RSS

Banja e Siarines keto dite e zbrazet-PSE?

12 Korrik 2010

-Lajmet-

Banja e Siarines ne keto dite korriku, per ata qe e njohin, nuk perngjane ne te dikurshmen

Banja e Siarines keto dite e zbrazet-PSE?

…a eshte a s’eshte kjo Banja e Siarines, vendi i cili tubonte numer te madh turistesh dhe te atyre qe vinin per tu sheruar, ku sic thot populli ne kete kohe nuk kishe ku te „veje gjilperen“ nga njerezit…

Medvegje, 10 korrik 2010(medvegja.net)

Komuna e Medvegjes gjendet ne qender te Gadishullit Ballkanik, pjese e rruzullit tokesor shume e llojllojshme me natyre te vecant dhe me pasuri te shumeta natyrore. Edhe kesaj komune Zoti i ka dhuruar boll pasuri natyrore, nga te cilat njerezit qe jetuan dhe po jetojne aty, duhej te kishin nje jete me te mire, por fatkeqesisht, ato pasuri i shfrytezuan dhe po i shfrytezojne te tjeret dhe kjo komune tani e edhe ne te kaluaren, eshte njera nga komunat me te pazhvilluara ne pjesen qe Serbia e quan Serbi jugore, ndersa ne shqiptaret Kosove Lindore, kurse nje surrogate i emrit me te ri ka dale nga disa, duke e quajtur kete rajon Lugine e Presheves.

Pavaresisht nga ajo se si e quajne, ky rajon edhe me tutje mbetet pjesa me e pazhvilluar edhe ne keto kohera moderne, pa fajin e vet, por me fajin e faktorit njeri.

Nga ajo se Zoti ka dhene shume per kete treve, po ceku vetem nje, Banjen e Siarines, nje thesar apo nje mrekulli, ku ne nje vend te vogel, ne nje perimeter prej afro 800 metrash dhe ne lartesi mbidetare prej 540 metrash, gjenden 18 burime te ujerave minerale me veti fizike e kimike te ndryshme, disa nga keto me largesi vetem prej disa metrash njera prej tjetres. Kuptohet te gjtitha sheruese, perveq asaj qe jane edhe shume te kendeshme per tu pire.
Ne nje largesi prej 150 deri me 200 metrash njeri prej tjetrit, ka dy gejzere me uje te nxehte deri me 73 shkalle te celziusit, edhe ky mineral, te cilet pa nderprere as dite as nate e as vere as dimer qesin ujin ne lartesi prej 13 deri me 40 metra. Kuptohet, kjo e tera eshte e rrethuar me nje natyre piktoreske te maleve te ahut dhe te bungut, me nje gjelberim te dendur dhe me nje ajer te themi te filtruar e te paster, te cilin nuk e gjene dot ne shume vende. Toka e rrethines, eshte nje toke pjellore, toke bukanike, e cila e bene cka te mbjellish ne te.


Gejzeri dhe bazeni olimpik ne Banje te Siarines, pa vizitore.

Ketyre diteve, kur duhej te ishte perplot e mbushur me vizitore, turiste apo njerez qe vijne per sherime te ndryshme, ajo ishte pothuaj se e zbrazet dhe nuk te ngjante ne ate te dikurshmen, e cila ne kete kohe te vitit ishte e permbushur me njerez, sa qe sic thot populli nuk kishe ku ta „veje gjilperen nga njerezit“ ne kete kohe. Fatkeqesisht, kjo nuk ngjane vetem ne kete vit, por vite me rradhe, perkatesisht qe nga koha e perfundimit te luftes ne mes te Kosoves dhe te Serbise, pas dhenjes per banoret e Kosoves, te dokumenteve te reja te identifikimt dhe te udhetimit, e sidomos pas shpalljes se pavaresise se Kosoves, ne vitin 2008. Banjen e mbushnin dhe e mbanin kryesisht vizitoret nga Kosova, normalisht, sepse gjendet afer dhe per ate qe ofron kjo banje, eshte me se e nevojshme per nje numer te madhe te njerezve nga Kosova. Por, halli qendron n’ate se shteti „demokratik“ i Serbise nuk i lejon te hyjne ne token „e tij“ ata njerez qe mbajne dokumente te leshuara nga shteti me i ri, Republika e Kosoves. Pra shteti i Serbise keshtu ben shkeljen me flagrante te te drejtave te njeriut, ne kohen me te civilizuar te njerezimit, duke u shkaktuar deme te medha njerezve te vet, duke i penguar te kene perfitime materiale, dhe te tjerevet duke kufizur levizjen e lire si njerez te rendomte, sikur ata njerez te kishin bere vete ato dokumente identifikimi dhe te udhetimit. Po njerezit nuk mbajne faj per ato dokumente, ato jane plotesisht valide nga vendi prej nga vijne ata, ajo pune nuk eshte ne kompetencen e njerezvet te rendomte, por ne kompetencen e shtetit, pse te vuajne njerezit per kete gje, me ne fund ata nuk tentojne te hyjne pa dokumente prej nje vendi ne vendin tjeter, por plotesisht me dokumente valide te cilat vlejne per tere boten. Prandaj, keshtu politika e gabuar apo qellim keqe, e perzier ne jeten e njerezve te rendomte ka shkaktuar deme te medha per vendoret te cilet do te kishin perfitime te mira nga vizitoret per sherbimet e ofruara dhe per vozitoret te cilet do te shfrytezonin kete banje per sherim apo rekreacion e turizem. Kush dhe kur do te jep llogari per keto humbje te shkaktuara per njerezine Zoti e dijte, por kjo eshte nje pergjegjesi e madhe edhe para Zotit edhe para robit te tij.


