Archive for Janar, 2010

Shkolla Fillore

ZENEL HAJDINI

Tupallë
16240 Medvegjë
tel :064/8860405
27/01/2010

Shpallë

KONKURS

1.Arsimatarë i gjuhës angleze
Me 70% të orarit të punës(40% në Tupallë,20% në paralelet e ndara në Gjylekresht dhe 10% në Kapit)

1.Arsimtarë i gjuhës frenge
Me 40% të orarit të punës

1.Arsimtarë i Artit Figurativ
Me 25% të orarit të punës

1.Arsimtarë i Kulturës Muzikore

1.Arsimtarë i gjuhës serbe
Me 100% të orarit të punës(70% në Tupallë,15% në paralelet e ndara në Gjylekresht dhe 15% në Kapit)

1.Arsimtarë i Historisë
Me 35% të orarit të punës

1.Arsimtarë i Gjeografisë
Me 35% të orarit të punës

1.Arsimtarë i Fizikës
Me 30% të orarit të punës

1.Arsimtarë i Biologjisë
Me 40% të orarit të punës

1.Arsimtarë i Kulturës Fizike
Me 60% të orarit të punës

1.Arsimtarë i Arsimit teknikë
Me 40% të orarit të punës

1.Arsimtarë i Matematikës
Me 80% të orarit të punës ,në kohë të caktuar deri sa të kthehet në vendin e punës nga funksioni i ushtrusit të detyrës(U.D) së Drejtorit të shkollës

1.Arsimtari i Informatikës
Me 20% të orarit të punës ,në kohë të caktuar deri sa të kthehet në vendin e punës nga funksioni i ushtrusit të detyrës(U.D) së Drejtorit të shkollës

KUSHTET
:Shkalla e VII/1 e kualifikimit superior,shtetas i Republikës së Serbis,të jet i aftë fizikisht dhe psiqikisht për të punuan me nxënës dhe arsimtarë,kandidati të mos jet i denuar apo gjykuar në periudhë më shumë se tre muaj.
Kërkesës i bashkangjiten:Biografia e shkrutër,qertifikata e shtetësis,qertifikata e lindjes(jo më të vjetër se 6 muaj),qertifikata e mjekut si dhe dëshimja se nuk jeni në hetime nga gjykata komunale.
Mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe
Konkursi mbetet i hapur 8 ditë

Shkëputur nga Revista POSLOVNI nr 345 ,faqe 29
Përktheu dhe përshtati Burim UKA

Shënohet dhjetë vjetori i daljes në skenë të UCPMB-së

Lugina e Preshevës, 26 janar 2010 – Në Bujanoc është pëtkujtuar dhjetë vjetori i daljes në skenë të ish Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë,Bujanoc dhe Medvegjë,si dhe nëntë vjetori i rënies heroike të dëshmorit të kombit Besim Nazmi Faiku.
Para qindar qytetrëve të tubuar u theksua roli dhe rëndësia e krijimit të UÇPMB-së,për parandalimin e dhunës shtetërore Millosheviqiane të ushtruar ndaj popullatës së pambrojtur shqiptare të kësaj ane, dhe njëkohësisht gatishmëria e saj për krijimin e paqës dhe kultivimin e demokracisë.
Përfaqësuesit e Këshillit Organizativ në fund të tubimit, bënë homazhe dhe vendosen kurora të freskëta me lule,në kompleksin e varrezave të dëshmorëve në fshatin Tërnoc të Bujanocit. Ndërkoh që u promovua libri “Yjet e lirisë” e autorit Halim Hasani.

