Banja e Siarinës fiton projektin “Shansi i Dytë”
Banja e Siarinës-Medvegjë,18 mars(medvegja.net)
Bashkimi Evropian ka financuar një projekt të quajtur “Shansi i dytë”, e që ka për qëllim shkollimin e medvegjasve.
Projekti mundëson përfundimin e shkollës fillore për të gjithë ata/ato që më heret nuk kanë pasur mundësi.
Mësimi do të fillojë në shtator 2011 dhe do të mbahet në shkollën fillore “Banja e Sjarinës”.
Kjo është një mundësi e shkëlqyeshme për të marrë një diplomë të shkollës fillore, pavarësisht nga mosha që mund ta keni./G.Zeqiri-medvegja.net/
(Më gjerësisht do të informoheni në revistën “Zëri i Medvegjës”)



18 Mars 2011
-Lajmet-