ANULOHEN TAKIMET II ME DIASPORËN SHQIPTARE NË MEDVEGJË
Medvegjë 29 korrik 2011(medvegja.net)
Këshilli organizativ i Takimeve II më diasporën shqiptare në Medvegjë,në një komunikat për opinion ,ka bërë të ditur se jan anuluar të gjitha aktivitet që jan paraparë të mbahen ditën e shtune më 30 korrik në Banjë të Sijarinës.E tëra kjo vjen si pasoj e situatës së krijuar në veri të Republikës së Kosovës.
Gani Krasniqi,kryetar i Këshillit Organizativ,në një prononcim për portalin Informativ medvegja.net ka bërë të ditur që Këshilli Organizativ duke pas parasysh situatën e krijuar ka marr vendim që këtë vit të anulohet mbajtja e këtyre Takimeve me Diasporën.Duke vazhduar në deklaratën e ti exslusive enkas për medvegja.net,ai kërkoji mirëkuptimin e qytetarëve që për synim kishin nesër Medvegjën.Kushtet dhe rrethanat ndikuan që Keshilli Organizativ ti anuloj këto Takime,ka përfunduar zotri Krasniqi./medvegja.net/



29 Korrik 2011 at 11:01 pm
Organizatoret e “Takimit te II-te me Diasporen Shqiptare ne Medvegje”, me siguri, e dijne dhe vleresojne me mire se a duhet te anulohet ky takim ose jo. Por, mund te mos kuptohet mire se cfare ka te beje, me “situaten e krijuar”, nje takim i zakonshem i Medvegjasve qe gjenden ne pushim ne Vendlindje dhe qe nuk ka kurefare prapavie politike ose qe te iritoj dikend. Medvegjasit vetem deshirojne te shihin me njeri tjetrin, te shoqerohen dhe te c’mallen. Kjo jo vetem qe nuk duhet pengua askujt (as ndonje subjekti politik e sidomos jo institucionet e Komunes dhe te shtetit) por, perkundrazi vetem ndihmon dhe nxit kthimin e te shperngulurve dhe rrite imazhin e institucioneve te kesaj Komune dhe, pse jo, edhe te popullesise qe, per momentin, eshte shumice.
Sa i takon “situates se krijuar ne veri te Kosoves” tere Bota e din se kete e ka krijua Shteti i Serbise i cili mundohet te beje te pamunduren- te pengoje rrugen e Shtetit me te Ri te Evropes drejte integrimeve evro-atlantike. Institucionet legale te Kosoves, subjektet politk dhe Populli i Kosoves- bejne vetem at qe eshte e drejte legjitime e cdo shteti- te veje nen kontroll te Shtetit cdo pjese te klufirit. Dhe, natyrisht, askend, nuk duhet iritua as ofendua pse cdo Shqiptare, pse jo edhe cdo Shqiptare i Medvegjes, e perkrah dhe don Shtetin e Dyte Sovran e te Pavarrur te Shqiptareve- KOSOVEN.
Theme perseri se Keshilli organizativ i Tubimit ka aresye pse e anuloi kete Takim te Diaspores qe synon te jete tradicional dhe, natyrisht, nuk “akuzoje” as per “qyqaneri” e as per frike. E dij se Medvegjasit qe nuk e braktisen Vendlindjen dhe ata qe u kthyen si dhe Diaspora e mrekullueshme Shqiptare e Medvegjes, bejne me se shumti per kete Troje te shenjte Shqiptare dhe e dij se ata nuk i frigohen askujt dhe asgjeje. Por, eshte mire te thuhet pse u anulua, a e kane kerkua kete institucionet e Komunes dhe Shtetit dhe te sqarohen mire “kushtet dhe rrethanat” qe ndikuan qe Keshilli orgganizativ te anuloje kete Takim te Diaspores dhe qytetareve te medvegjes.
30 Korrik 2011 at 1:19 am
Ky organizim ka qene i qelluar qe te takohen shqiptaret qe jetojne jashte vendlindjes dhe te shifene ne mes veti.
Por si ta kishin organizuar shqiptaret qe jetojne ne medvegje nuk do te mundet ti ndal askush por prap po e them se ky takim ka prapavi politike e koha do te tregoj.
Ku jane patriotat qe po e quajne veten se neve ne Tupalle smundet te na frigoj askush kurr dhe gjithmon do te organizojme nje majin.
GJdo organizim i zgjedh njerzit qe kane vullnet dhe guxim te organizojnee ska mrapa.
30 Korrik 2011 at 10:55 am
Njeriu sa din aq edhe shkrun,kjo po vertetohet me kete komentin e fundit
1 Gusht 2011 at 1:41 pm
Edhe pse është e annular kë manifestim Medvegjasit jasht vendlindjës nuk e harrojnë Medvegjën dhe me ket rrast e falemderoj SHOQOTA HUMANITARE MEDVEGJA qe po i ndimojnë Medvegjës edhe pse janë jasht vendlindjës ata nuk e harroj kurr atë vend.