RSS

Behgjet Pacolli u zgjodh President i Republikës së Kosovës, Hashim Thaqi kryeministër

22 Shkurt 2011

-Lajmet-

Behgjet Pacolli u zgjodh President i Republikës së Kosovës, Hashim Thaqi kryeministër

 

 Prishtinë, 22 shkurt 2011 (medvegja.net)

Në mbledhjen e jashtezakonshme të Kuvendit te Republikes se Kosovës të mbajtur me 22 shkurt 2011, pas tre raundeve të votimeve, Behgjet Pacolli u zgjodh President i vendit.

Kuvendi i Republikes së Kosovës, me 62 vota për, 4 kundër dhe 1 të pavlefshme, e zgjodhi Behgjet Pacollin President të Republikës !


Behgjet Pacolli,president i Republikës së Kosovës

Duke i përshëndetur te gjithë qytetarët e Kosovës nga foltorja e Kuvendit Republikan, Presidenti Pacolli falënderoi edhe familjet e dëshmorëve: Jashari, Haradinaj, Pajazitit si dhe të gjitha familjet e dëshmoreve. Ai po ashtu pershendeti edhe familjen Rugova, ndërsa nuk ngurroi të falënderoj edhe para-ardhësit e tij: Ibrahim Rugova, Fatmir Sejdiu dhe Jakup Krasniqi. Presidenti i posa zgjedhur i falënderoi shumë miqtë ndërkombëtar në veçanti Shtetet e Bashkuara te Amerikës dhe Bashkimin Evropian. Ndërkaq një falënderim të veçantë i beri shtetit Shqiptar, të cilin e falënderoi për kontributin e madh për pavarësinë e Kosovës.

Ndërkohe që partitë opozitare, të përbërë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca per Ardhmërinë e Kosovës e kanë bojkotuar votimin.

Behgjet Pacolli ishte i vetmi kandidat per President te Republikës. Ai u propozua nga koalicioni i formuar pas zgjedhjeve te 12 dhjetorit.


Behgjet Pacolli dhe Hashim Thaqi

Mbledhja e Kuvendit te Kosovës vazhdoi me zgjedhjen e kabinetit te ri Qeveritar. Kësisoj, me 65 vota për dhe 1 kundër u zgjodh Qeveria e Republikes së Kosovës. Qeveria e Kosovës do të udhëhiqet nga kryeministri Hashim Thaqi, ndërkaq do te kete edhe 5 zavendeskryeministra dhe 18 ministri.

Vlen të theksohet se mbledhja konstituive e Paralamentit të Kosovës është mbajtur me 21 shkurt 2011. Kryetar i Parlamentit u zgjodh Jakup Krasniqi, ndërkaq u votuan edhe 5 zëvendëskryetarë, prej tyre 2 nga pakicat ne Kosovë./B.U-medvegja.net/

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.

3 Responses to “Behgjet Pacolli u zgjodh President i Republikës së Kosovës, Hashim Thaqi kryeministër”

  1. Gurbetqari Says:

    Ky eshte raporti (informacioni) me i mire dhe me kualitativ per kete ngjarrje te madhe ne Kosove- Konstituimin e suksesshem te institucioneve te Vendit, te cilin e ka dhene nje medium.Ju lumte. Staf-i i “Medvegja.Net”-it, dihet, eshte me i miri.

    Them keshtu, sepse, per shume mediume (Koha.Ditore, per shembell, por, edhe disa gazeta tjera, per arsye qe vetem ato i dijne), per kete ngjarrje informuan ne menyre shume tendencioze.Kurse, mediumi kryesor i Medvegjes,ka informua per kete me nje tekst te mrekullueshem, qe edhe i pergjigjet asaj qe ndodhi, me 22. shkurt ne Tempullin e Kosoves- Kuvendin e Kosoves.

    Mbetet te besojme se Behgjet Pacolli, miliarderi i vetem Shqiptar, i cili pasurine e vet e krijoi me pune e mencuri dhe at mu atje ku sundon Ligji dhe Drejtesia dhe ekonomia e tregut- ne Qender te Evropes, do te kontribuoi njohjeve te duhura per inkuadrimin e Kosoves ne BE dhe OKB, ne zhvillimin ekonomik te Vendit dhe lulezimin e Kosoves. Eshte e sigurte se Ai nuk do t’a harroj as ceshtjen e Lugines.