Baki Rexhepi

Janari është një muaj që sjell shumë kujtime për shqiptarët, ka data të rëndësishme sidomos ajo “Flaka e Janarit” dhe dalja në skenë e Ushtrisë Clirimtare për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Një dekadë nga kjo e fundit. Një sfidë në ditë për ditë, në dhjet vjetët e trishtueshme për të përkujtuar në vjet për vjet atë ditë, kur dikush haptas, i cjerri maskën sërbisë dhe prishi planet e sajë…

26 janari, mundë të ishte edhe një ditë e zakonshme për ata që ndicnin kafenet e Bujanocit, Preshevës dhe në etnikumin shqiptar por jo edhe për ata të cilët nuk mundë të duronin qizmën e armikut në fytin e lirisë së Shqiptarëve e sidomos ajo qizme e përgjakur me gjakun e vllezërve tanë në tokën Shqiptare, që njihet tani Kosovë.
Ajo ditë nisi një etapë të re për të vazhduar me një luftë të pabarabart, në njerëz dhe makineri, por në fakt vullneti për liri mundë dhe shtrien për tokë cdo makineri.
Populli i përvuajtur nëpër dekada të shumta si kjo që ne kujtojmë sot, më 26 janar 2010, që i shtypur, i palqkitur, i djegur, i përzënë, i vrarë e i masakruar, populli që mbi gjithcka ngriti vlerën edhe më shumë se që mundë një popull tjetër të bënte, ai përkundër të gjitha sakrificave nxorri djemt më të mirë dhe më trima për luftë.
Populli dha djem shumë për t’iu njgitur maleve të luftonin ardhacakët nga karpatet dhe kriminelët nga Beogradi. Në mesin e atyre djemëve më trima kishte edhe aso që duke mos kursyer plumbin për armikun, nuk kursyen as jetën për Lirinë.

Ne sot jemi tubuar për të kujtuar jo vetëm atë datë, por kjo datë është një datë pikënisje për datat e tjera që pasuan mëtej, duke na lënë që ne të përkujtojmë, vullnetin e hekurt, guximin e pashembullt, virtytin e shtrenjt dhe rënjen e djemëve në altarin e lirisë, ata që ranë për të mos vdekur kurr.

Si pikënisje që u hapi rrugën proceseve të zhvillimeve dhe ndryshime politike, ju dha rast mundësive të shumta por që nga nënshkrimi i Marrveshjes së Konculit, këto mundësi për procese në vazhdim dhe në zgjidhjen e problemeve të shumta të Shqiptarëve e sidomos problemit politik ngeci në duart e atyre që si me dashje po ngulfatin dhe po e bëjnë të trishtueshëm këtë dhjetvjetor.

Ky dhjetëvjetor, kjo dekadë shenoi ngjarje të shumta dhe të dhimshme të njëpasnjëshme. Kurban të këtyre ngjarjeve ishin familjet Shqiptare, populli jonë liridashës, dhe në korrizin e më të mirëve të popullit, luftërave ra kjo dogmë dekadë.

Në dhjetvjetorin e sotëm në vendë se të kujtojmë dhe të ishim aty ku kemi patur mundësinë, ne sot kujtojmë djemt që ranë nëpër burgjet e Sërbisë me akuza të cmendura, ne kujtojm djemt që ranë në Burjget e UNMIK-ut në bazë të akuzave të cmendurisë Serbosllave e shoviniste, në bazë të një politike të fëlliqur.

Në dhjetëvjetorin e sotëm kujtojmë, se si dikur Europa lavire në vendë se që tani e një dekadë të ketë më kriminelt më të mëdhenjë të hisorisë së fundit nëpër burgje, ajo u heq vizat madje paralajmron se do të i përqafoje në gjirin e saj po këta kriminel Sllav si Sërbinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi. Derisa shkelë përgjatë kësaj dekade përher vullnetin dhe dinjitetin e Shqiptarëve.
Më thuani ju sot, sa e dhimbshme është kjo kujtesë. Po, pikërishtë ashtu është sepse sot si atë ditë dhimbjeje kur u varrosën vëllezërit Saqipi kujtojmë dhe kemi dhimbje, po pikërisht edhe sot ndjehemi krenarë sepse jemi ende këtu dhe kujtojmë me epitet lavdinë e Shqiptarisë, pikërishtë si në atë ditë kur plotë sytë ngazëllim që pamë djemtë që sdo lejojnë tokën të shkelën e të lërojnë makineria e sllavëve.

