RSS

Çështja e përdorimit të flamurit kombëtarë flitet vetëm atherë kur vjen 28 nëntori

2 Dhjetor 2010

-Lajmet-

Lugina e Preshevës,1 dhjetor 2010

Siç njohton Ministria për të drejtat e njeriut dhe pakicave kombëtare të Serbisë, Këshillat për pakicat kombëtare që kanë konfirmuar simbolet kombëtare janë ata të Boshnjakëve, Bullgare, vllase, hungareze, maqedone, gjermane, rumine, ruse, sllovake, ukrainase si dhe ato kroate dhe ata kanë të drejtë të vendosin në festat kombëtare të tyre së bashku me flamurin e shtetit të Serbisë nëpër ndërtesat e Komunës dhe hapisrat tjera në qytet.
Shumica e këtyre Këshillave kanë zgjedhë simbolet e tyre kombëtare para disa vitesh.

Shqiptarët që jetojnë në Serbi ende nuk mund të përdorin flamurin kombëtarë i cili është identik me atë të shtetit shqiptar pasi kjo nuk lejohet me ligj, por ky flamur duhet të dallohet nga amë.

Këshilli nacional i shqiptarëve ende nuk ka kërkuar miratimin për përdorimin e simboleve kombëtare. Sipas kryetarit të Këshillit Nacional të shqiptarëve, Galip Beqiri, shqiptarët dëshirojnë të përdorin flamurin jo vetëm që është i shtetit shqiptar, por edhe flamur kombëtarë i të gjithë shqiptarëve, mirëpo pasi ligji nuk lejon një gjë të tillë, atherë duhet të kërkohet një zgjidhje tjetër.

“Ne më herët nuk kemi pasur Këshill Nacional, kështu që nuk kemi mundur të sygjerojmë se cili flamur të përdoret. Tani ne jemi në fillim të punës dhe ende nuk po gjejmë një kompromis rreth kësaj, pasi duhet të bien dakord të gjitha partitë” deklaroi për “Politika” kryetari i Këshillit Nacional, Galip Beqiri.
Ai shtoi se në bashkëpunim me ministrinë e të drejtave të njeriut dhe pakicave kombëtare do të gjendet një zgjidhje që shqiptarët në mënyrë legjitime dhe legale të mund të përdorin simbolet kombëtare për të shenuar festat kombëtare.

Çështja e përdorimit të flamurit kombëtarë flitet vetëm atherë kur vjen 28 nëntori, dita e flamurit, e cila edhe pse është e ndaluar me ligj, çdo vit vendoset në ndërtesat e Komunave, si në Preshevë ashtu edhe në Bujanoc.

“Me ligjin e Serbisë, qëllimi është që të përdoren simbole që përfaqësojnë pakicat në tërësi e jo të shteteve tjera. Një zgjidhje e tillë nuk e pengon zgjedhjen dhe përdorimin e simboleve tradicionale që mund të jenë të ngjajshme me atë të shteteve tjera, por në asnjë mënyrë nuk duhet të jenë identike” thuhet nga Ministria e të drejtave të njeriut dhe pakicave.

“Duhet të shtojmë ndonjë detaj, mirëpo cilin, ende nuk e kemi zgjedhur” deklaron Beqiri. Në pyetjen e gazetarit se çfarë flamuri përdoren në shtetet fqinje, Beqiri u përgjegj se në Maqedoni, Mal të zi dhe Kosovë është e lejuar të përdoret flamuri shqiptarë, natyrisht që bashku me flamurin e shtetit. /presheva.com/

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.

No comments yet.

Leave a Reply