Bafti Krasniqi,mesues i popullit
(1937-1983)

Mesusi i popullit Bafti Krasniqi u lind ne lagjen Vllase në Gèrbac të Medvegjës me 1937, ne nje familje te varfér por aktive gjat tere dekadave me ndjenja dhe zemer Shqiptare.
Shkollen fillore kater vjeqare i kreu ne gjuhen serbe ne Ramabanje, prej ku i vazhdoi mesimet ne gjuhen shqipe ne Hogosht fshat ky ne Kosove nga i cili me Medvegjen e ndan vetem vija kufitare.
Semimaturen e kreu ne vitin 1954,me suksese te shkelqyeshem edhe pse nen kushte mjaft te veshtira materiale.
Ne shtatore te te njejtit vit ne fshatin Gerbac ia filloi punes si mesues i pare me mesim ne gjuhen amtare shqipe,ne tere treven e komunes se Medvegjes.
Ne Lisocke te Kamenices punoi si Mesues gjat viteve 1956/57.
Ne vendlindje u kthye te punoi , pasi mbaroi sherbimin ushtarak.
Ne vitin 1963 u regjistrua ne Shkollen dyvjeqare te Normales se Gjilanit,ku e perfundoi me suksese.
Ishte mesuesi i pare qe udheheqi mesimin ne gjuhen shqipe te klases se peste ne Banjen e Sjarines ne vitin 1965.
Ne vitin 1965 u kthye ne fshatin Gerbac ku punoi deri ne vitin 1971.
Nga posti i mesuesit kaloi ne Medvegje ku punoi si perkthyes, referent per qeshtjen e arsimit dhe nenkryetar i komunes se Medvegjes.
Ishte organizator dhe angazhues per hapjen e mesimit per here te pare poashtu ne gjuhen shqipe ne komunen e Medvegjes ne vitin 1976 te katervjeqares.
Pas shume peripetive dhe mospelqimin e organeve komunale qe te mos kete shkollim te metutjeshem ne gjuhen shqipe ia doli te hape per here te pare edhe klasen e peste me mesim ne gjuhen shqipe.Pas ketij angazhimi kombetare per dijuni e perparim kombetare te shqipes se kesaj treve e perjashtuan nga ish Lidhja Komuniste si shprehje e mosknaqesise se pushtetit per angazhimet kombetare shqiptare.
Vdiq ne moshen mjaft te re ne vitin 1983,duke lene pas vete shum shok,miq e dashamire.
Bafti Krasniqi edhe sod e ksaj dite kujtohet me endje te madhe nga popullata e komunes se Medvegjes dhe jo rastesisht e mori titullin Mesus i Popullit,pasi qe ket titull e kriojoj me vite te tera.Mesusi i jon i nderum la gjurme te pashlyera do te mbetet ne historin tone kombetare si nje njeri qe ter jeten ia kushtoj te drejtave te shqiptareve dhe arsimit shqip.
E falenderojm familen Krasniqi per te dhenat e sakta qe na ofruan.
Vendose ne Facebook