Archive for Janar, 2010

Kur presidenti dhe kryeministri i Kosovës do të vijnë në Medvegjë?

Zvicër 6 Janar 2010 (medvegja.net)

Në vizitën e parafundit të presidentit serb Tadiq që ia bëri Kosovës, shumë bashkatdhetarë të trevave autoktone shqiptare të Luginës së Preshevës, që jetojnë në pjesë të ndryshme të diasporës, reaguan kundër kësaj vizite.

Duke ditur dhe duke kujtuar, se çka ka bërë regjimi i Millosheviqit ndaj popullatës së pafajshme shqiptare dhe vjenë, sa herë që don presidenti serb dhe zyrtarë të tjerë për festat e tyre në Kosovë dhe mbajnë fjalime kundër shqiptarëve, këto ishin reagimet e asaj kohe, por gjithashtu, me t’u kumtuar lajmi, se prap presidenti serb do të vizitojë Kosovën, me rastin e festave të tyre, bashkatdhetarët reagojnë njëzëri prap kundër kësaj vizite.

Kryetari i shoqatës humanitare “Medvegja” me seli në Fuly të Valisit Zvicër, z.Zenel Neziri përmes një prononcimi, që ia dha agjencisë sonë të lajmeve kosovaere, ndër të tjera tha: “Kjo vizitë është provokim për të gjithë shqiptarët, është Serbia që po flet dhe po mundohet me çdo kusht që të flas dhe të bëjë keq për Kosovën, është kjo Serbi që po bënë edhe sot e kësaj dite harta të reja me Kosovën brenda Serbisë, është ky Tadiqi, që ishte në hapje të kazermës së Cepotinit në afërsi të Bujanocit, kur dihet se kjo kazermë e madhe serbe, provokon banorët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.


Zenel NEZIRI

Ne nga diaspora, kërkojmë një mësim leksioni nga presidenti i Kosovës dhe kryeministri, që të mësojnë me këto vizita dhe të kërkojnë të paktën nga faktori ndërkombëtarë, që të vijnë në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Kur do të jenë në Medvegjë? Përgjigja dihet, no koment”.

AMC, Cyrih
Dashnim HEBIBI

Medvegja Forum e përmbyll me sukses aktivitetin vjetor

Në mbledhjen e stafit të Medvegja Forum, të mbajtur më 29 dhjetor 2009, me këtë rend dite:

- Diskutimi dhe vlerësimi i aktivitetit vjetor të Forumit,
- Diskutimi i planeve afatgjata dhe afatmesme për të ardhmen e Forumit dhe
- Diskutimi i çështjeve tjera

U konstatua se viti që po e lëmë pas, pra 2009-ta, ishte një vit shumë i suksesshëm dhe me shumë aktivitete. Viti 2009 ishte njëherësh edhe viti i tretë i funksionimit të Medvegja Forum. Me këtë rast, për nder të këtij përvjetori, e kishim organizuar një takim madhështor me medvegjas, i organizuar në formë të një koncerti, që u mbajt më 3 gusht 2009, në Shtëpinë e Kulturës në Fushë-Kosovë.


Koncerti

Në këtë mbledhje u konstatua se aktivitet më të rëndësishme të Medvegja Forum gjatë vitit 2009 ishin:

Pjesëmarrja aktive e një pjese të stafit të Forumit në organizmin dhe mbarëvajtjen e Akademisë Përkujtimore kushtuar Dëshmorëve të Kombit shqiptar nga Medvegja, Florim RUSHITI- KINGJI dhe Hashim HAJDINI.


Akademia

Për nder të 3-vjetorit të themelimit organizuam koncert të madh më 3 gusht 2009, në Fushë-Kosovë, me ç’rast rritëm t’i tubojmë medvegjasit nga katër anët e trojeve shqiptare, duke përfshirë këtu edhe Diasporën. Madje, ky koncert i kishte kaluar përmasat lokale, duke përfshirë pjesëmarrjen nga të gjitha trojet shqiptare. Ndërkaq me pjesëmarrje na nderuan edhe shumë artistë, këngëtarë, valltarë profesionistë e amatorë gjithashtu nga të gjitha viset ku flitet shqip.

