Zgjidhet kryetari i Kuvendit të Këshillit Nacional
Bujanoc,4 korrik 2010(medvegja.net)
Me shumicë votash dhe pa ndonjë kundër kandidat, Galip Beqiri sot është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Këshillit Nacional.
19 delegatët e Partisë për Veprim Demokratik, nga gjithsejtë 29 kuvendarë sa është paraparë me ligj për formimin e Kuvendit në fjalë, kanë konstituar sot në Bujuanoc Kuvendin e Këshillit Nacional. Kryetari tashmë i këtj organi Galip Beqiri tha se bashkarisht do të mundohemi ti zgjidhim problemet të cilat i tangojnë shqiptarët e Luginës, e që parashihen me formimin e këtij këshilli.
Ndërkaq, Riza Halimi bartësi i listës për këshillin Nacional tha se më konstituimin e këshillit Nacional po fillohet një kaptin e re për zgjidhjen e probleme të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
Ndërkaq në pyetjen se pse aleati i zgjedhjeve të KN UDSH nuk mori pjese në mbledhjen konstituive z. Halimi tha se kërkesat e tyre kanë qenë jo serioze. Sipas zotri Halimit në mbledhjen tjetër do të rrumbullaksohet konstituimi i kuvendit të këshillit Nacional me zgjedhjen e organeve të gjitha pleqësive dhe grupeve punuese ë i parasheh ligji dhe statusi i këtij organi.
Ashtu siç edhe ishte pritur, në Kuvend sot nuk morën pjesë përfaqësuesit e Unionit Demokratik Shqiptarë, parti kjo e cila e kishte përkrahur që në fillim iniciativën për themelim të këtij institucioni.
Sipas kreut të UDSH një ndër paknaqsit e para me PVD, ishte votimi i 6 qershorti që sipas kryetarit Zulfiu ka pasur manipulime. /TVP/
Foto:arkiva



4 Korrik 2010
-Lajmet-