Ne mbajtëm fjalën. Ne kuptuam dhe deshëm të ju japim mundësinë të gjithëve që dëshirojnë të punojnë për të mirën e popullit Shqiptar, e mirë që nuk erdhi dhe nuk po vjen.

Sot, 26 janar 2010, sot një dekadë, ne ende si në fillim, me një luftë më ndryshe, me një luftë për mbijetesën dhe me një luftë për të qenë të zëshëm, sepse ua kemi borgjë atyre që nuk u shuhet emri, sot të ngrejmë zërin, që tmos shuhet fati i Shqiptarit ne Kosove Lindore.

Sot, u thomë:

Lavdi Betëjës së UCPMB-së,
Lavdi Veprës së luftëtarëve,
Lavdi rënjes së Dëshmorëve të Kombit!

Arbër Ibrahimi
Ish nenkryetar i OVL-së ë UCPMB-së

Presheva.com
Foto Medvegja.net

Lugina e Preshevës

SHQIPTARËT E LUGINËS KËRKOJNË THEMELIMIN E GJYKATAVE TË VETA

PRESHEVË- Këshilltarët e Kuvendit Komunal të Preshevës kanë kërkuar themelimin e gjykatës themelore dhe asaj të lartë për tri komunat në Luginën e Preshevës, ka thënë kryetari i kësaj komune Skender Destani, transmeton agjencia serbe Tanjug.
“Vendimi i seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës është që të kërkohet themelimi i këtyre dy gjykatave (themelore e të lartë) për komunat Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, me seli në Preshevë. Kërkojmë edhe themelimin e prokurorisë, po ashtu, me seli në Preshevë”, ka thënë Destani. Këshilltarët kanë kërkuar edhe përfaqësim proporcional të shqiptarëve në organet përkatëse shtetërore.

Këshilltarët e Komunës së Preshevës kanë dërguar ftesë këshilltarëve shqiptarë të dy komunave tjera për thirrjen e Kuvendit të këshilltarëve shqiptarë të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës, në mënyrë që në një organ të tillë më të lartë të shqyrtohen çështja e pezullimit të gjykatave dhe i veprimit të mëtejshëm të përfaqësuesve shqiptarë në Luginë.

Perspektiva

Ministri i Pushtetit Lokal e vizitoi Medvegjën

Medvegjë 20 Janar 2010 ( Medvegja.net)

Ministri i Pushtetit Lokal i Serbisë, njëherësh kryetar i Këshillit Koordinues për Medvegjën, Preshevën dhe Bujanocin në Qeverinë e Serbisë, Milan Markoviq, e vizitoi përsëri Medvegjën, kësaj here për disa arsye më tepër.

Kështu, ai fillimisht e vizitoi Fakultetin Ekonomik dhe atë Juridik, ku zhvilloi një takim me stundetët që i vijojnë mësimet në këto fakultete, për t’u përgjigjur në pyetjet që parashtroheshin nga studentët, njëkohësisht duke u zotuar me faktin se të gjitha problemet që kanë studentët e këtyre fakulteteve do ta kenë zgjidhjen e duhur në një ardhme të afërt, duke i vlerësuar ato si probleme të vogla.


Fakulteti Ekonomik dhe Juridik në Medvegjë

Por, studentët shqiptarë i shprehën pakënaqësitë e tyre, të cilat njëherësh e e hutuan ministrin dhe e vendosën atë në pozitë të palakmueshme, ndonëse u përgjigjej në mënyrë diplomatike.

Megjithatë, sipas premtimeve të tij, ”ky është një fillim, prandaj duhet kuptuar se çdo fillim i ka vështirësitë e veta”, kështu edhe një herë i premtoi të gjitha të drejtat për studentët shqiptarë.