  2. Medvegja.net Says:

    Pershendetje Gurbetqari ,

    Te falenderojme shume sinqerisht per komentet tuaja me shume vler,qe per neve jan shtytje e metutjeshme per te vazhduar me nje pune te palodhshme.Ne kete menyre ne po mundohemi qe sa do pak vendlindjen t’ju sjellim me afer.

    Keshillat,kritikat apo edhe lavdatat jan te mireseardhura.

    I nderuar Gurbetqar,ne nuk kemi gazetar profesionist,por me kete qka i kemi po mundohemi sa do pak te zhdukim terrin informative ne Medvegje.

    Sa neve po ja arrijme qellimit,mbetet te vlersohet nga ana juaj te nderuar vizitor?Per nje gje jemi te sigurt,se statistikat na tregojne se kemi mbi 15 vizitor brenda mujit.

    duke ju uruar shendet,paqe dhe harmoni ju pershendesin sinqerisht

    staffi i medvegja.net dhe revistes Zeri i Medvegjes

    rrespekt

  3. Gurbetqari Says:

    I nderuar Staf i “Medvegja.Net dhe i “Zerit te Medvegjes”,

    Ne qe lexojme informacionet nga Vendlindja qe i pergatitni ju e kemi shume lehte t’ju falenderojme, lavderojme dhe inkurajojme.Me juve Vendlindjen e kemi me afer.Gezimet qe “gurbetqaret” i paten ne Vendelindje, me kot i kerkojne larg saj. Gurbetqaret e Medvegjes nuk mbillen kudo. Ata kudo-thahen. Mbillen dhe gjallojne vetem ne vendin e vet- Medvegjen e tyre te bukur dhe te dashur.Ju na ofroni Vendlindjen me afer, na e beni edhe me te dashur edhe me te shtrenjte. Per kete ju meritoni edhe lavdrata edhe falenderime.

    Sa per profesionalizmin tuaj mos u brengosni. Natyrisht, shume mediume tjera kane gazetare te afte dhe shume profesional. Shkruajne bukur e pa gabime.Por, brengos nje gje tjeter: ne disa prej tyre ka shume pak etike, andaj, edhe shume pak profesionalizem.Disa prej tyre nga sfera e informimit kane kalua ne sveren e skandaleve- duke mos respektua kodeksin etik ne gazetari. Ne kete aspekt, ju jeni shume profesional dhe me etike shume me te larte.

    Artikulli juaj:”Behgjet Pacolli u zgjodh President i Republikes se Kosoves, Hashim Thaci kryeminister”, eshte shembell edhe i profesionalzmit edhe i etikes suaj.Nderkaq, disa mediume Shqiptare, per kete ngjarrje te rendesishme (konstituimin e institucioneve te Shtetit) informuan ne menyre tendencioze, madje edhe me permasa diskriminimi e urrejtjeje,qe mund t’i kenaq vetem armiqet e Kosoves e jo Shqiptaret.

    Ju, me siguri, do te jeni te tille si ju pergezoi i Madhe- Akadenmiku Idriz Ajeti:ju do te ndiqni rrugen e burrit e te dijetarit te Kombit Shqiptar- Faik Konices.E kjo rruge eshte qe Shqiptari kurre te mos jete armik i Shqiptarit. Ju, kur duhet kritikoni, por, kur duhet shkruani me respekt per Vendlindjen, per Diasporen, per komunat Bujanoc e Presheve, per Kosoven e Token Nene dhe per tere Shqiptarizmin.Ju shkruani me respekt per vlerat tona njerezore. Ju keni ne qender te vemendjes kthimin e Medvegjasve ne pronat e veta.Kete e beni duke shkruar drejt, duke informuar drejte e me kohe, pa tendenca te keqija dhe pa diskriminim.Duket se jeni te pavarrur dhe jo te njeanshem. Por, njekohesisht, ju jeni edhe te varrur edhe te anshem- por, vetem kur eshte ne pyetje Medvegja e Lugina dhe Kombi.Dhe per kete, krahas (ndonjehere) leshimeve teknike- ju jeni mediume profesionale. Ju, Staf i “Medvegja.Net” dhe “Zeri i Medvegjes” jeni te medhej, te larte dhe shume te respektuar. Dhe gjithemone te jeni te tille.

Leave a Reply