5 VJET PUNË E AKTIVITET SHEMBULLOR
Prishtinë, 13 gusht(medvegja.net)
Të shtunën, më 13 gusht, në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve, në praninë e disa dhjetëra bashkëvendësve, Shoqata Kulturore Bamirëse “MEDVEGJA FORUM”, medvegja.net, e shënoi 5-vjetorin e themelimit.

Kjo shoqatë tani e pesë vjet me radhë kontribuon në forma dhe mënyra të ndryshme për sensibilizimin e çështjes shqiptare në Medvegjë, duke u orientuar veçanërisht në informim, ndihma humanitare, si dhe në organizime tjera kombëtare, me qëllim që ta mbajë gjallë dhe sa më të fuqishme dashurinë ndaj vendlindjes, përkatësisht Medvegjës me fshatrat përreth.
Udhëheqësi i kësaj shoqate, Burim Uka, duke folur në pika të shkurtra, e ilustroi në vija të trasha aktivitetin 5-vjeçar, i cili ka qenë i gjithanshëm dhe frytdhënës. Në këtë vazhdë ai ceku organizimet e ndryshme kulturore e sportive, organizimin e ndihmave humanitare të herëpashershme, aksionin për dhurimin vullnetar të gjakut në Shërbimin e Transfuzionit të Gjakut në Prishtinë nga një grup mevegjasish, realizimin dhe përkujdesjen për ueb-faqen ,medvegja.net, formimin e grupit letrar “Bafti Krasniqi”, si dhe së fundi botimin e revistës kulturore dhe informative “Zëri i Medvegjës. Të gjith a këto aktivitete kanë qenë barrë e të rinjve medvegjas, të cilët i kanë përmbushur detyrat pa e kursyer djersën e kohën e tyre.
Kryetari Uka e falënderoi për angazhim tërë ekipin, i cili e përbën Kryesinë e kësaj shoqate, në këtë përbërje: Driton Beha, Gëzim Zeqiri, Arsim Syla, Florije Bislimi, Ilir Arifi, Liridon Zejnullahu, Faton Beha, Jeton Emini dhe Arsim Uka
Si ilustrim i gjithë kësaj, por edhe për aktivitetet tjera, u shfaq një dokumentar mjaft domethënës me pamje vizuale nga kjo veprimtari.
Në jubileun e pestë të ekzistimit dhe të veprimtarisë, Shoqata Kulturore Bamirëse “MEDVEGJA FORUM” i nderoi me mirënjohje disa nga përkrahësit, donatorët dhe kontribuuesit e këtij organizimi, ndër të cilët: z Arsim Krasniqi, prof.dr. Gani Jashari, z. Florim Demiri, z.Nazmi dhe Feride Jashari, z.Ali Hajdini ,z. Jonuz Fetahu, z.Arta Uka, z.Miradie Zymberi Avdullahu, z.Shaban Cakolli, z.Florije Bislimi, z.Asllan Ismajli, z.Bajram Rushiti dhe z.Zeqir Demiri.
Dr. Gani Jashari, në fjalën e falënderimit, theksoi se ueb-faqja medvegja.net është shumë e klikuar, jo vetëm në Kosovë, por edhe gjithandej vendeve tjera ku jetojnë e veprojnë shqiptarët, ndërkaq e shtroi nevojën e interesimit dhe të angazhimit më të madh të institucioneve kosovare për çështjen e pazgjidhur dhe të mbetur pezull të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, përkatësisht të asaj pjese të Kosovës Lindore.
Ndërkaq, Jonuz Fetahu me këtë rast e cilësoi ueb-faqen medvegja.net si gazetë, televizion e radio, ose si një dritare e gjithanshme e informimit për shqiptarët e Medvegjës, ndërkaq aktivitetin e të rinjve e vlerësoi si shumë domethënës e të rëndësishëm, madje shpesh edhe më frytdhënës se çdo aktivitet i çfarëdo forme tjetër. Prandaj, sipas tij, aktiviteti i këtyre të rinjve duhet mbështetur dhe përkrahur në të gjitha format e mundshme.
Moderatore ishte Miradie Zymberi-Abdullahu, e cila këtë manifestim e udhëhoqi me elegancë, ndërkaq për fund i lexoi dy poezi me motive për vendlindjen, të cilat i emocionuan të pranishmit, madje disa nga ta nuk arritën t’i përmbajnë as lotët e mallëngjimit.
Krejt në fund, për të pranishmit u organizua një koktej rasti.
Teksti: Ekipi i medvegja.net
Fotot: Mirjeta Bislimi

