Bëmirësit nuk i ndalë askush dhe në asnjë kohë
AGIM UKIQI, BËMIRËS NGA TUPALLA VAZHDON RENOVIMIN E XHAMIS SË SIARINËS
Medvegjë, gusht 2011(medvegja.net)
Xhamia e Siarinës, objekt fetar por edhe emblematik për trojet shqiptare të kësaj ane, është onjekti i tretë fetar i ndërtuar në komunën e Medvegjës. Para kësaj objekti i xhamisë ishte në Sfircë në lagjen e Shaqirajve dhe në Medvegjë, në vendin ku sot gjendet dërtesa e kuvendit të komunës.
Në kohën kur z.Halil Islami nga Sfirca ishte deputet në parlamentin e Serbisë së Obrenoviqëvet, ai kërkoi nga mbreti i atëhershëm që për nevojat e popullatës shqiptare të ndërtohen dy objekte: xhamia dhe shkolla, të cilat u ndërtuan njëra afër tjetrës në vendin: te Reka e Siarinës, përafërsisht para njëqind e tridhjetë vjetësh.
Këtu në këtë xhami gadi se një gjysëm shekulli bënë namazin dhe ritet e tjera fetare shqiptarët e të gjitha fshatrave shqiptare të Medvegjës, derisa u ndërtua edhe xhamia në fshatin e Kapitit. Aktualisht, në komunën e Medvegjës janë pra kto dy xhami:në Siarinë dhe në Kapit.
Në oborrin e xhamisë së Siarinës rreth viteve të nëntëdhjeta, me vetkontributin e qytetarëve vendorë dhe të diasporës ishte sjellë uji me rënje të lirë nga rrethina e xhamisë. Mirëpo, ngjarjet e kohës, sidomos ato të viteve 1999 dhe 2000, të cilat e tronditën popullatën shqiptare e cila pastsaj edhe u dëbua nga trojet e tyre, lanë pasoja në çdo lami të jetës së tyre. Pra, edhe uji i sjellur për xhami u dëmtua dhe kështu vite me radhë ajo mbeti pa ujë, sidomos për të marrë abdestin për faljen e namazit.
Këto ditë të ramazanit të kësaj vere, bëmirësi i Tupallës, z. Agim Ukiqi, i cili edhe në raste të tjera kishte dhënë kontributin në rregullimin e kësaj xhamie dhe të objekteve të tjera fetare ( Tyrbes në Medvegjë), vendosi që edhe kësaj here të bëj një punë humane për nevojat e kësaj xhamie.
Vendosi që në oborrin e xhamisë të shpoj pusin në thellësi prej tetë metrash për të siguruar ujin për pije dhe për nevoja të tjera të xhamisë.
Të gjitha hargjimet i siguroi, si gjithëherë, nga mjetet vetanake.
E takuam në oborrin e xhamisë duke e bërë pastrimin e pusit të posahapur dhe në një bisedë rasti ai thot: … unë këtë po e bëj për riza të Zotit dhe për të mirën e bashkkombasëve të mi, sepse këtu u falën të parët e mi, këtu po falem edhe unë e dhashtë Zoti që këtu të falen edhe fëmia e mi…
Mendoj që përveq ujit do ta bëj edhe një shadërvan ku do të mirret abdest dhe ku do të ketë ujë për pije e freskim, thot z. Agimi, në vazhdim. Me vedi at ditë kishte edhe djalin e tij, student i Fakultetit të kriminalistikës, në vitin e tretë, i cili ishte i kënaqur që babai i tij po bën një punë të mirë dhe humane.
Z. Agimi premtoj se këto punime do ti kryej deri në festën e Bajramit, kur edhe mund të shfrytëzohen nga xhemati i xhamisë.
Urojmë z. Agimin për këtë vepër të njerëzishme dhe inkurajojmë të gjithë ata që kan mundësi të bëjnë vepra të tilla të shërbehen me shembullin e z. Agim Ukiqit.
z.AGIM UKIQI gjatë renovimit të tërsishëm me mjete vetanake të Xhamisë së Siarinës në vitin 2007
Shkruan : prof.Rexhep Abazi





25 Gusht 2011 at 9:09 pm
pershendetje per agimin ku isha sebashku me te dhe njeherit ne oborrin e xhamijes eshte duke u nderuar shadervari si dhe uji duke u rregullue me pomp te rrymes nga bunari i cili eshte shpuar [grryer] ne oborrin e xhamis ne ate vende te cilin eshte duke u montu shadervari ku besimtaret marrin abdes.
vlen te ceket se edhe ne fshatin kapit eshte fillu dhe pregadit tegjitha kerkesat per ndertimin e tyrbes e cila eshte djegur nga zjarri .
zavendes kryetari i komunes zotri FLORIM SAHITI i nenshkruajti mjetet per finansimin e kti objekti ne fshatin kapit.
Kshilli i bashkesis islame ne medvegj ben perpjekje te mdha dhe njeherit edhe ne xhamin e sjarines do te behet ndrrimi i dyshemes [patosit] si dhe dyert dhe dritaret e xhamis ne sjarin.
26 Gusht 2011 at 2:11 am
Allahu ju shperbleft per mundin zotni Agim ,zotri Rexhep Abazi ,juve medvegja.net si dhe juve zotni Sokol.Dasht Allahu qe te ju ndihmoj ne perpjekjet tuaja per ta mbajtur gjalle frymen shqiptaro -islame ne keto troje te Shqiperis Etnike.Allahu i shperblen roberit e vet kur punojn ne rrugen e ti ne rrugen e ndriquar te islamit.
