RSS

Bursa studentëve nga Fondi Humanitar i Kosovës Lindore

26 Dhjetor 2010

-Lajmet-


Fondi Humanitar i Kosovës Lindore – Preshevë, Bujanoc,Medvegjë, me seli në Zürich – Zvicër, per studentë nga këto 3 (tri) komuna, për vitin akademik 2010/2011 ndanë bursa.

Lartësia e bursës do të jetë 100.-SFr ne muaj.

Kohëzgjatja e bursës do të jetë 10 muaj, gjegjësisht shtator 2010 deri në qershor 2011.

Kandidati për bursë duhet t’i plotësojë këto kushte: të jetë Student i rregullt në ndonjë univerzitet, të jetë së paku student-e i, e, vitit te dytë, e tutje, gjendja ekonomike materiale në familje jo e mirë, të jetë banor i perhershëm, e jo vetëm me prejardhje, i ketyre komunave.

Lutjet me dokumentat e kompletuara dorëzohen deri me 15.01.2011, përmes faqes së internetit të fondit www .fondihumanitar.ch.Fondi fax +41 61 683 23 58 ose te ndonjë nga anetarët e kryesisë se fondit.

Kryesia e Fondit, Kryetari.
Xhelal Memeti

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.

One Response to “Bursa studentëve nga Fondi Humanitar i Kosovës Lindore”

  1. Adelina Kadriu Says:

    Jam studente e vitit te dyt ne Fakulltetin Juridik ne Medvegje.

Leave a Reply