Medvegjë 19 dhjetor 2010(medvegja.net)
Të dielën e kaluar, edhe pse kishte qenë një kohë e mirë, gjatë natës kishte filluar të binte dëborë dhe kështu në mëngjesin e të hënes çdo gjë ishte mbuluar me mbulesën e bardhë. Ky ishte gëzimi më i madh për fëmijtë të cilët me padurim e kishin pritur dëborën për të rrëshqitur, për tu gjuar me topa bore dhe për të bërë dordolecët e preferuar. Edhe për të rriturit ishte ky një gëzim sepse kishin mbaruar punët e vjeshtës dhe mezi që pritnin të pushonin të qetë duke shikuar fluskat e borës nëpër dritaret e dhemave të ngrohëta.
Nxënës të shkollës fillore “Zenel Hajdini” Tupallë
Mirëpo, kjo dëborë si zakonist në befasi i nxuni ata që kishin për detyrë të bënin pastrimin e rrugëve dhe kështu nga dëbora jo edhe aq e madhe, rrugët e Medvegjës u bllokuan, sidomos ato që lidhin fshatrat me qendrën komunale Kështu në ditën e parë të borës së parë të këtij dimri, i cili kalendarikisht ende nuk kishte filluar, i ndali makinat të cilat duheshin të transportonin nxënësit udhëtarë.

Mirëpo kjo nuk zgjati shumë, sepse sipërmarrja komunale me pastruesit e saj e largoi dëborën nga rrugët dhe kështu jeta u normalizua së shpejti.
Në ditët e para edhe temperatura u lëshua shumë nën zero, por këtyre ditëve u ndalën të reshurat të cilat ishin të mirë se ardhura për drithërat e mbjellura vjeshtore, e njëherit edhe temperaturat kanë filluar të ngriten/medvegja.net/
Shkruan: prof. Rexhep Abazi





19 Dhjetor 2010
-Lajmet-