Me kujtohet shume mire kur ne fushaten zgjedhore kryetari i Deges se Partis per Veprim Demokratik ne Medvegje zotri Fehmi Beha ne Fushe Kosove para me shume se 500 bashkevendasve pat premtuar se nese PVD i fiton zgjedhjet brenda mandatit 4 vjeqar do te ndertohet nje Xhami ne Medvegje ,gje qe eshte kerkes imediate e popullates shqiptare te Kesaj komune.Mua me habit fakti pse edhe Tupalla si fshati me i madh i shqiptareve te Medvegjes por edhe Svirca e fshatrat te tjera te mos ken nga nje Xhami.
Une mendoj qe nese arrihet te sigurohet lokacioni dhe leja nga komuna e Medvegjes (leje te cilen eshte veshtir me marr pos nese eshte unik faktori politik shqiptar) per ndertimin e Xhamis ne Medvegje ku edhe ka qen Xhamia siq e thot z.Rexhep Abazi ne artikullin e ti.Mjete jam i bindun do te siguroheshin shume leht nga Bashkesia Islame e Republikes se Kosoves.
Te nderuar vllezer dhe motra,le te sherbej ky Ramnazan qe inatet tona,ndasit tona ti lem anash dhe ti pervidhemi punes ne realizimin e interesave tona te perbashketa kombetare.
26 Gusht 2011 at 6:31 am
Zotri albenian ne kemi ber perpjekje per ket qeshtje dhe jemi ne bisedimin e siperm dhe njeherit kshilli i bashkesis islame ne medvegje i cili vepron eshte duke u munduar qe lokacionin ta siguroj ne medvegje , kurse ne Tupalle ku mundem te flas edhe si antar i kuvendit te bashkesis islame te lugines si dhe si kryetar i bashkesis lokale ne kemi qene ne bashkesin islame te kosoves para nje viti dhe na eshte premtuar se ne qofte se ne sigurojme pronen do te na i shperndajne mjetet per ndertimin e objektit fetar [xhamis] dhe jemi duke u perpjek tu shkplla ne pronen e familes xhema ne qofte se na lejojne.
Kurse per leje me siguri qe do te na lejojne pasi qe kryetari i komunes ne ka thane gjene vendin ne medvegje e ne do te mundohemi tju ndihmojme edhe me disa mjete financijare pra komuna.
26 Gusht 2011 at 7:50 pm
Agim Uka, kur eshte me se veshtiri, i kthehet Vendlindjes- Medvegjes e Tupalles.Investimet e Tij ne Medvegje, sa jane te qelluara per Te e Familjen e Tij aq jane edhe vepra patriotike. Ai eshte edhe BEMIRES i madhe. Ju lumte, Z-ti Uka.
I pasur nuk eshte ai qe ka shume,por, ai qe jep shume.(Ne SHBA, sipas Statistikes, te pasurit gjysmen e pasurise, per cdo vit, e japin per ndihma, qellime humanitare dhe bemirese.Sidomos objektet qe sherbejne per t’u praktikua religjioni, ketu, finansohen vetem nga donatoret e shumet).
Z-ti Uka, nje falenderim i madh per kete bemiresi te madhe dhe per at qe bene si veprimtare per Vendlindjen e Kombin.
Rexhep Abazit, falenderim per edhe nje informate te qeolluar dhe te mire,kurse, “komentuesve” per keto fjale te mira.
31 Gusht 2011 at 10:45 am
Te nderuar vendas nga komuna e MEDVEGJES e kam nji lutje te te gjeth baskatdhetart qe jetojn dhe veprojn ne vendet e ndryshme jasht trojeve etike qe te bahet e mundshme per nji ndihme humanitare dhe atdhetare per nji ndihm sa asht e mundur ma shpejt per ti ndihmue familjes te kthye ne vend lindje familjes ADEM RAMES per ndertimin e nji kulmi mbi kok qe sa koh jeton nepr shtepija te huja nuk ka mundsi te baj nji jet normale me familjen 8 antareshe ,jeton ne kushtet jasht zakonisht te pa perballueshme per jet ADEM RAMA ng fshati sfirc i perdnjekur nga vendlindja ka jetue nji koh te gjat ne kosov por pa shpres per nji jet mate mier ma ne fund vendosi te kthehet ne vendlindje por prap pa shpresa se duhet te jetoj neper shtepija te pa banuera pa kushte per jet apelloj te gjith njerzit qe kan mundsi per nji ndihm sado e vogel qe asht mundet ti kontriboj asaj familje te ket nji kulm mbi kok mendoj se shumica e njezeve e kan shikue emisionin e RTKs se ne qfar gjendje asht familja 8 antarshe let bahe emundur diaspora vetem nga 10 euro per 10000 pjes marrs dotja baj asaj familje nji jet paksa ma normale a 10 euro jan hiq ma shum se dy KAFE ne nji resturan, me shpres se dote zgjoj nji interes per ket familje skamore, due te besoj se te gjeth ata qe jan te asaj pjese dot marrin pjes ne ket akcion humanitar dhe atdhetar sado pak qe mos te zbrazen ato troje te baballarve gjyshve strgjyshve por te gjajm menyren i ndihmave per at pjes te asaj popullate qe ka mbet. Me respekt ju per shendes per mier kuptim E.Bajrami