Ambasadori i Republikës së Indonezisë viziton Medvegjën
Medvegjë-Banja e Sijarinës(medvegja.net)
Për një vizitë pune në komunën e Medvegjës ditë më parë ka qëndruar një delegacion i Republikës Indoneziane i udhëhequr nga ambasadori i kësaj republike në RBeograd, Semjuel Samson.
Arsyeja e kësaj vizite ishte vendosja e bashkëpunimit midis Republikës së Serbisë dhe Republikës së Indonezisë e cila është e interesuar për bashkëpunim(investim) në territorin e Jabllanicës dhe Pçinit. Në takimin zyrtarë, të mbajtur në hotelin Gejzer në Banjën e Siarinës, ishin të pranishëm, kryetarët e komunave të territorit të Jabllanicës dhe Pçinit,vlenë të theksohet prania e kryetarëve të Preshevës dhe Bujanocit z.Ragmi Mustafa rrespektivisht z.Shaip Kamberi.
Gjithashtu në takim morën pjes edhe përfaqësues të grupit Farmakom MB nga Shapci, në përbërje të së cilit është edhe miniera e Lecit. Para takimit mysafirët kanë vizituar minierën e Lecit, ndërsa pas takimit mysafirët nga Republika e Indonezisë, në shoqërim të kryetarit të komunës së Medvegjës z.Sllododan Drashkoviq, kanë vizituar Banjën e Siarinës, xhaminë e Siarinës si dhe objektin e Niteksit në Medvegjë, i cili është pranë rifillimit të prodhimit.
Burimi i Informacionit : Komuna e Medvegjës




24 Maj 2011 at 6:27 pm
Me fal ka njeri qe me tregon se cfar ka prodhuar ky NITEKSI (me duke se tekstil) e shikoni ku kemi mbetur ne SHQIPETARET ka me qindra Shqipetar nga Medvegja qe mund te investojn ne vendlindje por keto raste jan shum te rralla
24 Maj 2011 at 10:53 pm
Po i nderuar Diar, ka shume njerez nga Medvegja qe dijne per “Nitex”in. Nese me lejohet une, per ju, po jap vetem disa informata. Viteve te 70-ta dhe te 80-ta, Fabrika e tekstilit “Nitex” nga Nishi ka qene fabrika me e madhe e tekstilit. Ka punesua me dhjetra mija punetore. Prodhimet e ketij prodhuesi te tekstilit kane qene me atraktivet si ne tregun e ish-Jugosllavise, po ashtu edhe ne Evrope, madje edhe ne Bote.
Viteve te 80-ta, per drejtor te pergjithshem te kesaj ndermarrjeve u zgjodhe nje ekspert i madh, perndryshe Medvegjas (i lindur ne f. Sijarine)-prof Dr M. N.Fale klimes se atehershme per inicimin e zhvillimit te vendeve te pazhvilluara sic ishte edhe Medvegja (atekohe prej 135 komunave sa kishte ne Serbi- per kah zhvillimit ekonomik Medvegja ishte e 132, Presheva e 133 dhe Tergovishta e fundit),por, edhe fale vullnetit te ketij Medvegjasi, “Nitex”i i Nishit ndertoi ne Medvegje Fabriken per prodhimin e tepihve gjysem te nyjezuar, qe iu dha emri “Sijarinka”.Punesoi rreth 230. punetore te rinje, sidomos femra. Ne te, atekohe, u punesuan edhe te gjitha femrat Shqiptare qe kishin nevoje dhe qe deshiruan te punojne. Me kujtohet se punetoret Shqiptare, gjithemone u lavdronin si punetoret me te mira.
Ne fakt, i nderuar Diar, po thuaj gjithecka qe u ndertua ne Medvegje e Baje te Sijarines dhe vendbanimet tjera- u ndertua gjate ketyre viteve. Bie fjala u be rekonstruimi i Hotelit “Gejzer”, u ndertuan shkollat ne Tupalle, Sijarine, Gjylekreshte, Kapit, Svirce, Rama Baje, Gerbac, B. e Vjeter, Svirce, Maroce, Tullar, Retkocer e keshtu me radhe. Gjate ketyre viteve u be edhe elektrifikimi i 21. fshatrave (perfshi edhe te gjitha fshatrat te banuara me Shqiptar pervec Tupalles qe kete e kishte be me mjetet e veta me pare). U ndertuan edhe Fabrika e tekstilit ne Tullare, Fabrika “Termovent”, me pare ajo e shpricave plastike ne Gazdar. U be rekonstruimi i shume rrugeve lokale por jo edhe asfaltimi i tyre. U ndertuan edhe shume objekte per grumbullimin e prodhimeve bujqesore. Ne shume fshatra u hapen shitore. Dhe mund te thuhet se kjo ishte koha kur u krijuan disa kushte per zgjidhjen e problemit me te madhe te Medvegjasve- per punesimin e tyre.(Eshte drejte te thuhet se per gjithe at qe u be ne Medvegje gjate ketyre viteve, merite te madhe kane edhe kuadrot Shqiptare te asaj kohe e ne vecanti: Feti Jakupi, Ruhan Osmani dhe Bafti Krasniqi).
Mjerisht, viteve te 80-ta dhe pastaj, si cdo gje tjeter,edhe zhvillimi ekono mik i kesaj komune qe pat marre hov, jo vetem qe stagnoi,por, mori teposhtezen. Me duket se arsyeja kryesore qe keto kapacitete ekonomike, perndryshe edhe sot atraktive,sot nuk aktivizohen eshte politika jo e drejte u qeveritareve komunal dhe te shtetit te Serbise.Sigurimi i vendeve te punes eshte parakushti kryesor qe te ndalet shperngulja dhe qe te kthehen ata qe viteve te 90-ta braktisen Vendlindjen. Ky eshte parakusht sidomos per kthimin e Shqiptareve te Medvegjes ne pronat e veta shekullore.