Ndërkaq, vizita e dytë ishte më shumë e karakterit ekonomik. Kështu ai premtoi zhvillim të dukshëm ekonomik në vitin 2010 në Medvegjë. Ai fillimisht vuri në pah investimet në Xeheroren e Lecit, konkretisht punët që do të kryhen në të, e më vonë edhe hapjen e një qumështoreje në komunën tonë, që do të ishte më se e nevojshme pothuajse për të gjithë shqiptarët, të cilët e kanë prioritet bujqësinë dhe kultivimin e kafshëve për prodhimin e qumështit.

Shkruan : Albert Salihu
Fotografit : Medvegja Forum

SHH “Medvegja” dhe Lugina e Preshevës solidarizohen me Shqipërinë

Valis-St.Gallen, janar 2010 (medvegja.net)

Edhe diaspora shqiptare, është duke i përcjellur me indinjatë të thellë gjitha lajmet që po ndodhin me fakteqësinë natyrore në Shqipëri. Shoqata humanitare “Medvegja”, si dhe shoqata humanitare si motër “Lugina e Preshevës”, njëzëri, të bashkuara rreth kësaj dhimbjeje, që po ndodh në rrethinën e Shkodrës së bukur, e cila ka rritur dhe rritë shumë veprimtarë të kombit dhe Lezhës krenare që mbanë me krenari kryeheroin tonë Skënderbeun, mundohet me anëtarësinë e saj të gjerë, që të paktën me shpirt dhe zemër luten, që të përmirësohet gjendja sa më shpejtë.

Këto dy shoqata humanitare, me të marrur lajmin e përmbytjeve të mëdha që po ndodhin në Shqipëri, kanë mbajtur mbledhje urgjente me kryesitë e tyre dhe solidarizohen me shpirt dhe zemër, duke përcjellur edhe solidarizimet e mëdha që po i vijnë nga vende të ndryshme me ndihma konkrete. Përmbytjet në Shkodër e Lezhë nuk kanë indinjuar vetëm banorët e këtyre zonave dhe gjithë Shqipërisë, por gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen, si dhe padyshim edhe mërgatës. “Në këtë tragjedi që po ndodh në shtetin tonë amë Shqipëri, për fatin tonë të mirë nuk kemi humbje në jetë dhe i gjithë vullneti dhe përqendrimi i qeverisë Berisha është të mos lejojë asnjë humbje jete.

S’ka gjë më të shtrenjtë se jeta e njeriut. Prononcimet e liderëve po i përcjellim me vëmendje thotë z.Zenel Neziri kryetar i shoqatës humanitare “Medvegja” me seli në Fully të Valisit dhe duhet të bashkohemi edhe më shumë”.

Z.Neziri vazhdon më tej, kemi bashkëbiseduar me kryesinë dhe anëtarët tanë, si dhe me miqtë që i kemi në qytete të ndryshme të Shqipërisë, për t’u informuar sa më mirë me ngjarjet që po ndodhin dhe po mundohemi që të përgatitemi për çdo kërkesë që kërkohet urgjent nga diaspora.
Vërtetë këto skenare që po i shohim përmes televizionit janë shumë të dhimbshme, por prap, duhet të pajtohemi, pasi që nuk kemi humbje jetësh, sepse dëmet e shkaktuara, nuk vijnë me jetë njerëzish. Edhe ne bashkatdhetarët e Medvegjës, Preshevës dhe Bujanocit, nuk jemi në gjum për këtë ngjarje edhe pse nga komunat tona atje, qoftë nga Presheva apo Bujanoci, që dihet se drejtohen me liderë shqiptarë, nuk ka ndonjë kërkesë nga diaspora, për të ndihmuar Shqipërinë, sepse as ata nuk kanë marrur asgjë konkrete apo solidarizimi shpirtëror me vëllezërit tanë në Shqipëri.

