Baza më e madhe ushtarake serbe, hapet pranë Kosovës
BUJANOVC- Ështa hapur sot në afërsi të Bujanovcit baza më e madhe ushtarake në Serbi. Baza “Jug” ndodhet vetëm pak kilometra nga kufiri me Kosovën.
Baza “Jug” është ndërtuar në 33 hektarë dhe në të ndodhen 66 objekte, ndërsa mund të vendosen afro 1 mijë ushtarë profesionistë.
Presidenti BorisTadic, që mori pjesë në ceremoninë e hapjes, tha se Serbia i ka dy qëllime kryesore strategjike: hyrjen në Bashkimin Evropian dhe ruajtjen e integritetit territorial dhe të sovranitetit në Kosovë.
Ai theksoi se Serbia kurrë nuk do të tërhiqet nga këto dy qëllime.
Liderë shqiptarë të Luginës së Preshevës thonë se shtimi i pranisë ushtarake në këtë rajon, paraqet “militarizim” dhe “okupim”.
(m.a/BalkanWeb)


25 Nëntor 2009
-Lajmet-