NJOFTIM : Pas 133 viteve të debimit nga Kirvaqa,për herë të parë do të takohen Krivaqtë e Krivaqës
Prishtinë,16 korrik 2011(medvegja.net)
Krivaqët e Krivaqës do të takohen për herë të parë pas 133 viteve.
Njoftim : me 24 Korrik 2011,me fillim në ora 11:00 ,do të mbahet takimi i Krivaqve të Krivaqës dhe ate në fshatin Meshin të komunës së Kamenicës.
Takimi do të mbahet në oborrin e Xhamis së Meshinës dhe do te zgjas disa orë.
Në këtë tubim pritet marrin pjes Krivaqët nga të gjitha vendet ku ata jetojnë.
Ky tubim nuk ishte mbajtur asnjëher më parë dhe shpresojm që tash e tutje të mbahet qdo vit,dhe te mbetet si diqka e rendesishme në Historin tonë.
Dëshira e madhe që të njihemi dhe të dim më shum për njëri tjetrin,na shtyri që ta hapim faqe përmes facebook-ut “Krivaqt E Krivaqes“,dhe me ndihmën e kësaj faqje arritem te dim për të gjith Krivaqët ku gjinden dhe si jetojnë.Ata këtë ftes për t’ju bashkuar kësaj faqjeje e pranuan shum seriozishte dhe dhan kontributin e tyre gjat tër kohës,duke dërguar komente, fotografi ,duke na derguar të dhëna ,etj.
Krivaqët sot jetojnë në: Kamenic,Gjilan,Koretin,Gadime e ulët,Konjuh,Ferizaj,Medvegjë,Fush Kosovë,Itali,Zvicërr,Turqi,Kanad etj.
Krivaqët u ndanë prej fshatit Krivaqë të komunës së Lebanës, me 08.01-1878 për të mos u takuar kurr deri më tani.
Ti kthejm dinjitetin vendit tonë,të takohemi të të gjithë së bashku !
Këshilli Organizativ
medvegja.net do të përcjell nga afër këtë aktivitet




16 Korrik 2011
-Lajmet-