RSS

AKTUALE: KËSHILLI NACIONAL SHQIPTAR

13 Maj 2010

-Lajmet-

AKTUALE: KËSHILLI NACIONAL SHQIPTAR

Medvegjë, Maj 2010 (medvegja.net)

Këtyre ditëve, aktuale në trevat e banuara me shqiptarë, përkatësisht në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, është formimi i Këshillit Nacional Shqiptar. Rëndësia e formimit të tij vlerësohet e madhe, meqë ai do të jetë në shërbim të realizimit të të drejtave kombëtare dhe të barazisë së plotë. Përndryshe, vlerësohet se Këshilli Nacional Shqiptar do të jetë një lloj qeverie për shqiptarët.

Ky këshill do të zgjidhet pas zgjedhjeve të drejtpërdrejta, të cilat do të organizohen në këto tri komuna më 6 qershor 2010.
Të gjithë qytetarët shqiptarë nga këto vendbanime, të cilët dëshirojnë të jenë pjesë e këtij procesi, kanë mundësi të paraqiten në Komisionet Zgjedhore Komunale deri më 21 maj 2010, në mënyrë që të përfshihen në listat e votimeve, në të kundërtën nuk do të kenë të drejtë ta hedhin votën e tyre më 6 qershor, nëse këtë gjë nuk e kanë bërë deri më tani.

Sipas të dhënave jozyrtare, në zgjedhjet e 6 qershorit do të marrin pjesë Partia për Veprim Demokratik dhe Unioni Demokratik Shqiptar. Gjithashtu jozyrtarisht kemi informata se kandidatë nga Medvegja për anëtarë të Këshillit Nacional Shqiptar do të jenë:

Partia per Veprim Demokratike

1. Femi Beha, arsimtar dhe
2. Ismail Hajdini, arsimtar
3.

Unioni Demokratik Shqiptar:

1. Ramadan Beqiri, magjistër,
2. Jonuz Fetahu, profesor,
3. Gani Krasniqi, profesor,
4. Arbenita Syla, profesoreshë dhe
5. Ramadan Behluli, arsimtar.

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.

No comments yet.

Leave a Reply