Ndër ata që duhen përmendur me këtë rast janë i madhi Gold Ag nga Presheva, rep-artisti i ri medvegjas Orsyy-G nga Zvicra, pastaj Khoox, Rider, Revengjer G; rapsodi i mirënjohur shqiptar z. Gani Demolli nga Prishtina, Jahir Nuredini, Bajram dhe Doruntina Rexhepi nga Kumanova,Visar Bekteshi nga Gollaku, Azem e Bafti Uka nga Tupalla e Medvegjës, Bilall Kadriu që njëherësh ishte edhe koreograf i koncertit, Bajram Kurti nga Gërbaci i Medvegjës e shumë artistë, këngëtarë e valltarë të tjerë nga Medvegja. Stafi i Forumit i falënderon të gjithë përzemërsisht.

YouTube Video

Koncerti

Në Ditën Ndërkombëtare të Dhuruesve Vullnetar të Gjakut, Medvegja.net Forum, më 14 qershor 2009, në bashkëpunim të ngushtë me anëtarët e Forumit, me moton “Ta shpëtojmë një jetë së bashku”, e organizoi aksionin vullnetar të dhurimit të gjakut.


Aksioni vullnetar

Pas këtij aksioni human, Medvegja Forum ishte pjesë në lajmet qendrore të Radio-Televizionit të Kosovës. Ndërkaq për këtë organizim një falënderim i veçantë i adresohet z. Bajram RUSHITIT.


Aksioni vullnetar

Gjatë Muajit të Ramazanit, Medvegja.net Forum, në bashkëpunim me anëtarët e Forumit, u organizua një iftar i përbashkët, në të cilin morën pjesë shumë anëtarë të Forumit, stafi i Forumit etj.


Iftari

Këto ishin në pika të shkurtra vetëm disa nga aktivitetet gjatë vitit 2009.

Ndërkaq, këto aktivitete assesi nuk do të realizoheshin pa përkrahjen e vazhdueshme të anëtarëve të Forumit. Me këtë rast duam t’i falënderojmë të gjithë ata që kontribuuan në mënyra të ndryshme në Forum. E në veçanti i falënderojmë: z.Arsim Krasniqi, z.Feride Jashari Krasniqi, z.Bajram Rushiti, z.Besim Krasniqi, z.Florije Bilsimi, z.Linda Tofaj, z.Arta Uka, z.Dashnim Hebibi, Fidan Kosumi, si dhe ueb-faqet presheva.com dhe bujanoci.net, që vazhdimisht i publikojnë aktivitetet tona.

Në këtë mbledhje u mor vendim që gjatë ditëve të para të vitit 2010 të organizohen dhe riorganizohen degët e Forum Medvegja në Fushë-Kosovë , Medvegjë, si dhe qendra në Prishtinë.

Duke ju dëshiruar që viti 2010 të jetë një vit i suksesit, ju përshëndesim dhe ju urojmë paqe dhe shëndet!

Prishtinë
29.12.2009
Respekt
Stafi i Medvegja Forum

Medvegjë toka ime
Donatorët
  • Sh.P.H,,Medvegja'' Zvicer 200 CHF (2010)
  • Nazmi Jashari 50 EU (2010)
  • Asllan Ismajli (Zyrja)
  • Ali Hajdini 100 EU (2010)
  • arsim 120,00 EU (2006) 50,00 EU (2009)
  • bijevllase 100,00 CHF (2009)
  • embelsira 100,00 CHF (2009) 100CHF (2010)
  • linda21 50.00 CHF (2009)
  • Arta 50.00 CHF (2009)
  • Florije.B 50.00 CHF (2009)
  • Besim_zh 50.00 EU (2009)
  • Bajram Rushiti 100.00 EU (2009)
E-mail
Hap e-mail @medvegja.net