RSS

Buxhovi: Në bisedimet Kosovë- Serbi duhet të diskutohet edhe çështja e shqiptarëve të Medvegjës,Bujanocit e Preshevës

14 Mars 2011

-Lajmet-

Buxhovi: Në bisedimet Kosovë- Serbi duhet të diskutohet edhe çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës

Medvegjë,Prishtinë,14 mars(medvegja.net)

Në bisedimet Kosovë- Serbi domosdoshmërisht duhet të diskutohet edhe çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, ka deklaruar kështu për Televizionin Presheva, profesor doktor, Jusuf Buxhovi.

Deri më tani për këtë çështje është folur me shumë hezitim nga struktura të caktuara politike në Republikën e Kosovës. Bisedime kryesisht do të jenë politike sepse në atë moment kur të fillohet të bisedohet për veriun e Kosovës, relacionet e tyre me Serbinë në aspektin qoftë kulturorë dhe intelektual, domos doshmërisht duhet të hapet edhe çështja e Luginës së Preshevës. Pozita e shqiptarëve të Luginës duhet ta ketë të njëjtën relevancë- me serbët në Kosovë. Sipas profesorit Buxhovi, Kosova duhet nga Bashkësia Evropiane të krijojë të njëjtat standarde për të dy komunitetet si shqiptare ashtu edhe serbe. Në pyetjen tonë të parashtruar se çfarë mendon për opsionet Shqipëria natyrale, zotri Buxhovi ka potencuar se nuk ka rëndësi sot të kapim terma të ndryshëm sepse shqiptarët një kohë të gjatë ishin viktimë si Shqipëria e madhe apo Shqipëria etnike.

Jemi në situatë të flasim për tërësitë e tyre shtetërore brenda atij realiteti që ekzistojnë. Duhet ta shfrytëzojmë klimën politike të Bashkësisë Evropiane, shqiptarët të bashkohen në BE dhe të shtrojnë interesat e tyre. Klima politike po u mundëson shqiptarëve që në mënyrë demokratike të bashkohen në Evropë. Nëse bashkohemi në çatinë e Bashkësisë Evropiane me të drejta demokratike kjo do të thotë se Shqipëria po ekziston, ka përfunduar ndër të tjera profesor doktor, Jusuf Buxhovi./RTV Presheva/

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.

One Response to “Buxhovi: Në bisedimet Kosovë- Serbi duhet të diskutohet edhe çështja e shqiptarëve të Medvegjës,Bujanocit e Preshevës”

  1. antonio Says:

    E nderuara redaksi Medvegja.net

    Prof.Dr.Jusuf Buxhovi eshte njeri nder historianet me te afet qe kane shqiptaret per momentin dhe eshte njohes shume i mire i ceshtjes shqiptare ne Ballkane. Ai e ka deshmuar disa here qe lugina e Presheves eshte shkeputur nga Kosova ne vitin 1953 per tu bere ndrrimi me Mitrovicen veriore (Leposavic,ZubinPotok,).
    Kerkesa ime per juve redaksi e nderuar do te ishte te beni nje interviste te plote me z.Buxhovi dhe ta publikoni ne web faqe ose ne revisten “Zeri i Medvegjes” .
    Kjo interviste do te ngriste vetebesimin e Medvegjasve per te kerkuar ate qu ju takon dhe qe padrejtesisht eshte bere ndarja e Lugines nga Kosova!

    Respekt

Leave a Reply