Shkruan : Prof.Rexhep Abazi

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.

One Response to “Banja e Siarines keto dite e zbrazet-PSE?”

  1. Gurbetqari Says:

    Po. Natyra (apo Zoti), ndonjehere, krijojne edhe mrekulli. Nje e tille eshte edhe Baja e Siarines. Vend pitoresk e sherues.Perkahe numri i ujrave minerale dhe cilesive te tyre-Baja me e njohur ne Ballkan e Europe.Per lexuesit e “Medvegja.net”, per te gjithe Medvegjasit e nderuar, dua te sjell disa “informacione” interesante qe kane te bejne me kualitetin e kesaj Baje.

    Para rreth 30 viteve, Bajen e vizitonin, pos shume vizitoreve te tjere, edhe nje zoteri nga Zagrebi dhe nje Z-nje nga Novi Sadi. Aresyeja, dashuria ndaj kesaj Baje qe i sheroi kur per kete paten humbe cdo shprese.

    Z-iu nga Zagreni e kishte humbe te pamunit vite te tera. U perpoq qe te gjeje sherim ne te gjitha qendrat e mjeksise te vendit, Evropes dhe Botes. Por- kot. Atehere, kur kishte humbe cdo shprese, nje pasdite vere, nje fqinje, perndryshe Akademike (shkenca e Mjekesise)i propozoi qe te provoj te sherohet ne Bajen e Siarines (me ujrat e saja sheruese).Veproi ashtu. Dhe, vetem pas 10 ditesh, nje mengjesi heret, u habit kur vrejti se iu ka kthye te pamurit.Alarmoi bashkeshorten dhe motren medicinale qe kujdesej per te. Pak me pas edhe tere Hotelin dhe vendebanimin.Ne fillim shihte vetem pak dhe shume turbullt,por, shihte… Doli ne dritare, kurse, atje jo larg Hotelit- “Gejzeri” “hidhte” ujin.Por “teposhte”.Pas 2 ditesh te pamurit u stabilizua dhe shihte normal.Prej at kohe, ne shenje falenderimi, e vizitonte kete baje cdo vit dy here- ne fillim te sezonit dhe ne mbarim.

    Rasti tjeter, po ashtu, interesante, ishte me nje vizitore tjeter e cila vite te tera kishte qene e paralizuar dhe e palevizshme. Degjoi keshillen e mjekut te saj dhe erdhi ne Bajen e Sijarines. Edhe kjo pas trajtimit 2- javesh,po thuaj, u sherua. At kohe, edhe pse ne moshen 60-vjecare hecte dhe vraponte si e re.

    Te dy keto raste- fale cilesive sheruese te Bajes se Sijarines.(Te gjitha keto qe shkrova i kam degjua ne nje Konference per gazetare qe kishte organmizua drejtori i atehereshem i Hotelit- M.A.).

    Por, Baja e Sijarines, eshte edhe vend shume i pershtateshem edhe per stervitjen e sportisteve, vecanrisht te boksierve dhe basketbollisteve.Vite me radhe, ketu pjesen kryesore te stervitjeve i kryente Klubi i Boksit “Prishtina”. Viteve te 80-ta boksieret e Prishtines ishin 6.here me rradhe kompion te shtetit. Kurse, shum prej tyre, si Aziz Salihu, Xhevdet Peci, M.Bogujevci, Nazif Gashi e te tjere, jo vetem qe ishin kampion te Shtetit, por, ishin te suksesshem edhe ne skenen Evropjane dhe Boterore.Ne vitin 1982. Aziz Salihu, vetem me nje jave strevitje ne Bajen e Sijarines, fitoi trofene “Ngadhnjyesi i BGR-82″.-”Asnje vend ne Europe, nuk mund te permireson gjendjen shendetesore e fizike te boksierve- si Baja e Sijarines” thoshte atekohe trejneri legjendar i “Prishtines”, i Madhi- Lah Nimani.

    Kurse, sot, Ajo eshte (sic thote autori i Artikullit “Baja e Sijarines, keto dite, e zbrazet…”) E ZBRAZET. Dhe- pse?! Per shkak te politikes se erret te cilen e vazhdojne edhe sot “qeveritaret demokjratik” te Komunes dhe shtetit te Serbise. Dhe, te cilen me mosaktivitet dhe grindje partiake, sic duket e ndihmojne edhe fuqite politike te shqiptareve te Medvegjes.

Leave a Reply