Fotografoi Mirjeta Bislimi-medvegja.net
























15 Gusht 2011 at 3:27 am
Urime per 5. vjet pune te suksesshme. Nje falenderim i madh per gjithe ate qe beni per Vendlindjen e Kombin Ju beni shume edhe per “gurbetqaret”. Me ju Vendlindja eshte edhe me e afert dhe me e dashur.Jeni me te miret dhe deshiroj qe te tille te jeni gjithemone.
Pres me padurim edhe tekstin qe do te plotesoje keto fotografi te mrekullueshme. Eshte kenaqesi kur shohim te Madhin- Prof Dr Gani Jasharin, Burim Uken, Abaz Kadriun (shembullin e denje te Atdhedashurise dhe trimerise), Bilall Kadriun (at pedagog dhe muzikant te spikatur),Bajram Mustafen, intelektualit te madhe- Jonuz Fetahun… dhe rinine e mrekullueshme te Medvegjes. Edhe pse e dij se teksti gazetaresk,shpesh i shmanget perdorimit te shume emrave, mendoj se eshte mire, qe kesaj here, nen cdo foto te kete edhe emrat.
Edhe njehere:URIME dhe nje falenderim i madh per vepren tuaj te madhe.
15 Gusht 2011 at 10:07 pm
Faleminderit shume per komentin zotri i nderuar Gurbetqari.Fjalet e tilla tuajat jan inkurajim per ne.Perveq atyre qe ti i permende ne kishim nderin qe ne mesin tone te kishim edhe zotri Ramiz Kadriun pastaj zotri Hetem Hajrullahun si dhe shume bashkevendas te tjer.Edhe pse i tere organizimi eshte bere per me pak se 24 ore ,megjithate mendojm se ishte mire dhe ja vlen te takohemi keshtu sa me shpesh.
rrespekt per juve si dhe te gjithe lexusit e portalit informativ.
15 Gusht 2011 at 11:15 pm
fillimishte ju pershendese dhe ju pergzoje pere kete pune te madhe qe paski bere dhe ju deshiroje pune te pa lodhshme dhe mose te ndali me keto aktivitete si humanitare ashtu edhe organizative ju perkrahime dhe ju deshirojme pune te mbare dhe shendete te miere
15 Gusht 2011 at 11:31 pm
Punes,aktivitetit,angazhimit,sinqeriteti,prosperitetit te medvegja.net ja shtrijm kapelen ne shenj rrespekti.
15 Gusht 2011 at 11:52 pm
Ne po ndjekim me interesim te madh aktivitetin tuaj,aktivitet shume i frytshem,i cili do te jetoi shume gjate.Njerez me fytyra te ndritura,te buzeqeshura,qe shihen ne fotot e ketij takimi,deshmojne se kane vullnete per te bere ate qe ndriçon trojet e kësaj ane që ne e duam nga zemra.
Rrespekt dhe punë të palodhshme të nderuar.
1 Shtator 2011 at 2:02 am
Urime pervjetorin.Uroj pervjetoret e ardhshme medvegja.net te kete edhe me shume sukses.pergezime per punen .
1 Shtator 2011 at 2:05 am
Faleminderit te gjithve per fjalet inkurajuse!