    Me shuum dhimje morem lajmin per vdekjen e kusherini ton,ne ishprehim ngushllimet tona per vdekjen e bacit Lam.

  2. Gurbetqari Says:

    Fetah Sinanit dhe Familjes bujare- Sinani, u shprehi ngushllime te sincerta me rastin e vdekjes se kryefamiljarit- shume te nderuarit, Baces Lam.

    Kete Tupallas e perkujtoj si nje njeri shume te ndershem, shume bujar, fisnik e kombedashes. Ishte familjar i mire, fqinje i mire, mik e shoke i mire.Te gjithe e donin dhe respektonin. Bacin Lam e perkijtoi si, vertete, Familjar te madhe.E donte dhe adhuronte tere Famiiljen, ne vecanti dy krenarite e Tij me te medha- te buirin Fetahun dhe, me vone, nipat dhe mbesat e shumta.

    Kete burre te madhe e perkujtoj edhe si adhurues te arsimimit. Asken nuk e gezoi me shume hapja e shkolles fillore, me mesim ne gjuhen Shqipe- si Bacen Lam.Si sot me kujtohet admirimi i Tij me rastin e inaugurimit te objektit te ri shkollor ne Tupalle, inaugurimit e rruges, te objektit te elektrifikimit etj.Perkrahte dhe ndihmonte cdo aksion ne planin e krijimit te kushteve me te mira te jetes ne kete Troje Shqiptare.”Me punen, mjetet tona dhe me unitetin tone, mund te krijojme cdo gje- t’a begatojme jeten tone dhe te pasardhesve”, tha Baca Lam ne nje tubim ne fshat,ne vitet e 70-ta, kur, u miratua vendimi per vazhdimin e ndertimit te rruges prej Tupalles e deri ne Gjylekreshte.

    Fetah Sinanit (shokut dhe kolegut tim te dikurshem) dhe familjes Sinani, edhe njehere u shprehi ngushllime te sincerta me rastin e vdekjes se Babait te Tij dhe te kryefamilljarit te Familjes, Bajram (Lam) Sinanit.

  3. lulzim Says:

    i shprehem gushlime te siqerta familjes sinani nga tupolla me rasti e vdekjes te bacit lam i qoft let dheu shqiptaris.me rrespekt familja e deshmorit florim rushitit nga kapiti gjermania medvegja

  4. femi uka Says:

    i shprehi ngushllimet me te sinqerta familjes se dajve me rastin e vdekjes se dajes lam.dnaj dhimbjen me ju per dajen lam jo vetem sikur daj por sikur ni njeri shum te mir dhe te ndershem qe kishte respekt per gjdo njeri dhe ndjej nje dhimbje po asht sepse kan qen shok te mir me babgjyshin tim te ndjerin.daja lam ishte njeri shum imir per te gjith e sidomos per ne rinin qe ishim shok te nipit te tij.

  5. Mevlud sinani Says:

    Ne emer te familjes sinani une nipi i te ndjerit BAJRAM SINANIT,Mevlud sinani ju falenderoj perzemersishte te gjitheve, qe keni gjet koh te shkruani dhe te na shprehni ngushllime dhe te na i lehtesoni dhimbjen me rastin e vdekjes se xhyshit ton. Falenderoj shum z.prof REXHEP ABAZIN per ket shkrim kaq mire te perpiluare. Me fjal te medha dhe te sakta per te ndjerin xhyshin ton. XHYSH DO TE NA MUNGOSH PER XHITHMON.

  6. b.kadriu Says:

    ju shprehi ngushllime shum te sinqerta familjes sinani per rastin e vdekjes se k kryefamiljarit BAJRAM (LAM) SINANIT me respekt familjes se deshmorit nga bashkim kadriu ne zvicer

Leave a Reply