RSS

Beogradi refuzon lirimin e 9 shqiptarëve nga Presheva

4 Janar 2012

-Lajmet-

Gjykata e Apelit në Beograd sot hodhi poshtë aktvendimin gjyqësor me të cilin u dënuan me 101 vjet burg nëntë të rinj shqiptarë nga Presheva.

Nëntë të rinjtë nga Presheva, shumica prej tyre ish-pjesëtarë të UÇPMB-së u dënuan nga Gjykata e Qarkut në Beograd me 101 vjet burg me akuzën se kanë kryer krime lufte ndaj serbëve në rajonin e Gjilanit gjatë vitit 1999 në luftën e Kosovës.

Lajmi u kumtua sot nga kryetari i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare (LKSH), Orhan Rexhepi, i cili theksoi se me këtë vendim doli në pah drejtësia dhe procesi i montuar gjyqësor kundër shqiptarëve të Luginës së Preshevës, duke u bazuar në fakte dhe të dhëna të ndryshme.

Të dënuarit e rastit të ashtuquajtur “Grupi i Gjilanit janë Kamber Sahiti, Burim Fazliu, Selimon Sadiku, Agush Memishi, Faton Hajdari, Ahmet Hasani, Nazif Hasani, Samet Hajdari, Ferat Hajdari, të cilët vuajnë dënimin nga dhjetori i vitit 2008.

Me këtë vendim të ri të Gjykatës së Apelit, do të përsëritet procesi gjyqësor dhe pala mbrojtëse shpreson në lirim e nëntë shqiptarëve të Preshevës, të cilët janë të pafajshëm. (Rijad Demiri/INA)

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.

No comments yet.

Leave a Reply