RSS

Akademik Idriz Ajeti nderohet me çmim për Veprën jetësore

22 Dhjetor 2011

-Lajmet-

Akademik Idriz Ajeti nga Medvegja nderohet me çmim për Veprën jetësore

Prishtinë, 22 dhjetor (medvegja.net)

– Në një solemnitet të organizuar me rastin e dhënies së çmimeve “Rexhai Surroi”, Grupi Koha sot dha tri shpërblime: Çmimi për Veprën Jetësore, për romanin shqiptar më të mirë dhe për Gazetari të shkruar në Kosovës gjatë vitit 2011.

Foto : Veton Surroi dhe Akademik Idriz Ajeti

Çmimi për Veprën jetësore, të cilin sivjet kjo Kompani e ndanë për herë të parë, i takoi akademik Idriz Ajetit. Koha në kuadër të këtij shpërblimi botoi librin “Pararendësi” me punime të zgjedhura që përthekojnë harkun e shkrimeve gjatë dekadave të këtij personaliteti. Duke ia dhënë këtë shpërblim publicisti Veton Surroi përkujtoi momente nga jeta e vepra e akademikut, ndërsa para pjesëmarrësve u shfaq filmi dokumentar Klasiku i Fundit të cilin e kishte realizuar Televizioni Shqiptar kushtuar akademik Idriz Ajetit nga Tupalla e Medvegjës./medvegja.net/

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.

2 Responses to “Akademik Idriz Ajeti nderohet me çmim për Veprën jetësore”

  1. Gurbetqari Says:

    Grupi “KOHA”,
    Te paqim gjithemone,
    Qe na nderuat,
    Akademikun tone.

  2. fadil selmani Says:

    Vetem i nderuari din te nderoi.Ju shprehim faleminderimrt e sinqerta,me ket keni bere nje vleresim real dha na keni nderuar te gjithe Shsiptarve te Medvegjes.

Leave a Reply