“Gjumi” politik, si duket i disa liderëve në Luginë të Preshevës, po i del me vonesë, fjala bie, pasi shkoi presidenti Tadiq në Serbi nga Kosova, apo pasi presidenti Serb Tadiq, Kosovën e vizitoi për së dyti herë apo së treti, vijnë reagime të ndryshme nga Presheva, edhe pse ne si shoqatë, këto reagime i kemi pasur mu në kohën e duhur.

Shpresojmë, që të mos rrinë me batanijet e nxehta në këto ditë dimri të ftoftë nëpër pallate të nxehta, por të vizitojnë Shqipërinë dhe të organizohen me forcë njerëzish apo mjetesh, të përballojnë së bashku, ngjarjet e dhimbshme natyrore që po ndodhin në Shqipëri. Shoqata jonë, me anëtarët e kryesisë, edhe kësaj here, si gjithmonë, jemi koshientë gjatë çdo ngjarjeje që ndodh në atdheun tonë dhe mundohemi, si dhimbjen dhe dëshirën ta ndajmë së bashku. Shkodër e Lezhë, Medvegja është me Ju dhe lutemi që të kalojë sa më shpejt kjo tragjedi”.

Gjithashtu edhe nënkryetari i shoqatës “Lugina e Preshevës”, z.Fazli Musliu, njëherit xhaxhai i dëshmorit komandantit të zonës të UÇPMB-së, Mitat Musliut, ndër të tjera për kosovaere potencoi: ” Uroi që kjo fatkeqësi të përfundoj pa jetë njerëzish, të tjerat harrohen.

Shqipëria ka pozitë jashtëzakonisht të shkëlqyer natyrore dhe dëmet dihen për momentin se janë të mëdha, por kjo nuk do të thotë se nuk përmirësohen shpejt. Shteti shqiptarë, është në gjendje 24 orëshe duke vrapuar pas kësaj ngjarjeje, por normal, duhet të kuptohet, se as shtetet më të fuqishme të botës, nuk munden të ndalin fatkeqësit natyrore, e për këto kemi shembuj. Por, me rëndësi, është që lideri i shtetit amë Shqipërisë, kryeministri Berisha, kryeparlamentarja Topalli, ministri Basha dhe të tjerë, po qëndrojnë afër zonave të përmbytura me ujë.

Këta liderë, po u japin fjalë të mira këtyre banorëve dhe nganjëherë, fjalët janë më të nevojshme se gjithçka tjetër. Edhe ne, në emër të kryesisë dhe të gjithë anëtarëve të shoqatës sonë, lutemi që të kalojnë këto ditë të rënda me shi dhe që vëllezërit tanë në Shqipëri të jenë shëndoshë e mirë. Kryesia jonë, mbrëmë pati edhe një takim urgjent, ku bashkëbiseduam për gjendjen e rëndë që po mbretëron në shtetin amë, ku të gjithë solidarizohemi me shpirt dhe zemër, me të gjithë që janë prekur nga kjo fatkeqësi natyrore”.

AMC, Cyrih
Dashnim HEBIBI

Medvegjë toka ime
Donatorët
  • Sh.P.H,,Medvegja'' Zvicer 200 CHF (2010)
  • Nazmi Jashari 50 EU (2010)
  • Asllan Ismajli (Zyrja)
  • Ali Hajdini 100 EU (2010)
  • arsim 120,00 EU (2006) 50,00 EU (2009)
  • bijevllase 100,00 CHF (2009)
  • embelsira 100,00 CHF (2009) 100CHF (2010)
  • linda21 50.00 CHF (2009)
  • Arta 50.00 CHF (2009)
  • Florije.B 50.00 CHF (2009)
  • Besim_zh 50.00 EU (2009)
  • Bajram Rushiti 100.00 EU (2009)
E-mail
Hap e-mail @medvegja.net